Kur Partia Social Demokrate të mbështet, mbështetu për muri si i dehur

Opinione

Kur Partia Social Demokrate të mbështet, mbështetu për muri si i dehur

Nga: Shaip Shala Më: 29 qershor 2020 Në ora: 19:22
PSD

Të rebeluar nga Lëvizja Vetëvendosja, 12 të tillë e huazuan Partinë Social Demokratë, emër i madh për të qenë subjekt politik, por në praktikën dhe jetën politike kosovare, subjekt politik mashtrues, sepse jo në Kosovë, por edhe në tërë Ballkanin nuk ekziston sistem qeverisës me atribute socialdemokrate.

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, të gjitha deklarata i ka populliste, duke anashkaluar termin socialdemokraci, e cila nënkupton qeverisjen shtetërore, ku barazia qytetare është në vend të parë, në shëndetësi, arsim dhe segmente tjera të jetës.

“Mbështetja” e tij për shfuqizimin e Gjykatēs Speciale është vetëm në konsum personal, dhe i përngjan asaj, se kur dy persona e qortojnë njeriun se është i dehur, ky mbështetet për muri!

Vetë tentimi eventual i zhbërjes së Gjykatës Speciale do të jetë katastrofal për të ardhmen kosovare në rrafshin ndërkombëtar me pasoja shumë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat