Hashim Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën

Opinione

Hashim Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 prill 2020 Në ora: 13:35
Hashim Thaçi

U shfaq në ai që është, asgjë e papritur nuk ka nga shfaqja e Hashim Thaçit në një televizion në vendin tonë. Me tone të ashpra, duke shkuar deri në shpifje dhe kërcënime të tipit Hashimian, presidenti aktual i Kosovës u shfaq në gjendje të rëndë psikologjike. Duke e quajtur Vetëvendosjen “ndërmarrje kriminale”, Hashim Thaçi doli nga maska e tij në fytyrën e vërtetë të tij, atë të përçarësit, shpifësit dhe kërcënimit. Të quash dikë kriminale, për më tepër një parti që aktualisht është më e madhja në vend, është e papranueshme, kjo nga një njeri që duhet të jetë faktor uniteti dhe mbi palët. Së Thaçi nuk është faktor uniteti, dhe mbi palët këtë e dinë  edhe zogjtë e malit.

Në një shtet me demokraci mesatare Hashim Thaçi kurrë s`do ishte bërë president, por edhe po të ishte bërë duhet të ishte shkarkuar nga mbrëmë kur një parti parlamentare e quan kriminale, derisa atë nuk e kanë shpallur të tillë organet e drejtësisë. Nga e merr këtë të drejtë njeriu më përçarës që ka njohur Kosova ndonjëherë, dhe pse Thaçi është mbi drejtësinë edhe kur bën shkelje të ligjit duke fyer dhe shpifur? . Kjo është pikërisht pasojë e kapjes së shtetit, nga ai dhe partia që ai edhe e përfaqëson.  

Në anën tjetër u shfaq edhe mendësia e tij feudale, duke bërë thirrje kryeministrit dhe ushtruesit të ministrit të brendshëm që “ të vijnë ”, duke sfiduar kështu edhe rendin dhe stabilitetin e vendit. Ka shumë arsye që Thaçi jo vetëm të shkarkohet, por edhe të arrestohet për thirrje të tij për të prishur rendin publik dhe për rrezikun që paraqet ai për vendin, për hapësirën territoriale dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Me largimin dhe arrestimin e  Thaçit, vendit i hiqet një rrezik, për të cilin po paralajmërojnë edhe deputet e huaj në mesin e atyre edhe ata zviceran. Me uzurpimin e tij të postin të presidenti Hashimi po u shërben ca grupeve të interesit në parti të ndryshme, sidomos PDK, të cilët janë rreziku më i madh për vendin. Asnjëherë, dhe aq më pak tani Thaçi përfaqëson qytetarët e vendit, ai njeri është rrezik për Kosovën dhe rajonin, andaj duhet të largohet dhe arrestohet, për të gjithë dëmet që i ka bërë vendit, dhe pretendimet e tija për ndarje të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat