Pse mëritë, i`a kanë hip interesit përgjithshëm? - Bota Sot
Pse mëritë, i`a kanë hip interesit përgjithshëm?

Opinione

Pse mëritë, i`a kanë hip interesit përgjithshëm?

Nga: Nasho Bakalli Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:09
Nasho Bakalli

Dy drejtime, dy mendime, dy veprime lëvizin fshehurazi dhe haptazi, dje dhe sot, brenda shtatit tonë të sëmurë. Dy grupe shoqërore, dy ide politike të patakuara në asnjë pikë themelore çfaqen në fushën e veprimit shtetit Kosovës. Të parët bërtasin me zërin e ngjirur të zotëronjësve.

Të dytët protestojnë me zërin e tyre brenda tërësisë kaotike të veprimeve të përtashme qarkullonjëse. Ndoshta sepse të dytët nuk po i'a dalin apo nuk po i lejonë ta godasin korupsionin, thelbin e epokës; ndoshta sepse ata gabojnë me premtimet/përvijimet shoqërore; ndoshta sepse pikat që ata kërkojnë janë të zhytura në pjesën e ndytë të atmosferës të  madhe të përpjekjeve patriotike...

Dhe prandaj puna pushoi, natën vonë, në 28 maj 2020. Një cipë e re, ra mbi fytyrat e tretura e të paqeshura të disa kritikëve, politikanëve, ndërkombëtarëve, biznesmenëve, analistëve të vjetër/rinj; ngase ata janë të destinuar të thonë fare pak gjëra brenda të vërtetave dhe thashethemeve, që padashur apo me dashje u krijuan/krijohen në Prishtinë, Uashington, Bruksel.

Po çuditërisht jo në Beograd (ku A.Vuçiç jeton në paqe me të vetët!? kur është fjala për bisedimet me Kosovën, dhe nuk u le as kosovarëve dhe as ndërkombëtarëve ndonjë shkak për tu ankuar.

Thua se ai, po luan me qarrin). Kështu brenda vetes tyre, të politikanëve të Kosovës, dy botë kanë zënë vend. Po: dy botë të pabashkuara; dy parime të kundërta jo vetëm me njëra tjetrën - po të kundërta edhe, me çfarë? Me veprimet e bëra, prej një kohe fort të gjatë, në Luftën e përbashkët heroike kosovare për liri e pavarësi.

Si përfundim. Përfaqësonjësit e të dytës morën emërin e gabuar të idealistëve dhe e paguan - i flakën nga pallati qeveritar në rrugë të madhe; të parët, e siguruan veten e tyre brenda qarkut në të cilin jetojnë "të dhjerrë por krenarë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat