A ka psikolog në Kosovë?

Opinione

A ka psikolog në Kosovë?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 14 prill 2020 Në ora: 18:52
Ismail Muçiqi

Po e fillojë këtë shkrim duke admiruar kulturën dhe mentalitetin e popullit Francez, me traditë të lashtë.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Pandemi, kur qytetarët e Parisit ishin mbyllur në shtëpitë e tyre që nga pas lufta e 2 Botërore, grupet të ndryshme të muzikore Franceze më shansonet muzikore dolën para pallatit të Jelisejt në Parisë me muzikën të lehtë i argëtuan dhe i relaksuan qytetarët me qëllim të tejkalimit të stresit panikut dhe monotonisë nga ky Virus.

Kjo është kultura Franceze dhe mendësia intelektuale dhe shpirtërore për tejkalimin e sfidave dhe vështirësive që i sjellë jeta.

E përmenda këtë shembull për të cilin sot më shumë se ka nevojë njerizimi, për ta mundur këtë Epidemi e cila e ka fut në karantin gjithë Botën.

Qytetarët e Kosovës tani kanë nevojë për këshillat e Psikologëve të mirëfilltë të cilët kanë bagazh të mirëfilltë nga Shkenca e Psikologjisë. Këta psikolog nëse diku ekzistojnë në bazë të profesionit shkencorë kanë obligim që përmes mediave dhe emisioneve televizivë ti këshillojnë qytetarët se si mund të tejkalojmë më lehtë këtë problem. Ata duhet dhënë shembuj adekuatë nga shkenca dhe metodat psikologjike.

Në këtë drejtim politikat redaktuese në mjetet e informimit e posaçërisht në televizionet duhet të aplikohen emisione edukativo-shëndetësore, në bazë të situatave ekzistuese dhe nevojave psikologjike të qytetarëve.

Nuk është lehtë që fëmit dhe gjenerata e re, të qëndrojnë të mbyllur neper shtëpit apo banesat e tyre e mos të kenë ndonjë ndihmë emocionale se si ata duhet të tejkalojnë këto pasoja të cilat mund të lënë edhe trauma gjatë jetës.

Më kujtohet gjithë jetën Profesor Doktor Pajazit Nushi i cili ishte personalitet i veçantë dhe studiues e ligjërues i lëndës së Psikologjisë në Shkollën Normale të Prishtinës shpjegimet e këtij intelektuali-psikologu të mirëfilltë para shumë gjeneratave të mësuesve dhe studenteve lanë gjurmë të thellë në zhvillimin dhe Shkollimin e gjeneratave dhe në ndërtimin e personalitetit të njeriut.

Këtë shembull pozitivë e mora si kujtim para një gjysmë shekulli kur Shkolla, Arsimimi dhe Edukimi ishin ideal i gjeneratave të reja dhe dëshirë gjithë popullore për shkollim emancipim dhe zhvillim.

Është për tu habitur se në këto momente kur i gjithë populli i Kosovës është i mbyllur në karantinë për ti shpëtuar më të keqes televizionet në vend që të organizojnë tema relaksuese të karakterit shkencor gjithmonë duke u bazuar në shkencën e Psikologjisë së njeriut për të krijue klimë dhe energji pozitive, këto mediume po e bombardojnë Opinionin me tema politike me energji destgruktive me plotë urrejtje dhe defetizëm.

Andaj Shoqëria jonë ka investuar vite me radhë mundë dhe mjete financiare duke krijuar kushte për shkollimin e kuadrove dhe profileve të cilat i nevojitën shoqërisë për t`ia kthye borxhin sa here që Shoqëria dhe Shteti ka nevojë për ta.

Në fund kërkojmë që nëse ka psikolog të mirëfilltë në këto momente ti ndihmojnë popullit me këshillat dhe sugjerimet për ti tejkalue këto ditë të vështira në vetmi.

Ky është misioni i psikologut dhe i Shkencës të Psikologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat