LDK edhe në qeverinë e Kurtit, edhe në atë të Thaçit...

Opinione

LDK edhe në qeverinë e Kurtit, edhe në atë të Thaçit...

Nga: Agim Vuniqi Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:42
Agim Vuniqi

Jane te pakuputueshem zërat e krijimit të një qeverie të re pa pasur legjitimitetin e popullit. Thaçi me cicërrimën e tij të fundit ka shqetësuar qytetarët e Kosovës me cicërrimën e tij në twitter se javën që vjen do të “dekretojë” qeverinë e vjetër, duke nëpërkëmbur vullnetin demokratik, por edhe duke paralajmëruar se do ta shmange Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i tij arbitrar po përcillet me një presion të “ekspertëve” pa ekspertizë, të cilët nuhasin momentin për të “qelepiruar” diçka nga menuja buxhetore. Ata përmendin Kushtetutën shkarazi por edhe nenin famoz 95 të kushtetueses, pa specifikuarat pikat përcjellëse, duke pretenduar per ta rikthyer gjendjen ekzistuese ne piken zero.

Kjo fryme e mendimit juridik e percjellur nga keta “juriste”, le qe nuk i pershtatet gjuhes juridike te shkollareve, as i praktikes gjyqesore, por as asaj logjike, sepse në Kosove kane ndodhur veprime dhe ngjarje qe nuk mund te kethen në piken zero. Gjate periudhes se shqyrtimit cdo Gjykate duhet ta merr parasysh motivin, qellimin dhe shkakun, pse kane ndodhur veprimet. Motivi ka qene mashtrimi dhe abuzimi i vullnetit te popullit: te plotesohet kushti kushtetues i fituesit te zgjedhjeve, pastaj po ai vullnet te shtremberohet nga partneri i koalicionit humbes i zgjedhjeve dhe në bashkepunim me presidentin (perfaqesues i LDK-se dhe PDK-se, sipas marreveshjes) te cilin e votuan LDK dhe PDK ta rrezoi fituesin e zgjedhjeve per t’ia grabitur mandatin. Pse nuk mund te kthehet situata në piken zero dhe pse nuk mund te zbatohet neni 95 i Kushtetutes por ai 82, sepse kane ndodhur shume veprime deri në mocionin e  votuar te  mosbesimit: eshte votuar Kuvendi, eshte zgjedhur kryeparlamentari, pastaj kryeparlamentari ka kaluar në ekzekutiv dhe është zgjedhur kryekuvendari i ri i Kuvendit, është zgjedhur qeveria me program qeveritar, eshte votuar buxheti dhe në fund pa asnje prove juridike, po i njejti vullnet qytetar i votuar në parlament është shkelur brutalisht, duke mohuar vullnetin politik te qytetareve, te shprehur permes votes se lire. Pra te gjitha keto veprime kushtetuese janë spekulative, sepse Kushtetuta ka parapare zgjidhje te qendrueshme dhe ajo është këthimi te sovrani, prej nga fillon demokracia. Demokracia është “sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin” (Abraham Lincoln)

Kuvendi pa opozitë

Në njërën anë VV si fituese legjitime e zgjedhjeve demokratike 2019 është parti që është në pushtet së bashku me 5 ministra të LDK-së, ndërsa në anën tjetër kemi edhe një kuvend që po tenton të grabitë pozitat ekzekutive, që vetedeklarohet si sunduese e parlamentit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme pas Covid 19 janë zgjidhje, sepse humbësit e zgjedhjeve duan të disejnojnë një situatë të jashtëzakonshme duke grabitur pushtetin përmes ndryshimeve kushtetuese. Në një situatë të tillë sovrani duhet të reagoi, dhe të mos lejojë shpërfilljen e vullnetit demokratik, të shprehur në zgjedhjet demokratike të pranuara nga të gjitha subjektet politike.

Më e keqja është se kuvendarët e kësaj përbërjeje të Kuvendit, shpërfaqin fytyrën e tyre të vërtet se janë pajtuar të flejnë në një shtrat me krimin politik që reflektohet si mutacion. Dysheku i përbashkët i liderëve të korruptuar dhe i partiakëve injorant i paraqet që të dytë si të dashuruar, sepse në publik kjo idilë pasqyrohet si dashuri...; njëjtë sikurse e Thaçit që sillet rreth e përqark Kosovës për të krijuar mjegull, ai të gjithe i don kur i duhen, dhe të gjithë i "hedhë si leckë" kur nuk i duhen, aty qendron defekti, te harresa...

Isa Mustafa, i përkdheluri i LKJ-së dhe kryetari i LDK-së 

Isa Mustafa dha kontribut për rimëkëmbjen e ekonomisë serbe në kohën e Millosheviqit, sot po jep “kontribut” për të shkatërruar ekonominë e Kosovës, për të ardhur sërish në pushtet. Në letrën e bërë publike për kryetarin e LDK-së ia rikujtova kohën e “lavdisë” së tij millosheviqiane dhe kontributin e tij përpjekës për shpëtimin e ekonomisë serbiane duke falur nga një rrogë. Përgjegja qëndron në kujtesën e qytetarëve që askush nuk e përmend më, por preke memorjen popullore, të rrënimit të autonomise dhe të rikujtimit të atyre që mbushën arkën e Millosheviqit përmes “Huasë për Ringjalljen Ekonomike Serbe”. Ishte një huambledhje në vitin e këthesave shkatrrimtare për kombin, më 1989, në të cilin vit Serbia arriti të rifitojë fuqinë faktike mbi dy krahinat e saj, me Slobodan Milosevicin duke mbajtur një fjalim nga Gazimestan në kulmin e popullaritetit.

Duket se Serbia duhej të forconte ekonominë e saj. Dhe gjendja e saj nuk ishte përrallore. Ajo u ankua për Slloveninë, dhe realisht Bosnja dhe Hercegovina kishte rezultate më të mira. Dhe e tashmja zbehë kujtesën, si ndodhi që një zyrtarë i asaj kohe ishte aq i devotshëm për të ndihmuar ekonominë serbe nga kollapsi ekonomik, përpiqet sot ta shkatërrojë ekonomine e Kosovës, për të ardhur sërish në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat