Baton Haxhiu, mos luaj me gjakun e popullit

Opinione

Baton Haxhiu, mos luaj me gjakun e popullit

Dr.sc.Ilmi Veliu Nga Dr.sc.Ilmi Veliu Më 29 prill 2020 Në ora: 22:15
Baton Haxhiu

Krimet serbe ndaj shqiptarëve kanë filluar me Kral Millutinin,1280 dhe kanë vazhduar me Car Dushanin, i cili i pushtoi tokat shqiptare,deri në Durrës dhe Shkupin e shpalli kryeqytet të Serbisë. BDI-ja,që ta nderonte Serbinë, i pranoi këshillat e Baton Haxhiut dhe ia ngriti përmendoren Car Dushanit në mes të Shkupit. Kodi famëkeq i Car Dushanit i ka detyruar shqiptarët që nga besimi katolik të konvertoheshin në sllavo-ortodoks dhe emrat e tyre ; Gjon, Gjin, Pjetër, Kolë, Dodë, Fan; ti zëvendësonin me emra sllavësh që përfundojnë me ,,mir dhe sllav,, si; Dragomir-Dragosllav, Jugomir-Jugosllav,Bratomir-Bratislav,Miomir-Mirosllav,Sllavolud,Dragolub,etj.

Janë ndryshuar dhe sllavizuar emrat e fshatrave, qyteteve, lumenjëve, fushave e maleve, e që edhe sot i gjejmë të pa ndryshuara si në tokat shqiptare jashta Shqipërisë po edhe në Shqipëri. Në regjistrimin e parë osman i hasim shqiptarët të regjistruar si Dragosllavi i biri i Arbanasit, Bratisllavi i biri i Arvanitit, Slobodani  i biri i Arnautit.

Krimet serbe ndaj shqiptarëve vazhdojnë gjatë Luftërave Ballkanëike, Luftës së I Botërore, të Nikolla Pashiqit, Luftës së II Botërore, koha e Titos, Rankoviqit, Millosheviqit. Me qindëra mijë shqiptarë u vranë ose u shpërngulën për në Turqi. Në Prishtinë eshtë ,,Mëhalla e Muhaxhirëve,, të ardhur nga Nishi e Leskovci.

I nderuar Baton Haxhiqamili, asnjë popull në botë nuk ka falur dhe nuk ka amnistuar krimet e gjenocidit, as krimet e luftës dhe as populli shqiptar nuk do t’i amnistojë krimet serbe, jo vetem në Kosovë por ne të gjitha trojet shqiptare. Llogarti krimet serbe ndaj shqiptarëve në kohën e Luftave Ballkanëike, Luftën e I Boterore, Lufta e II Boterore, Vrasjet, burgosjet dhe shpernguljet ne kohen e Nikolla Pashiqit, Titos, Rankoviqit e Millosheviqit. Këtë nuk ka të ddrejtë ta bëjë asnjë politikanë sado që  i sëmurë e i shitur të jetë.

–A do të pranonin hebrenjtë që ta amnistonin Hitlerin dhe krimet e tija......?

Serbia ka vrarë mbi 15 mijë shqipëtarë, që disave nuk u dihen as eshtrat ku u kanë mbetur, dhe ka dëbuar mbi një milion të tjerë nga Kosova, si dhe ka dhunuar më shumë se 30 mijë gra pleqë e fëmijë. Gjykata  kushtetuese e Kosovës thotë se tri vepra penale nuk bën të amnistohen: Gjenocidi, krimet ndaj njerëzimit dhe krimet e luftës.

Në këtë mënyrë, Kosova nuk mund të falë asnjë nga këto krime edhe nëse arrin ndonjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e pasardhësit të Millosheviqit- Aleksander Vuçiq.

Baton Haxhiqamili; edhe pse ti mund të jeshë këshilltar i Hashimitt, Ramës e Isa Mustafës; nuk eshtë i arsyeshëm një mendim e propozim i tillë. Nuk ke të drejtë as morale e as njerëzore që të luajsh me ndjenjat e mijëra fëmijëve, nënave, baballarëve, vëllezërve e motrave;  që presin vite me rradhë për gjetjen e eshtrave të njerëzve të tyre të zhdukur nga makineria vrastare serbe që ti propozon të amnestohet.

Image
(Batoni ka kopjuar Esat Pashën që ka kërkuar të pajtohej dhe afrohej me serbët...).
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat