Heshtja e turpshme për gazetarët e vrarë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Opinione

Heshtja e turpshme për gazetarët e vrarë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

Nga: Xhevdet Mazrekaj Më: 3 maj 2020 Në ora: 16:33
Xhevdet Mazrekaj

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Thirrjet për medie të lira janë të zbehta, kur në to nuk kërkohet drejtësi për gazetarët e vrarë të gazetës “Bota sot”.

Sot, kur të gjithë ngrisin zërin në mbrojtje të medieve, po harrohen ata të cilëve liria e fjalës u kushtoi me jetë. Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti, nuk u përmenden sot as nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e as nga krerët institucional të cilët e kanë gojën plot me apel për liri të shtypit. Turp për ta! Kjo të shtynë të mendosh se ka media të dala nga krimi dhe ka kriminelë të mbështjellë me petkun e politikanit.

Më e turpshme se sa kjo, është heshtja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ishin Enveri e Xhema. Emrat e tyre, LDK i përmend vetëm nëpër fushata zgjedhjesh e tubime partiake. Atëherë kur i duhen vota. E më pas heshtë. Sot në ditën botërore të Lirisë së Shtypit heshtë!

Por, ne nuk do të heshtim. Në çdo përvjetor, në çdo organizim, kudo dhe kurdo, zëri ynë, ndonëse i “injoruar” prej institucioneve, partive e medieve, do të vazhdojë të dëgjohet.. Derisa drejtësia të bëj punën e saj!

Gëzuar lirinë e shtypit me gazetarët e vrarë Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat