Gjarpëri tek foleja e dallandyshes - Bota Sot
Gjarpëri tek foleja e dallandyshes

Opinione

Gjarpëri tek foleja e dallandyshes

Urim Gjata Nga Urim Gjata Më 14 korrik 2020 Në ora: 23:45
Hashim Thaçi

Vetem një ditë para ikjes në Hagë gjarpëri viziton folenë e dallandyshes.

Ve kurorë, betohet e perulet para saj.

Betohet se nuk e di kthimin kur...
Por që një ditë do këthehet i pastër...

( vertet te gjithe ate shpresojme dhe kërkojmë, që ai të provoje pafajsine dhe te rikethehet prane familjes së tij ne kosovë)

Por çudia e ime është përse tani...

Perse në këto ditë rreziku, përse vetëm disa orë para se te ulet në stolin e prokurorit për tu përballur me akuzat ndaj tij, gjarpëri kërkon mbrojtje në folenë e dallandyshes.
Fole që dikur deshi ta gllabëronte deri në flijim bashke me familjen e vogël, apo të madhe të saj...

Përse mbas gjithë asaj baltosje së pa merituar ndaj President Rugoves, dhe izolimit të tij sidomos në Rambuje, sot pikërisht kërkon ndimë apo falje nga shpirti i tij !?

I trembet Hagës, i dhimset Kosova, Rugova, frika nga shpirtërat, apo pabesia ndaj të katërtave bashkë ?

Kosova, Rugova, gjaku, dhe shpirtërat e rënë për të, nuk ndjejnë paqë kur trupi i saj copëtohet e copëtohet përsëri...

Nesër Thaçi do ulet në stolin para prokurorit në hagë,për të pranuar, apo vërtetuar pafajsinë e tij nga ato akt-akuza...
Por ai do ulet më shumë edhe si mallkim per marveshien me sërbinë për e shitjes se trojeve të kosovës..

Pasnesër duhet të ulet dhe Vuçiç, për masakrat e faktuara sërbe ndaj popullsise se pa mbrojtur në shtepite e tyre ne Kosove, për vrasjen e qindra fëmijëve të pa fajshëm në kosovë.

Mbi-pasnesër duhet të ulet në atë stol e dhe Rama, inicuesi dhe mbështetësi i grupit anti kombëtar për coptimit të trojeve të Kosovës.

Sot kurora e gjarpërit e vendosur ne memorjali i President Rugoves, mu duk si tallje, pabesi, gur i hedhur, apo frikë nga shpirti i lirë i ish dallandyshes së lirisë dhe pamvarsisë së Kosovës.

Litari dridhet e përdridhet, por vjen dita që do zgjidhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat