Dikur bashkë, kinse në koalicionin e “shpresës”, sot të ngrefosur dhe kapardisur në Parlament!

Opinione

Dikur bashkë, kinse në koalicionin e “shpresës”, sot të ngrefosur dhe kapardisur në Parlament!

Nga: Petrit Dibrani Më: 23 qershor 2020 Në ora: 20:26
Petrit Dibrani

Të ngrefosur, nxjerrin gjoksin përpara për tu mburrur, të kapardisur dhe plotë mllef. Kapardisen si maçoku, me po ata që ishin në koalicionin e “shpresës”.

T’ju kujtoj juve deputet të koalicionit të “shpresës”, se qytetarët e vendit janë të uritur dhe pa shpresë, ndërsa ju nuk votoni marrëveshjet ndërkombëtare ekonomike për projekte dhe investime zhvillimore në Kosovë.

I ngopuri s’e kujton të uriturin!

Ju, jeni të ngopurit grindavec!

Seanca e sotme në Parlamentin e Republikës së Kosovës, më skandaloze dhe grindavece se kurrë më parë.

Si duket, gjelat s’ishin në Parlament, arsyeja pse pulat vallzonin!

Me sa di unë, mendjet njerëzore janë tre llojesh:

1.Të afta për të menduar për veten

2.Të afta për të kuptuar, mendimet e të tjerëve  dhe,

3. Nuk është, as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptoj mënyrën s’i mendojnë të tjerët.

E para është ekselenca e lartë!

E dyta është ekselenca dhe e 

treta është e pa vlerë.

Ju, grindavec deputet, jeni e treta: të pa vlerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat