Kosova në rrezik nga vala e dytë e përhapjes së sëmundjes së Koronavirusit...

Opinione

Kosova në rrezik nga vala e dytë e përhapjes së sëmundjes së Koronavirusit...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 10 qershor 2020 Në ora: 16:39
Për strukturë udhëheqjes të Kosovë një lutje mobilizohuni për një lutje të përbashkët kundër “Korona virusit”, e me vonë me ato të politikes..

Pyetja për ju strukturat ma të larta udhëheqëse  shtetërore, partiake parlamentare të Kosovës - kur do tu përgjigjeni thirrjeve të  burrat e shteteve të botës dhe qytetaret të Kosovës për bashkim dhe bashkëpunim në luftë kundër “Korona virusit”dhe aktivitete tjera të cilat deri me tani kanë qenë brengoseshe ?! Nëse këtyre thirrjeve nuk do te ju përgjigjen pozitivisht, kur ne qytetaret  po kacafyten me jetën dhe vdekjen në Kosovë po ju bëjmë me dije së do të mbeteni me emra e mbiemra të shënuar në historinë e Kosovës, si figura më të turpshme, jo vetëm në botën

Me ardhjen e Qeveris së re brenda tri katet ditëve janë paraqit edhe njëqind e pesë raste të reja me sëmundjen ma të rrezikshëm Korona virusin. Andaj, në këto momente kur qytetaret e Kosovës në pjesën ma të madhe te Kosovës që tri katër muaj dite po përballen me jetë apo vdekjen - strukturat ma të larta të shtetit dhe ato parlamentare merreshin dhe po marren me shumë me aktivitete politike, shumica e të cilave kishin dhe kane karakter të urrejtjes ndaj njeri tjetrit apo ato partiake. Këto të pamira vulgare, të urrejtjes duke e sharë, duke e fyer dhe duke vjell verë ndaj njeri tjetrit. Në vend që të merren bashkërisht me luftën  kundër sëmundjes Korona virusin dhe aktivitet tjera. Ata që duhet të ishin në ballë të aksioneve i shkruan letra  njeri tjetrit, dalin e foli ne parlament dhe vende të tjera në shumicën e raste për vazhdimin e aktiviteteve me Serbin ... Një pyetje për të gjithë strukturat udhëheqëse, partiake parlamentar të Kosovës - edhe sa qytetar duhet të vdesin dhe të infektohen dhe  të gjithë juve tu shohim bashkë?!  Jo për tu marrë me politike, komente qe nuk kane të bëjnë në shumicën e rasteve me Korona virusin. Në këto momente duhet largu të gjitha këto aktivitet  dhe ajo kryesore është lufta bashkërisht për shpëtimin e qytetarit në Kosovës nga vdekja?!  Ju në këto momente për fat të keq  politiken e keni qitur në plan të parë, a hallet me të cilat po kacafyten qytetaret e Kosovës në plan të dytë?!  Andaj, po ju bëjmë me dije  se nëse vazhdoni kështu të silleni  mu në këtë kohë kur ne qytetaret e Kosovës po kacafyten me jetën dhe vdekje këto vepra të ndyra dhe emra e mbiemra e juaj dihen mire nga ne opinioni publik do mbeteni në historinë e Kosovës, si figura më të turpshmet  në botën shqiptare dhe ma larg. Andej, ju bëjmë thirrje që  largoheni nga aktivitet tjera politike për momenti dhe  të bashkërisht me qytetaret në Kosovë në luftë për zhdukjen e armikut  të pa dukshëm shekullor Korona virusin dhe zbutjen e krizës ekonomike, punësimit dhe shumë e shumë halleve tjera që e ka kaplua Kosovën në momenti e tanishëm kur brenda katër pesë dite  u paraqitje e njëqind e pese rasteve të reja me Korona. Duhet te  përgjigjen të gjitha ata që menjëherë i hoqën  masat e izolimit në konvikteve  studenteve, ne dalje të lirshme rrugët të qyteteve, fshatrave, tregjeve, restorant, çerdheve e shumë vende të tjera të cilat gjera është dashur të bëhen në faza. Tani këto aktivitete të rrezikshme po tentoni te lejoni edhe me mbajtjen e shumë aktiviteteve tjera kërkesën e  atyre ë që i stofin interesat a tyre financiare, pa u mbështet në pasojat që do ti kenë qytetare Kosovës. A po e shini ju të nderuar rritjen e numrit të infektuarve në kohen fundit në botë, e sidomos në Shqipëri, ne Maqedoninë- Itali e dyte, Serbi, Bullgari e shumë shtete të tjera. Kjo    është punë për ju. Largoni nga mikrofonat nga trotuaret e Kuvendit dhe Ministrisë së Qeveris të Kosovës dhe fjalime dhe aktivitet tjera të juaja ti kthehen rrezikut që po i kanoset Kosovës nga  vala e dyte të përhapjes së Korona Virusit. Nëse ky aktivit i lehet stihisë si deri me tani - në fund dikush duhet të përgjigjet penalisht për përhapjen dhe vdekjet e  mëtutjeshme të qytetareve të Kosovës nga sëmundja Korona virusit. Ju veproni si të doni nga ky rrezik që për herë të dyte me radhë që po i kanoset Kosovës, shteteve fqinj dhe botës, Ne kemi për obligim tu informojnë për rrezikun në fjalë ju bëni çka të doni...

Një diell jete

Më ngroh çdo ditë;

Kjo shkolla ime

Sa shpejt më ngrit.

Ndryshe shikoj

Gjithë botën, jetën;

Aty përjetoj

Bukurinë - të vërtetën.

Do të mësoj shumë

Që të jem i parë,

Para shoqërisë

Gjithmonë - krenar.

 

Kam një emër

Kam emër të bukur,

Më quajnë Rigon;

Rrugën time

Ardhmëria ma ndriçon.

Po ju betohem

Në të ardhmen, çdo herë,

Nuk do të përtoj

Atdheun ta ndërtoj me nder.

 

Nëna ime

 

Kur isha e vogël,

kisha dëgjuar për engjëjt,

për hënën që lozte me yjet,

për festën e diellit,

flatrat e ylberit...

Të gjitha i gjej te nëna ime,

dhe te lindja e diellit.

 

Fëmijët e lagje sime!

 

Rendin me vrap çdo mëngjes.

Me çantat mbushur ideal. Gëzuar!

Si zgjua në hoje bletësh.

Nektar - dijen për të kërkuar.

Kureshtarë për botën, gjithësinë bëhen,

Mësuesit i dëgjojnë me dashuri.

Ata shtegtojnë mëngjeseve të dritës.

Lumturia i josh për ardhmëri.

Fëmijët e lagjes sime.

Janë pëllumba të qiellit, sot;

Hapi i tyre i madh.

Do ta pushtojë nesër këtë botë!

 

Ëndrra ime nëpër shkronja

 

Jam në klasë të parë,

Abetaren sot n'dorë e kam marrë.

Nga shkronja A-filloj të kërkoj diturinë,

Deri të Zh-ja ta mësoj gjithë historinë.

Në rrugën e dijes nuk do të ndalem.

Dua vargjet e poetëve

T'i lexoj me kërshëri,

Shpresën dhe dashurinë e nënës,

Shtratin e lumit ku buron,

Fluturat e livadheve kur puthin lulet.

Dua gjuhën time arbërore,

Gjithmonë të ndritur, të bardhë,

Mos të ma cenojë askush.

Do të shtegtoj me dituri, krenar

Do të kënaqem, të krenohem

Para gjithë botës se jam shqiptar!

 

Akullorja

 

Mbrëmë ëndërrova akullore

Të përzier me fruta mali...

M'i sill të lutem dy pjata,

akullorja është si mjaltë!

Kur u zgjova,

Ëndrrën ia tregova nënës

Ajo me çoi në ëmbëltore,

e më bleu dy akullore.

Njërën ia dola ta ha,

tjetra mbeti e paprekur.

Ku ta lë, çfarë të bëj me të?

Do ta ha ne ëndrrën tjetër.

 

Bleta

 

Mbi petale lulesh

pushon Bleta,

Nëpër trëndafila nektarin e mbledh.

Fluturon me shoqet si herët e tjera

Rruga s'i ndal fëmijët të ëndërrojnë ëmbël

Për mjaltin e saj...

 

Zogu në borë

 

Pa dashur,

një zog kishte rënë mbi borë,

Krahët i ishin ngrirë..

Cicëronte me frikë,

Shikonte nga fëmijët,

Kërkonte ta ndihmojnë.

Ardi harroi dorëzat,

Zogun e mori në dorë,

pranë oxhakut

Zogu ngjante si një mik,

që sillte mot të ngrohtë.

 

Mësueses sime

 

Në zemrën time

vend të madh ke zënë -

e dyta nënë.

Nëna me dhuron dashuri,

ti më dhuron plus dituri.

Pesë vjet ishim bashkë,

Pesë vjet krenari...

Mësuesja ime

dashuri na fale,

dashuri të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat