Rizbulimi i altarit të perëndisë Merkur dhe adhurimi i tij në Dardani - Bota Sot
Rizbulimi i altarit të perëndisë Merkur dhe adhurimi i tij në Dardani

Opinione

Rizbulimi i altarit të perëndisë Merkur dhe adhurimi i tij në Dardani

Nga: Haxhi Mehmetaj Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:43
Altari i hyjit Merkur nga Koshi (foto & dizajn: Dukagjin Mehmetaj)

Ekspeditë e arkeologëve të Institutit Arkeologjik të Kosovës e kryesuar nga autori i këtij shkrimi, gjatë hulumtimeve në Komunën e Istogut në fshatin Kosh rizbuloi altarin e hyjit Merkur. Fshati Kosh ndodhet në anën e majtë të lumthit Gujafq, rreth 11 – 12 km në juglindje të Istogut. Altari për të cilin një kohë të gjatë nuk dihej ku ndodhet ugjet brenda kishës së kohës së re, kushtuarZojës së Bekuar, Ai që nga vitet tridhjeta të shekullit të kaluar është përvetësuar nga popullata serbe dhe vendosur  në përdorim dytësor si shtyllëz për mbajtjen e tryezës së shenjtë të kishës. Para disa vitesh,për fat të keq, tryeza e vjetër është zëvendësuar më një tryezë të re betoni, e cila peshon rreth  treqind kilogram dhe rrezikon dëmtimin e monumentit.

Mbishkrimin e altarite kishte botuar i pari historiani, filologu dhe arkeologu NikollaVuliq, në vitin 1931, në revistën Spomenik, duke mos dhënë as foto apo skicë. Vuliqi nuk e kishte pasur rast ta shoh altarin. Ai e kishte interpretuar e transkriptuar më gabime, sipas një dorëshkrimit, të cilin ia kishte dërguar një mësues fshati. Pas Vuliqit mbishkrimi i altarit do të botohet nga autorë të tjerë shqiptar e serb, gjithnjë pa dokumentacion të kompletuar, skica apo foto, dhe me gabime. Altari tash po botohet më mbishkrim të plotë dhe me foto. Është gdhendur e formësuar në gurë të bardhëgëlqeror. Sipas të gjitha gjasave  është bartë  e vendosur në kishë nga një qendër arkeologjikee periudhës së antikitetit të shek. II – VI pas Krishtit, e cila ndodhet në  toponimin  “Drenje” në perëndim të fshatit. Altari është lëmuar dhe profilizuar në tri anë . Kapiteli tij ka qenë i hijeshuar në anën e përparme më akroterë këndorë më nga një gjete palmete, kurse zbukurimi i mesit siç duket edhe ai realizuar më gjete palmete, është shlyer e dëmtuar thuajse në tërësi. Edhe baza e altarit është profilizuar.  Dimensionet e altarit  janë: lartësia 57cm, fusha mbishkrimore  26.5 x 23cm, kurora 30 x 16cm, baza: 30 x 18cm. Lartësia e shkronjave 2. 4cm. Mbishkrimin përbehet nga katër rreshta dhe ruhet në tërësi. Në formulën e rreshtit të fundit janë venë shenjat e pikësimit, pikat. Lexohet dhe transkriptohet: MERCURIO/M VULPIUS/SEVERIANUS/L (ibens) M(erito) P(osuit) . Mbishkrimi tregon që altari i është kushtuar  hyjit Merkurit, nga dedikuesi M. UlpiusSeverianus. Altari i takon shek. II. pas Krishtit.

Hyji Merkur i  njëjtësuar më hyjin Hermes ishte njëri nga dymbëdhjetë hyjnitë më të adhuruar të panteonit të antikitetit. Për nga atributet është i ngjashëm edhe hyjin etrusk Turnus. Ishte  hy i tregtisë, kasnec i hyjnive, mbrojtjes i tregtarëve dhe i udhëtarëve (viator), mbrojtës i mashtruesve e hajnave, sikurse edhe shoqërues i shpirtrave në boten e amshuar (psihopomp).

Në Dardaninë qendrore,Kosovën e sotme adhurimi i hyjit Merkur është dëshmuar në fshatin Saradran të Komunës së Istogut.Ky hyjni në Sardaran sikurse në Kosh,dëshmohet në formë epikgrafike. E gjejmë në një pllakë mermeri të murosur, në përdorim dytësor, në  kullën  e familjes Maraj të shekullit XIX , ku kishte të skalitur mbishkrimin: ... MERCUR /...ALLATOR/... ULP(ius) VIAT(or). Ka të ngjarë të jetë sjellë në kullë nga qyteza antike e Baicës së Istogut. KognomeniViator përputhet më epitetin e hyjit, viator, që do të thotë mbrojtës i udhëtarëve.  Merkurin e gjejmë në qytetin antik të Ulpianës në dy shtatore të imëta bronzi dhe në një altari mermeri,në një bust - aplikë bronzi në fshatin Studençan të Therandës (Suharekës). Dhe së fundi hyji Merkur dëshmohet edhe në një sarkofag plumbi (të pa botuar), të realizuar bukur artistikisht, i cili u zbulua në vitin 2015 në pallatin mbretëror të antikitetit, në Dresnik të Klinës. I takon shek. II pas Krishtit. Në ketë sarkofag Hermesi ( Merkuri) në 17 paraqitje relievore, shfaqet në cilësinë e HermesitPsihopomp, hyjit që përcjellës shpirtrat në botën e amshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat