Demoni opozitar do vdekjen e popullit - Bota Sot
Demoni opozitar do vdekjen e popullit

Opinione

Demoni opozitar do vdekjen e popullit

Nga: Rushit Ramabaja Më: 5 maj 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim

1.Engjëlli i Vdekjes

Qëkur pushtoi botën dergja e Covid – 19, doli lakuqi ligësia çnjerëzore e opozitës dhe e tuxharëve të Isë Mustafës, që populli e thërret Putin. E kemi ditur se shumë prej tyre janë hajdutë, janë zhvatëse, janë dhelpërakë, janë gënjeshtarë, janë dredhaxhinj, janë të padinjitetshm, janë të pamoralshëm, janë të zhveshur nga atdhetarizmi, janë pa asnjë virtyt që e shquan njeriun e qytetëruar, por nuk kemi besuar se janë të ligj deri në këtë shkallë,  sa ta presin me kaq gëzim dergjen e popullit dhe madje dhe të luten për vdekjen e tij. Në shikim të parë kjo tingëllon e pabesueshme dhe absurde, natyrisht, një veshje e mëkatit nga mllefi. Por jo, është qind për qind e vërtetë.  Vetëm të kthehemi një çikë pas, mbas fillimit të pandemisë. Pikërisht kur nisën vdekjet e para, kur ky popul i vuajtur ishte me kufomat e para nëpër këmbë, këta, tuxharë e opozitarë, u bënë bashke, qeshën fshehurazi dhe të lumtur shumë, fërkuan duart dhe votuan mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Nuk dëgjuan as lutjet e përgjërimet e të gjitha shtresave popullore, as të nënave zemërdhemmbshura, as të fëmijëve, as të shoqërisë civile, as të intelektualëve, madje as të botës. Ishin të pamëshirshëm si Engjëlli i Vdekjes, ngaqë me një të goditur po bënin dy vrasje: po vrisnin shpresën e këtij populli të sfilitur dhe po vrisnin shtetin e brishtë, që mezi mbahej në këmbë. Me këtë po i hapnin udhë pazareve me tokat e atdheut dhe çka ishte kryesore (pazarxhiu kryesor, madje, shpresonte të merrte Çmimin Nobël për shitjen e tokave të atdheut), dhe një sërë parapësish të tjera, që do të çonin pandalshhëm në zhbërjen e shtetit dhe shpopullimin e tokës stërgjyshore. Kështu shohin ëndërr këta famëkëqij dhe fanitje më të zeze s’kish përfytyruar as Sebia e Çubriloviçit.

Prandaj, në vend se të luftonim bashkë dhe bashkë t’i qanim të vdekurit, këta tuxharët e Putinit dhe partitë e PAN-it zgjodhën t’i gjenin sharësit më të pafytyrë, shpifësit, gënjeshtarët e faqezinjë gjithfarësh dhe t’i ndërsenin si qen gjuetie me zhgan vërtet barbarë kundër qeverisë së shpresës dhe Albin Kurtit. Trilluan gjithfare mëkatesh të paqena dhe ngritën gurgulen deri në qiell duke i quajtur me gjithfare emrash, deri dhe terroristë. Gati qe dy muaj po merren vetëm me këto orgji çnjerëzore e me këto perversitete duke luftuar me të gjitha mjetet kundër Qeverrisë. E qeveritarët e shkretë a të mbrohen nga lakunia e opozitarëve, a të luftojnë Koronavirusin? Dhe po del se virusë shumë më të rrezikshëm na qenkan tuxharët e Putinit dhe pançinjtë. Paradite akuzonin Qeverinë se po shkilte të drejtat e njeriut me ato karantinime e me ato kufizime lëvizjesh, ne mesditë bllokonin nismat parlamentare për aprovimin e ligjit në fjalë (siç kishin bërë servilët e neveritshëm Driton Selmanaj e Arben Gashi), në mbrëmje vajtonin me të qarën deri në qiell se Qeveria nuk po bën asgje për ta luftuar Covid -19.

2. Shqiptarët s’janë nga Guxharati

Dhe organizonin konferenca shtypi për gjoja shkeljen e te drejtave që po u bënte Qeveria. Në një konferencë të tillë PDK-ja nxori vetë Shamiçkën, sançopançeshën që duket si islamiste politike, jo por si vetë motra e Erdoganit . Tha plot gënjeshtra për Qeverinë, aq sa tash nuk dukej më si islamiste politike, po vetë princesha e gënjeshtrës nga opusi i përallave arabe. Shamiçka e PDK-së dukej se sa ishte kthyer nga fshati i fundit afrikano-aziatik, ku ka mëkatnuar duke këmbyer kostumet e nënës së vet me ato të grave të fiseve të humbura të shkretëtirës. Dhe fliste për të drejtat e njeriut, pa u kujtuar se vetë psikikisht dhunoi etnin që e kish lindur kur veshi rrobat e huaja dhe me veshjen e vet po jep shembull se shqiptarët rrënjën u dashka ta kërkojnë gjetkë. Për shembull në ndonjë fshat në rrethinë të Mekes, ose në Guxharat.

“Mëkati” i vetëm i qeverisë ishte se kish luftuar natë e ditë për të mbrojtur shëndetin popullor.

Më erdhi teper keq që lakunisë së palavdishme të sharësve iu bashkua edhe mjekja e UÇK-së, Time Kadriaj. Kisha për të nderim të veçantë dhe nuk prisja që një ditë ta shihja në nivelin e atyre sançopançeshave të mjera të linderëve hajdutë.

Megjithatë Time Kadriaj zhveshi me lehtësi këmishën humane të  mjekes e luftëtares dhe veshi këmishën e ligë të Njerkës së Hirushes. Mendoi se duke përpushur sëmundjet e pacientëve, pa iu dridhur çerpiku se shkilte Betimin e Hipokratit, do të demonizonte mjaftueshëm ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Dhe kë? Njeriun që po rri qe dy muaj pa gjumë e pa ngrënë vetëm për të ruajtur sa më të paprekur shëndetin publik.

3. Këndohet balada për kokën e Kurtit

Opozitës i ranë tërësisht maskat veçan pas tragjedisë së të dielës, kur bëri vetëvrasje Agon Musliu, 26-vjeçar nga Livoçi i Gjilanit. I madh e i vogël kanë bashkëndjerë dhimbjen, sepse ai ishte djali i të gjithë neve. Kësaj tragjedie iu gëzua  vetëm opozita. Ajo që bëri opozita me këtë rast, nuk falet. Kësaj tragjedie ajo iu gëzua pa masë, vetëm e vetëm që të mund ta bënte sa më mizore luftën kundër Qeverisë dhe të kërkonte një nga një kokat e ministrave. Së pari të Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, që naatë e ditë kishin qenë në vijën e parë të frontit.

Ditë me parë këta të PAN-it kishin kërkuar kahmos rapsod për të kënduar baladën ku do të kërkohej hiç më pak se koka e Kurtit. E gjejtën njëfarë Nuredin Gashin, rapsod provincial, e urdhëruan të këndone dhe me gjasë e paguan shtrenjtë. Me para të popullit, natyrisht. Dhe ky i këndoi vdekjes së afërme, që e priste Kurtin. Këngën e incizuan dhe e postuan në rrjetet sociale. Bashkë me këngën, edhe foton e rapsodit në mes të Hashimit e Sami Lushtakut. Në një video shihet rapsodi duke kënduar baladën për vdekjen që e pret kryeministrin, krahas kësaj fotoja e rapsodit në mes të Thaçit e Lushtakut (“Bota sot”, 3 maj 2020). Zhgan kaq barbar kundër hebrenjve kemi mundur te shohim vetëm në Evropë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po bëhen qe tri ditë dhe ende nuk kam dëgjuar të ketë kërkuar kush nga organet e rendit përgjegjësi nga rapsodi. E kjo do të ndodhte në çdo shtet ligjor. Të kujtojmë se kur ishte PAN-i në pushtet, sajoi historinë e të ashtuquajturit “Syri i popullit”, i burgosi njerëzit, që nuk i kishin parë pançinjtë me sy miqësorë dhe ata, të arrestuarit e pafajshëm, po i mbushin gati qe tre vjet në burg. Rapsodi, ndërkaq, që yshtë me këngën e tij vdekjen e një kryemistri legjitim, këndon e kapardiset odë më odë dhe askush s’ia prish tymin e duhanit.        

Nganjëherë të duket sikur rrjedha e ngjarjeve është ireale. Nuk mund të besosh se po e sheh me sy një fashizëm të kullar, që po ngjallet si demoni kundër popullit të vet. Fatbardhësi është se mbi 80 për qind e popullit të të gjitha partive janë kundër këtij demoni opozitar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat