Heroi i gjallë që e vrau titullin e vet!...

Opinione

Heroi i gjallë që e vrau titullin e vet!...

Nga: Dibran Demaku Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:46
Dibran Demaku

Krejt çfarë thuhet e shkruhet për njerëzit e gjallë duhet marrë në mënyrë relatuve.Secili njeri në një moment jetësor mund të bëj ndonjë punë apo veprim,dhe për atë duhet të lavdërohet,por jo kurrë të quhet hero:dhe atë për arsyen e thjeshtë se personi në vazhdim të jetës mund të kryej ndonjë veprim të shëmtuar apo të dënueshëm dhe pastaj çmimi Hero zbehet dhe nuk ka atë vlerën e duhur!

Edhe më keq është kur njeriut të gjallë i këndohet këngë,sepse në vazhdim personi mund të bëj ndonjë veprim të pamatur dhe harrohet ai dhe kënga e tij!...

Nuk di për popujt tjerë se si veprojnë në raste të tilla,por këtë titullin Hero e kemi degraduar e zbehur tej mase!Sidomos për luftën e fundit janë dhënë aq shumë tituj Hero vend e pavend,saqë as ata që ishin Hero të vërtetë nuk e kanë më atë shkëlqimin që e kishin fill pas rënies!...
Në një rast kur kryetari aktual i vendit(Thaqi)kishte dhënë ca tituj Hero dhe të cilët tituj i shpërndante njëri nga këshilltarët e tij,e kishin pyetur një intelektual me emër ,se çfarë mendonte ai për heronjtë e shpallur atë ditë,kishte thënë:Unë njoh vetëm një Hero nga lufta e fundit dhe ai Hero e ka emrin dhe mbiemrin Adem Jashari!...

Kur menjëherë pas mbarimit të luftës më kishte rënë në dorë një libër që njërin nga komandantët e saj e quante Hero i gjallë,më nxiti që ta lexoja me një frymë.Fakti tjetër që ta lexoja me një frymë ishte edhe autori i atij libri që e kisha njohur një kohë të gjatë.Të gjitha ato që thuheshin në atë libër atëherë më bënin të besoj se heroi i librit duhej të ishte një Hero i vërtetë!Dhe për asnjë moment nuk më kishte shkuar në mendje se autori mund të ketë shkruar në atë mënyrë mbase edhe i detyruar nga heroi i librit,apo edhe i paguar prej tij dhe atyre rreth tij,që personin në fjalë ta ngrisnin hiç më pak se në Hero të gjallë?!...Dhe ky titull i jepej(në libër) me të vetmin qëllim,sepse kur dikush e merr titullin Hero i gjallë,ai është dhe mbetet i paprekshëm?!Të paprekshëm mbetën edhe ata që rrinë nën dhe rreth hijes së tij!

Që nga leximi i atij libri,ku personazhi kryesor siç e thamë më lartë ambalazhohej hiç më pak se Hero dhe ( gjallë)do ti që po ky personazh do të bëhet pjesë e një skandali,që jo se i zbehte titullin,por sikur të kishte ligje në vendin ku ishte kryer skandali,ai do të fitonte shumë vite burg!...Ngjarja kishte ndodhur si në filmat kauboj(western)ku personazhi Hero i gjallë i librit të mikut tim,kishte sulmuar një familje në shtëpinë e tij me dyzetë ish ushtarë të tij?!...Si në filma kauboj kishte tentuar që t‘a zhdukte atë familje(shkakun se përse e kishte bërë atë veprim e di Heroi i gjallë (?!)i librit të mikut tim?!...

Me atë veprim Heroi i gjallë i librit të mikut tim vdiç!Vdiç vetëm figurativisht sepse në të vërtetë ai për mua(dhe për secilin që ka mend në kokë ai nuk është hero!...(Emrin e këtij kauboji nuk e keni të vështirë ta gjeni?!...)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat