Mjaft më Baton Haxhiu!

Opinione

Mjaft më Baton Haxhiu!

Nga: Dibran Demaku Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:54
Baton Haxhiu

Jemi të një ane,prandaj i jap vetës të drejtë të të them:Mjaftë më Baton Haxhiu?!...Mjaftë më se e ke tepruar me gjithçka?!...Edhe nëse je këshilltar i Hashimit Thaqit apo i Edi Ramës,mjaftë më?!...Nuk ke të drejtë as morale e as njerëzore që të luash me ndjenjat e qindra e mijëra nënave,baballarëve,vëllezërve e motrave të të zhdukurve nga makineria vrastare serbe?!...

Ty nuk të njoh personalisht,por babain tënd e kam njohur!Jo si disa që tash kur ai nuk është gjuajnë gur e dru mbi te,mbase edhe për fajin tënd,por në nga një kënd tjetër!Babai yt Baton,më shumë ka punuar se sa ka folur!Kur ai ka punuar,unë kam qenë i ri dhe të them të drejtën nuk ia kam ditur vlerën e tij!...

Baton,kur ne shqiptarët e Kosovës kishim mall të shihnim e të takonim shiptarë nga Shqipëria,ishte babai yt që i sillte ata në Kosovë!...Dhe jo vetëm në Kosovë,por edhe në Drenas(Gllogovcin)e atëherëshëm!

Ishte viti 1980,Baton,ti atëherë ke qenë fëmijë dhe ndoshta as që e di,kur në Drenas(pas Prishtinës dhe disa qyteteve të tjera të mëdha të Kosovës) grupi i Radio Shkodrës,do të këndonte edhe në shtëpinë e kulturës në Drenas,e ne të rinjtë e atëherëshëm të komunës tonë sa nuk i thyem dyertë ku mbahej koncerti!...Vite më vonë e kam mësuar se ai koncert me grupin e Radio Shkodrës ishte mbajtur në komunën tonë,fal babait tënd Baton!...

Edhe njëherë Baton:për hirë të babait tënd,që nuk fliste shumë (si ti)por punonte shumë,kujdes kur flet?!...Mos mendo se me këto deklarata tua(shpeshëherë në favor të armikut tonë të përhershëm-Serbisë)do të bëhesh interbacionalist i madh?!...Sepse ,ndoshta aty e ke synimin?!...Të gjithë ,ata,që në çfardo kohe dhe rrethane kanë folur në favor të armikut të popullit dhe vendit të vetë,dihet se ku kanë përfunduar?!...Mos u bë njëri nga ata?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat