Naiviteti i disa, pseudo “analistëve” për shkuarje, apo jo, në takimin e 27 qershorit në Washington! - Bota Sot
Naiviteti i disa, pseudo “analistëve” për shkuarje, apo jo, në takimin e 27 qershorit në Washington!

Opinione

Naiviteti i disa, pseudo “analistëve” për shkuarje, apo jo, në takimin e 27 qershorit në Washington!

Nga: Petrit Dibrani Më: 25 qershor 2020 Në ora: 14:14
Petrit Dibrani

Naiviteti dhe mendja e cekët e disa, njerëzve madje edhe publicistë në Kosovë, që kinse mundohen të shkruajnë, s’paska kufi.....

Sipas dikujt, paska filluar edhe një fillim dramatik i shkapjes së shtetit!

Atyre që janë, shumë të cekët në mendje i’u ndodhë edhe kjo, parashohin edhe fillim dramatik të “sh’kapjes së shtetit“.

Qesharakët e mbështjellur, në lëkurën e qengjit, tash kur atdheu ynë i përbashkët Kosovë, është në udhëkryq, gjendje të rënduar, sikur në vitin 1999, mjeranët qesharak, publicistë, analistë, parashikues, zbulues, duartrokasin dhe nxisin dhunë për mbrenda shoqërisë sonë.

Ku ishit, ju qesharak, kur atdheu ishte në rrezik të shfarosjes, nga regjimi gjenocidial, shovinist, kriminel serb i Millosheviqit?!

Ku ishit, ju qesharak, kur atdheu ynë digjej flakë?

Ku ishit, ju qesharak, kur në atdheun tonë, vriteshin dhe masakroheshin fëmijët tanë?

Ku ishit, ju qesharak, kur dhunoheshin nënat dhe motrat tona?

Në atë kohë, ju qesharak ishit, të strukur në Prishtinë, duke pirë kafe!

Ndërsa tani, i’ duartrokisni gjendjes së rënduar në vend!

E keni provuar, të mateni me vota të qytetarëve, s’keni marrë asnjë grusht vota, populli e dinë shumë mirë, kush ishit dhe kush jeni tani....

Bashkohuni dhe mos i’u gëzoni fatkeqësisë së Republikës së Kosovës, dhe mos harroni se, për të ardhur këtu, ku jemi është derdhur shumë gjakë...

Zoti e bekoftë, Kosovën dhe mbarë popullin shqiptarë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat