Në politikën kosovare gjithçka është e mundshme!...

Opinione

Në politikën kosovare gjithçka është e mundshme!...

Nga: Dibran Demaku Më: 16 prill 2020 Në ora: 10:39
Dibran Demaku

Meqë thuhet se politika është art i së mundshmes,atëherë habitem me disa analistë që thonë se nuk është i mundshëm koalicioni i LDK-së,AAK-së dhe Nismës në ballë dhe PDK-së nën hije,për formimin e qeverisë së re!Këtë e ka treguar praktika tash sa herë në bërjen e politikës në Kosovën tonë të vogël dhe me halle shumë.Besoj se anslistëve duhet të ju kujtohet viti 2014,kur ky Isa i LDK-së kishte deklaruar me pompozizet se nuk do të bënte kurrë koalicion me PDK-në, dhe pastaj po asaj PDK-je shkoi e ju fut në gji!Po ky Isë edhe para zgjedhjeve të tetorit të vitit që iku pat deklaruar se nuk do të bënte më kurrë koalicion me PDK-në?!...Por si i rafinuar që është ai këtë herë ka zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme se kinse nuk po bën koalicion me PDK-n,por me AAK-në dhe Nismën që nuk janë asgjë tjetër vetëm bishta të zgjatur të PDK-së!

LDK-ja nën udhëheqjen e  ka vite që është stërkequr,dhe sado që disa e quajnë ende“parti e Rugovës“ asaj më nuk i vjen më era rugovizëm,por mustafizëm,në prehër të PDK-së!

Veçse siç u cek edhe më lartë Mustafa dhe përkrahësit e tij në LDK kësaj here janë treguar më të rafinuar se kinse nuk po bëjnë koalicion me PDK-ën,por me AAK-ën dhe Nismën që siç e thamë nuk janë asgjë tjetër veçse bishta të zgjatur të PDK-së!

Partia demokratike e Kosovës këtë herë u tregua më e rafinuar se kinse asaj nuk i intereson pushteti,por që në anën tjetër i ka nxitë të dy kryetarët e partive bishta të saj,Ramushin(Haradinaj)dhe Fatmirin(Limaj)që të bëjnë koalicion me Isën(Mustafën)?!

Dhe merrnie me mend se nëse ndodhë ky koalicion,që në Kosovën tonë të vogël dhe me halle shumë mund të ndodhë gjithçka,nesër mund ta kemi Isën(Mustafa)kryeministër;Ramushin(Haradinaj)kryetar kuvendi dhe Fatmirin(Limaj)ministër të punëve të jashtme(nëse koalicionit në fjalë nuk i bashkohet Behxheti(Pacolli)i cili çdo herë rri i gatshëm në trarët e shtëpisë që të kërcejë si gjeli kur e kërkon nevoja?!

Dhe që të gjithë këta pastaj do të marrin urdhëra nga Hashimi(Thaqi)dhe Kadria(Veseli)se si të qeveriset me vendin?!

Në politikën kosovare gjithëçka është e mundshme!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat