Politika kosovare po u han kokën bijëve të vet!

Opinione

Politika kosovare po u han kokën bijëve të vet!

Nga: Korab Blakaj Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:40
Korab Blakaj

Politikës antikombtare nuk i kundërvihët kurrë suksesshëm politika provinciale ditore! Politika kombtare është rrugëdalja!

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri në zgjedhjet e Tetorit bashkêsia ndërkombëtare dyftyrësisht e priti popullin e Kosovës që ti largojë me votë nga skena politike emrat konkret dhe kjo nuk ndodhi. Tashmë u bë vonë.

Politika europiane antishqiptare është politikë e sofistikuar.Ja shëmbulli.Aktakuzës për krime lufte ia bashkon vrasjet e karakterit politik, sepse si të tillë e bën më të pranueshme në mesin e popullit të Kosovës.Askujt në Europë nuk i bëhët vonë për vrasjën e asnjë shqiptari pas luftës, të gjithë në Europë kujdesën të „hakmerren „ ndaj politikës se suksesshme të Ibrahim Rugovës dhe strategjisë fitimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse kjo politikë dhe kjo strategji ushtarake i detyroi të rreshtohen pas SHBA ve sikur të kapur për hundësh vendimmarrësit europian, dhe në bombardimet e Natos pas ushtrisë amerikane!

Krahas rrënimit të LDK së politika europiane punon parreshtur për rrënimin e konceptit fitimtar të UÇK së.Gati është ti arrijë të dyjat!LDK në duke e „mbështetur „ të rrenohët në duart e sabotuesve të konceptit të saj, ndërsa UÇK në duke mbështetur „komandantët„ në afera korrupsioni, hajnie etj!

Europa na priti, na priti aq gjatë nga frika e reagimit amerikan, dhe reagoi pikërisht në një moment delikat duke realizuar „hakmarrjën „ e saj ashtu që na barazoi me zero.Përfiditeti europian shkon deri aty saqê na servon: ju nuk i larguat me votë, po ua largojmë ne, sepse ju të gjithë jeni zero.

Politikisht nuk kam mbrojtur qendrimet e Haradinajt dhe Thaqit gati asnjëherë, por ashtu siq kam qenë në mbrojtje të Ramushit do të jem edhe në mbrojtje të Thaqit, jo për shkak të emrave konkret por sepse janë sulmuar konceptet e çlirimit dhe të aleancës së suksesshme ushtarake!

 

Askush në Europë nuk e ka në konsideratë z Thaqi si emër konkret, por është zgjedhur për tu akuzuar koncepti çlirimtar i kombit shqiptar në Kosovë!

Gjykoj që Thaqin, Veselin dhe Haradinajn und Co duhët ti pensionojmë politikisht në Kosovë por ti mbrojmë dhemb për dhëmb në arenen e pisavt europiane! Gjykoj që politikës antishqiptare në Europë i bën ballë vetëm një politikë kombtare proamerikane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat