Kuptimi i demokracisë!

Opinione

Kuptimi i demokracisë!

Nga: Petrit Dibrani Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:26
Petrit Dibrani

Maratona e bisedimeve, për koalicion në mes LVV-je dhe LDK-ës, ishte sinjali kryesor, në parim për koalicion të dēshtuar.

Fajtori për prishje të koalicionit dhe mocioni apo kërkesa për mosbesim, të veprimtarisë së qeverisë apo shkarkim të qeverisë Kurti, gjendet në subjektet politike, të lartëcekura, pikë.

Qytetarët, duhet ta vlerësojnë!

Dërgimi për gjykim, i dekretit të Presidentit të Republikës, në organin më të lartë shtetëror të drejtësisë, në këtë rastë Gjykatën Kushtetuese dhe mospranimi i vendimit të gjykimit nga kjo gjykatë, është mos njohje e gjykatës në fjalë, e pa dinjëtetshme, aspak e moralshme dhe sigurishtë, jo demokratike karshi qytetarëve.

A duhet ti pranojmë, vendimet e organeve shtetërore?

Qytetarët duhet ta vlerësojnë!

Në njërën anë, kërkesë për gjykim, ndërsa në anën tjetër, mos pranim të vendimit për aktin e gjykuar!

Më shumë se qesharake...

Tani, votimi pro apo kundër, krijimit të qeverisë, pas vendimit të aktit të gjykuar nga Gj.K, nga deputetët e Parlamentit të Republikës, është ligjor dhe demokratik.

Demokracia, si normë e pushtetit, shoqërisë dhe jetesës.

Demokracia varet njëlloj, si nga rregullat ashtu edhe nga qēndrimet e qytetarëve të saj.

Qytetarët, duhet të kuptojnë e vlerësojnë, sistemin dhe të jenë përgjegjës për qëndrueshmërin e tij.

Duke pranuar, vendimet e organeve shtetërore dhe duke kuptuar demokracinë, mundë të ecim tutje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat