Protestë - Bota Sot
Protestë

Opinione

Protestë

Nga: Kimete Berisha Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:17
Kimete Berisha

Ti ke të drejtë me rreziku jetën tënde, mundesh me ja marr inati vetes sa të duash, hallakatu ti e bën çka të duash me trupin tënd, ama në momentin që me vetëdije të plot e rrezikon jetën e tjetrit, thjesht pse 'prapa.icës tënde i duket zor me mbajtë maskë, kjo është 'krim' me paramendim.

Se neve shumë lehtë po na vjen me bajt maskë, shumë sevda po kemi ne kur po ecim rrugës e s'po shohim ku po shkelim.

Ka femra që nuk e mbajnë maskën veç pse nuk u duket vetja 'e bukur' me maskë, pra nuk e vënë maskën për t'ju dukur bukur atyre që mbajnë maskë.

Patetike.

Se, kaq lazëm e kaq jemi myftjaç ne për 'bukuri' në kohën kur po e shohim fundin e magjes.

Me virus e shtyjmë diqysh, ama pa na i pa hundtë e buztë popullata, s'ka jetë.

Kurse meshkujt nuk e bajnë maskën se ju duket joburrni.

A e keni pa Thaçin, s'ka lanë prindi të dëshmorëve pa ua rreziku jetën, tuj shku te ta pa maskë e tuj i marrë ngrykë.

Papërgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.

Ndërsa, sa më e kompleksuar femra, aq më e pakujdesshme, çiftja e saj është në gjendje me rreziku jetën e saj dhe të prindërve të saj, veç m'u dukë 'bukur'.

M'u dukë bukur, merre me mend. Çfarë qëllimi i lart!

Gratë më të lumtura janë ato që e fshehin bukurinë nga syri 'i tretë' dhe e ruajnë si dhuratë hyjnore veç për kë ua do zemra.

Kam nis me u marrë lakmi.

PDK prej fillimit rë pandemisë u tregua shumë 'burrnore' me koronavirusin. Nuk e ka respektu 'frikën' dhe kujdesin, se marre, s'është burrni, s'është me Kanun!

Pra, sa më primitiv dhe sa më i prapambetur mashkulli, aq më paburrni i duket 'frika nga vdekja' dhe frika në përgjigjithësi.

Frika të bën njeri normal.

Krejt ata që i njoh e që nuk kanë bart maskë, tani janë në izolim.

Krejt ata që kurrë në jetë për kurrgjë 's'kanë qitë pushkë', tash po tregohen trima duke e zbulu 'buçkën'.

Krejt ata që as Like s'guxojnë me ua bë shkrimeve të mia, tash po më pyesin 'a po mban maskë a'!

E ata që ankohen se nuk kanë pare me ble maska, le ta arrnojnë ose le ta marrin çorapen e le ta bëjnë maskë.

Kishe s'po dini ju qysh me maru një maskë prej basme. Fore.

Mos bëni hajgare, merre një shall a një cukël dhe bëje maskë.

Kush je ti që m'u çu i madh e i vogël me të lut me mbajt maskë!

Kush je ti që mendon se krejt bota po 'rren' për inati tënd!

Nëse 'rren' krejt bota, duhet me 'rrejt' edhe ti, e jo m'u bë i mençur pa e lexu një libër në jetë, po tuj e vjedh edhe dijen e 'huaj' e tuj e prezantu si tënden.

Thjesht, kushton shtrenjtë me infektu tjetrin dhe me ja rreziku jetën.

Shteti i Kosovës u ka juve dhënë krah', gjithë ditën e lume çirreni në FB 'rroftë vdekja', 'vdekja s'është e vërtetë'.

Ka turli budalle, dikush beson në vdekjen nga Covid-19, veç nëse 'vdes vet'.

Dhe ky rrezikimi i jetës së tjetrit, duhet të ketë çmim, o me pare, o me burg.

Se ti kur me vetëdije të plot e rrezikon tjetrin, çka je ti?

Çka ndjen ti?

S'është mirë kur nuk ndjen as frikë as mëshirë.

I thonë 'psikopat' atij insani.

Ti për vete mos u tut, dil edhe cullak që don, ama shteti duhet të na mbrojë nga shqiptarët e papërgjegjshëm.

Sepse, në këtë shtet deri sot veç 'i keqi' dhe i padrejti ka pas përparësi.

Ju lypni ndëshkim. Dhe ndëshkimin duhet t'ua jap shteti.

Se halli juaj, keni të drejtë vdekjen tuaj
mos me marr seriozisht, por jo vdekjen e të tjerëve, se është krim.

Askush nuk të ndal me 'vra' veten, larg qoftë, por me vra tjetrin është e ndaluar, është krim kapital.

Edhe sytë ua kisha mlu.

P.S. Prej marsit nuk i kam pa prindtë.

Nuk mundem m'u anku se dikush s'i ka hiç. Por ama nuk guxoj me marrë përgjegjësi m'i vizitu, sepse punoj aty ku 'nuk dihet kush hyn e kush del'.

Më mirë me vdek' nga malli për ta, sesa me jetu me ndërgjegje të vrarë.

Unë ndoshta jam primitive, ama po më vjen marre edhe foto me postu, jo që s'kam foto që i rrëzon edhe bilbilat 😂.

Unë po ju marrë lakmi qysh gjithë ditën e lume shqiptaret 'e reklamojnë' seksualitetin fizik, në vend se me dhënë naj mesazh të dobishëm për popullin, si krejt artistët e botës.

O Zot po askushi kishim qenë!

Tamam ilir (të zhdukur nga vetëkënaqësia dhe kurumi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat