Shqipëria mëmë nuk sjellet si nënë - Bota Sot
Shqipëria mëmë nuk sjellet si nënë

Opinione

Shqipëria mëmë nuk sjellet si nënë

Nga: Rexhep Torte Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:19
Rexhep Torte

Ne shqiptarët nuk i kemi askujt edhe më të voglin borxh, përkundrazi ne shqiptarëve na kanë  shumë borxhe fqinjët, Evropa dhe Bota.

Ne shqiptarët kërkojmë vetëm hisen tonë që na e ka falur Zoti, por që dhunshëm dhe padrejtësisht  na e kanë marrë  të tjerët.

Neë shqiptarët duhet të jemi ballëlartë dhe krenarë para vehtes dhe para botës.

Në shqiptarët nuk e kemi të diskutueshëm as kombin, as gjuhën, as doket dhe as zakonet.

Në shqiptarët gjatë tërë historisë tonë jëmi treguar fisnikë, besatarë e solidarë me miqtë tanë.

Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, këtyre dy renegatëve shqiptarë, askush nga shqiptarët atdhetarë nuk ua ka dhënë të drejtën që ti përfaqësojnë Kosovën dhe të shqiptarët. Këta të dy punojnë kokë më vehte dhe në dëm të Kosovës dhe të shqiptareve.

Serbia edhe tani kur Kosova është e lirë dhe e pavarur, ka ndërmarrë një fushatë të egër gënjeshtare diplomatike kundër Kosovës, gjoja për ti mbrojtur një grusht të vogël të serbëve që jetojnë në Kosovë, edhe pse këta serbë i gëzojnë të drejtat he liritë më shumë se çdo pakicë  tjetër në botë.

Shqipëria mëmë, edhe pse jashtë kufijve të saj etnikë i kanë mbetur më shumë se gjysma e trojeve shqiptare dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar, çuditërisht është duke u sjellur në vazhdimnësi me një indiferentizëm dhe pasivitet të pakuptimtë ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta por jashtë shtetit amë Shqipërisë.

Shqipëria dhe shqiptarët janë të pastër si bora për nga kombi, gjuha, doket dhe zakonet.

Shqipëria dhe shqiptarët i kanë nishanet dhe vulën e tyre origjinale historike  të origjinës që nuk mund tua merr askush.

Shqiptarët janë populli me rrënjë më të vjetëra në Ballkan, rrënjë që nuk i ka asnjë komb tjetër i Ballkanit.

Trojet ku jetojnë shqiptarët dhe nëntoka arkeologjike e tyre flet vetëm shqip për historinë dhe prejardhjen shqiptare.

Shqipëria  e ka për detyre historike e kombëtare që ti del zot vehtes dhe shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta etnike.

Shqipëria mëmë duhet të sjellet si nënë, dhe nuk duhet të lejojë që kombet ardhacakë në Ballkan ti nëpërkëmbin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqipëria mëmë nuk duhet të ngurojë asnjë çast, por sitematikisht duhet të interesohet  dhe ti mbrojë trojet shqiptare dhe shqiptarët që jetojnë në trojet e veta.

Kudusi Lama, gjeneral dhe komandant i Zonës së Kukësit  gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës të datës 4 korrik 2020, deklaroi se, “ Agjenturat e sigurimit të Serbisë në vitin 2010, botuan librin me titull “ Dosjet sekrete “ të gjoja autorit Millosh Obiliq.

Këtë libër në të vërtetë e ka përgatitur agjenturat e Sigurimit të Sëerbisë, që nëpërmjet të pavërtetave dhe sajesave ta denigrojnë  para botës Kosovën dhe UÇK-në, ushtrinë më të disiplinuar që mund të ekzistonte dhe ecila ka kryer një luftë të pastër e pa asfarë krimesh, për çka kam dëshmi të shumta”, deklaroi Gjenerali Kudusi Lama.

Kjo intervistë e Gjeneralit Kudusi Lama, për fat të keq është rast i veçuar, dhe  tregon qartë indiferentizmin Shqipërisë pndaj  Kosovës, kundruall angazhimit maksimal mashtrues të Serbisë okupuese dhe hegjemoniste ndaj një grushti serbësh që jetojnë në Kosovë.

Donald Trump dhe Richard Grenell, në muajin qershor 2020 deklaruan se idea për shkëmbim tërritoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ide e John Bolton, ish këshilltar për siguinë  kombëtare të SHBA-ve.

John Bolton në fillim të muajit korrik 2020, deklaroi se idea për shkëmbim territoresh  në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ide e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi, më datë  6 korrik 2020, deklaroi se, “Edi Rama  dhe Aleksandër Vuçiq, në vitin 2016 në Nish filluan bisedimet për ndarjen e Kosovës, dhe jo Bolton e Grenell”.

Edi Rama me siguri që këtë nismë për shkembim territoresh nuk e ka marë pa dakordimin e Hashim Thaçit.

Tani lind pyetja kujt i shërbejnë Hashim Thaçi dhe  Edi Rama me kësi nismash të dëmshme për Kosovën dhe tërë  shqiptarët.

Edi Rama është edhe nismëtari për krijimin e Minishengenit në Ballkan në favor të Serbisë agresore gjenocidale ndaj Kosovës.

Tani lind pyetja se kush ua jep këtyre të dyve të drejtën të flasin në emër të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Edi Rama është kryeministri më kiontraverz i Shqipërisë, i cili është duke e çuar vërdallë tërë Shqipërinë me aferat korruptive politike dhe ekonimike dhe zgjedhore.

Edi Rama është duke e toleruar Greqinë që të kapërdije një mpjesë të territorit të ujërave detare të Shqipërisë.

Edi Rama është duke toleruar që greku Janollatos të jetë në krye ta Autoqefalisë Orthodose në Shqipëri.

Edi Rama lejoi të miratohet Ligji për pakicat në Shqipëri, duke mos e përfillur fare dëbimin e populltas shqiptare Çame nga Greqia, të cilës nuk i lejohet as të ëndërojë ti vizitojnë vatrat e tyre, e jo më të dëmshpërblehen për pasuritë dhe jetët  e humbura.

Hashim Thaçi është në të njejtin rafsh me Edi Ramën sa i takon inkriminimit, korrupsionit, dhe nepotizmit.

Nuk ka shtet në botë si Shqipëria, e cila me pesë shtetet fqinje kufizohet më trojet e veta  dhe me bashkëkombasit e vet.

Shqipëria e ka për detyrë njerëzore, historike  e kombëtare që gjithnjë ta mbajë gjallë instintin për tu interesuar dhe për ti mbrojtur gjysmën e territoreve dhe të popullit shqiptar që ka mbetur jashtë tërritorit të shtetit amë.

Shqipëria dhe populli shqiptar këtë copëtim të trojeve shqiptare dhe të popullit shqiptar nuk e ka bërë me dëshirën e vet, por ka qenë e detyruar ta pranojë forcërisht nga fuqitë e mëdha vendimmarrëse në Kongresin e Berlinit 1978, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919.

Si pasojë e kësaj padrejtësie më shumë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashtë kufijve të shtetit amë Shqipërisë.

Si pasojë e kësaj Krahina e Çamërisë sëbashku me shumë troje tjera shqiptare mbetën në Greqi, shumë qytete e vise shqiptare mbetën në Maqedoni, shumë qytete e troje shqiptare mbetën në Malin e Zi, ndërkaq Kosova dhe Kosova Lindore ( Lugina e Preshevës) mbetën në Serbi.

Si pasojë e kësaj popullata shqiptare e Çamërisë u dëbua forcërisht  nga Greqia me krime e tmerre  luftarake gjenocidale nga viti 1913 gjer në vitin 1944, është strehuar në Shqipëri dhe as që guxon të kthehet në vatrat e saj shekullore në Greqi, ose të dëmshpërblehet për pronat e okupuara.

Në Greqi kanë mbetur edhe shumë familje shqiptare të cilat as që guxojnë ta pëmendin kombësinë shqiptare, dhe i janë nënshtruar asimilimit edhe pse në familjet e tyre flasin shqip.

Në librin Ismail Kadare-Ushin Hoti me titull “Bisedë përmes hekursh”, në përgjigjet që Ukashin Hoti nga burgu i Nishit ia dërgon Ismail Kadaresë, veç tjerash shkruan se, “ Gjatë pushimeve verore  me do shokë në Greqi pata rastin të shikoj se në atë familje ku qëndronim flitej shqip,  dhe kuptova se asimilimi kishte qenë i dhunshëm, sepse je i detyruar të harrosh se je i vetes. Sipas Gabon 95 përqind e udheheqësve të kryengritjes greke  që kishin ndihmuar fuqimisht  në pavarësimin dhe formimin e shtetit grek kishin qenë  shqiptarë orthodoksë”, thotë Ukshin Hoti.

Televizioni TOP CHANNEL i Tiranës lidhur me gjenocidin e Greqisë  ndaj popullatës  Çame  ka  shfaqur  një emision  dokumentar të titulluar “Gjurmë Shqiptare” të përgatitur nga Marin Mema përplot me  dëshmi e fakte të gjalla.

Më 15 qershor 2020 në organizim të Shoqatës  “Bashkësia Shqiptare” në SHBA  mijëra shqiptarë nga diaspora, u mblodhën në Nju Jork në rrugën Manthaten dhe  shënuan 76 vjetorin e eksodit të popullatës  Çame nga forcat ushtarake fashiste të Greqisë, e cila  qe e  detyruar me forcë të largohet nga  trojet e veta  shqiptare në Greqi.

Kjo paradë madhështore  me moton “ME TY JEMI ÇAMËRI”, e përgatitur më një përkushtim të madh, e shoqëruar me këngë e valle shqiptare dhe me veshje kombëtare shqiptare, ia rikujtoi   popullit amerikan dhe mbarë botës për gjenocidin grek dhe vuajtjet që i pësoi popullata  Çame nga politika fashiste e Greqisë.

Kjo paradë madhështore u tregoi të gjithëve vitalitetin e popullit shqiptar për të ardhmen e lumtur e paqesore, por duke mos e harruar të kaluarën e hidhur dhe me kërkesën imediate “Duam drejtësi, nuk duam hakmarrje”.

Si pasojë e kësaj popullata shqiptare në Maqedoni edhe pse në trojet e veta shekullore me dekada është duke përjetuar vuajtjet, persekutimet, burgosjet,  por edhe vrasjet sa herë që ka tentuar të kërkojë  ti gëzojë të drejtat dhe liritë e njeriut, që janë e drejtë legjitime e çdo populli.

Kjo solli edhe luftën e UÇK-së në vitin 2001, që përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, si mundësi për materializimin e të drejtave që u takojnë shqiptarëve si popull shtetformues.

Si pasojë e kësaj popullata shqiptare në Mal të Zi, edhe pse në trojet e veta shekullore në vazhdimësi i është neështruar një presioni të paparë e të përgjakshëm për tu shpërngulur. Këto presione ndaj popullatës shqiptare në Mal të Zi kanë filluar qysh në vitin 1912/13, kur Serbia hegjemoniste me luftëra të pëgjakshme bëri spastrim etnik dhe në trojet shqiptare dhe vendosi  kolonë serbë.

Televizioni  TOP CHANNEL në emisionin  “Gjurmë Shqiptare” të përgatitur nga Marin Mema,   në javën e parë të muajit qershor 2019, shfaqi reportazhin ku në mënyrë bindëse dhe të argumentuar me fakte e dëshmi, patëm mundësinë të shikojnë dhe dëgjojnë rrefime direktë të banorëve të fshatit Martinaj, se si edhe  tani në shekullin e 21 në këtë fshat vijnë klerike të kishës orthodokse serbe, të shoqeruar me serbë dhe të mbështetur edhe nga shteti i Malit të Zi, për të ndërtuar forcërisht një kishë orthodokse serbe në trojet shqiptare për të cilat ekzistojnë tapi shqiptare. Sipas protagonistëve të intervistuar në këtë emision televiziv, gjer tani në sajë të rezistencës, guximit dhe këmbëngulësisë së banorëve të këtij fshati kjo kishë serbe nuk është ndërtuar, por tentimet absurde për ndërtimin e saj vazhdojnë me provokime të njapasnjëshme.

Fshatarët e intervistuar të fshatit Martinaj, kërkonin që edhe Shqipëria të ndërhyjë te shteti i Malit të Zi që të ndërpriten këto provokime asimiluese dhe arrogante  serbe.

Kosova pas agresionit  gjenocidal fashist të Serbisë në vitet 1998/99, me rezistencën e armatosur të UÇK-së dhe me bombardimin  78 ditor të avionëve  të NATO-s mbi caqet  e ushtrisë serbë në Kosovë dhe mbi caqet në Serbi, më në fund u çlirua dhe u pavarësua.

Liria dhe pavarësia e Kosovës për fat të keq u arrit me viktima të mëdha,  me   më shumë se 13  mijë shqiptarë të  vrarë e të masakruar, mes tyre edhe 1333 fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, me 20 mijë femra  sqiptare të dhunuara  në mënyrën më shtazarake nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë, me 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive që Serbia i rrëmbeu fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Liria dhe pavarësia e Kosovës u arrit  pas djegies të qindra mijëra  shtëpive të shqiptarëve dhe pas eksodit të  më se 1 milion shqiptarëve në Shqipëri e Maqedoni pët të shpëtuar jetën nga plumbat serbë.

Tani pas 21 viteve të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia është duke zhvilluar një propagandë gënjeshtare të fuqishme kundër Kosovës, me synim themelimin e asociacionit të 4 komunave me popullatë serbe në Veri të Kosovës, dhe të arritjes së një marrëveshje  finale gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e një kompromisi, që len të kuptohet se Serbia, pas të gjitha këtyre krimeve të kryera në Kosovë, ka për qëllim të gllabërojë edhe ndonjë pjesë nga Kosova tashmë shtet i pavarur e sovran.

Televizioni TOP CHANNEL i Tiranës, më fund të muajit maj 2020, në emisionin “Gjurmë Shqiptare” shfaqi reportazhin e përgatitur nga Marin Mema të titulluar  “ Mashtrimi serb  me objektet e kultit  të krishterë në Kosovë”, ku tregohej se si serbët i kishin përvetësuar kishat, manastiret dhe patriarkanat iliro-arbërore, duke ua ndryshuar pamjen, duke i përzënë klerikët shqiptarë e duke vendosur klerikë serbë.

Marin Mema, që e përgatiti këtë emision televiziv u kritikua dhe u kërcënua nga shhumë institucione politike, historike, kulturore dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, por për fat të keq nuk pati asnjë reagim zyrtar nga Shqipëria në mbrojtje të gazetarit.

Shqipëria gjatë tërë historisë së saj ka marë një pozicion të përgjumur, indiferent e tepër pasiv, duke mos treguar  interesimin e duhur për shqiptarët që jetojnë  në trojet e veta në pesë shtete të ndryshme fqinje dhe që u janë nënshtruar presioneve dhe represioneve të shumta.

Shqipëria mëmë e ka për detyrë ta dëshmojë interesimin për bashkëkombasit e vet bazuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, ndryshe me këto sjellje e qëndrime  të cilat nuk  i ngjajnë sjelljes së një nëne të vërtetë, do të konsiderohet njerkë ndaj bashkëkombasve të vet që jetojnë jashtë shtetit amë.

Enver Hoxha edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, lejoi bashkëpunimin e rrezikshëm me Titon, që në Shqipëri që qëndrojë Dushan Mugosha për të ndihmuar në organizimin e LNÇ-së.

Kjo lidhje e dëmshme shqiptaro-serbosllave, bëri  që pas çlirimit në vitin 1945 Serbia ta tregojë fëtyrën e vet kriminale duke e shkelur Marrëveshjen e Bujanit, ku thuhej se pas çlirimit popullit shqiptar do ti mundësohet që të vetëvendos për të ardhmen e tij.

Pas çlirimit  në vitin 1945 në ish Jugosllavi u vunë në shënjestr, u përndoqën, u burgosën dhe  u vrarë bijtë më të mirë të popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni  dhe në  Malin e Zi, vetëm e vetëm pse kërkonin të hapnin ndonjë shkollë shqipe ose që kërkonin ndonjë të drejtë legjitime.

Shqipëria ndaj të gjitha këtyre përndjekjeve u tregua shurdhërmemece dhe nuk reagonte fare.

 Shumë të rinj patriotë shqiptarë gjatë periudhës moniste që merrnin guximin dhe ilegalisht kalonin në Shqipërinë mëmë, Shqipëria  në vend që ti mirëpriste  dhe ti  ndihmonte, ajo ose i kthente prapë në ish Jugosllavi , ose i dënonte në Shqipëri me dënime drakonike me epitetin e shpifur si spiunë Jugosllavë.

Shqipëria në kohën kur Aleksandër Meksi ishte kryeministër i Shqipërisë, e refuzoi edhe kërkesën e Ukshin Hotit  për ti dhënë shtetësi të Shqipërisë.

Shqipëria edhe tani pas ardhjes së demokracisë dhe pluralizmit po vazhdon me avazin e vjetër.

Shqiptarët  që jetojnë  në pesë shtetet fqinje nuk kërkojnë që Shqipëria  amë ti mbrojë me rrugë diplomatike, nëpër instirucionet ndërkombëtare, apo me demarshe ndërshtetërore, apo edhe nëpërmjet OKB-së për   të dëshmuar  se interesohet për bashkëkombasit e vet  që jetojnë në shtetet fqinje, që bashkëkombasit shqiptarë   të paktën ti gëzojnë si duhet  të drejtat e tyre legjitime.

Shqipëria nuk është duke e treguar interesimin e duhur  edhe tani aktualisht  lidhur me Kosovën, ku Serbia  po shfaqet me tërë agresivitetin e saj mashtrues  diplomatik kundër Kosovës.

Serbia, me pretekstin se gjoja interesohet për një grusht serbësh që jetojnë në Kosovë, është duke bërë të pamundurën  me lloj loj shantazhesh  diplomatike, për ta dëmtuar  me çdo kushut Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Ne ende nuk e kemi dëgjuar Shqipërinë që ta ngren fuqishëm zërin e saj për ta ndihmuar Kosovën në rafshin diplomatik,qoftë karshi Serbisë agresore gjenocidale, qoftë karshi faktorit ndërkombëtar.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë duke u bërë trinom  me  Hashim Thaçin  dhe  Aleksandër Vuçiqin për arritjen e një kompromisi mes Kosovës e Serbisë nëpërmjet tezës së shkëmbimit  të territoreve, tregon qartë se Shqipëria me këto qëndrime është shumë larg nga kujdesi i Shtetit amë që duhet ta ketë ndaj Kosovës.

Shqipëria dhe diplomacia shqiptare në këtë aktualitet të ndjeshëm dhe shumë të rëndësishëm mbarëshqiptar është vënë në gjumin përallor  dhe nuk po dëgjojmë as edhe një fjalë  në mbrojtje të mirfilltë të bashkëkombasve të saj  në Greqi, Maqedoni, Malin e Zi, në Kosovë dhe në Kosovën Luginën e Preshevës.

Sa është i padrejtë coptimi i trojeve dhe i popullit shqiptar që e kanë bërë Shqipërinë  të duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët, aqë  është i padrejtë mosinteresimi dhe pasiviteti i Shqipërisë amë për bashkëkombasit e saj që jetojnë jashtë shtetit  amë, dhe që i ngjan sjelljes së një njerkë të vërtetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat