Koalicionet e mundshme

Opinione

Koalicionet e mundshme

Nga: Bajram Selmani Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:14
Bajram Selmani

Zgjedhjet u mbajtën, konstituimi i parlamentit vetëm sa s’ka ndodhur, ndërsa për formimin e qeverisë duhet pritur dhe biseduar “të gjithë me të gjithë”.

Fitues i zgjedhjeve u shpall koalicioni që i prinë LSDM, edhe  në “palën” maqedonase, ndërsa në atë shqiptare BDI. Raporti i numrave është asisoj që mund të vinë në shprehje më shumë kombinime të njëjta për formimin e qeverisë.

Nëse LSDM “harron” se “shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare” dhe BDI heq dorë prej “kryeministrit të parë shqiptar” mund të vijë në shprehje qeveria ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, por Aleanca të mbetët në opozitë.

Nëse BDI ofrohet të bëjë koalicion me VMRO DPMNE, atëherë VMRO DPMNE duhet ta harroi çështjen Gruevski në “dritare duke pritur”, që mbet si “Hajdari i ndërruar”, duke pritur të oficializohet koalicioni VMRO DPMNE-BDI i zgjedhjeve të kaluara. Ndërsa BDI, të harroi “kërcënimin” e ndërrimit të kushtetutës dhe shfuqizimin e shumë “ndryshimeve kushtetuese”! Për më tepër që VMRO DPMNE, nuk pranon kurrfarë kushtëzimesh. Bisedimet edhe pse me interes, do të ishin të komplikuara!

BDI si dhe Partia Demokratike e Menduh Thaçit, janë në pozitë tu ofrohen dhe të ofrojnë, varësisht prej asaj se nga “fryn era”. Daç me VMRO DPMNE daç me LSDM! Pozicioni i LSDM është më i pafavorshëm, për momentin më i pafavorshëm në krahasim me VMRO-n, sepse për brenda saj e ka BESËN e Bilall Kasamit, si mjaft “dyshuese” për formimin e koalicioneve, sepse thjesht mund të del prej fjalës. Nuk donë konkurrent në LSDM-në, qoftë edhe të jetë Aleanca! VMRO DPMNE këtë hendikep nuk e ka, por ka një tjetër, në vete përfshinë përfaqësues të shumë grupe etnike, të cilët janë gjah i lehtë për ndryshimin e ekuilibrave partiak për formimin e qeverisë. Prandaj shtrohet pyetja, këto sa janë lojal ndaj koalicionit në fjalë (të VMRO DPMNE), kur kemi parasysh pushtetin dhe benifitet lidhur  me të!

Nëse nuk bëhet kombinim që Alternativa Shqiptare të mbetët në opozitë - e ndarë prej Aleancës Shqiptare, mbetët alternativa ose “krejt shqiptarët në opozitë ose krejt në qeveri” që të bëhet qeveria stabile! Por kjo pak do të jetë e tepërt! Në të kundërtën do të kemi “qeveri të pakicës”!, me mandat të “kufizuar”!

Në ndërkohë, Kryetari i Shtetit Stevo Pendarovski, do të duhej jo vetëm ta ndaj mandatin për mandatarin (sipas kushtetutës), por edhe ta luajë rolin e arbitrit me përpikëri, duke krijuar mirëbesim te palët e interesuara për formimin e qeverisë.  

Për momentin të gjithë taktizojnë: dikush është në pushim, e dikush nuk dihet ku!, gjithashtu i treti dhe i katërti. Asnjëri nuk dëshiron për momentin të ngutet e të deklarohet për ndonjë opsion të mundshëm. Partitë që morën pjesë në garën zgjedhore “heshtin”. Hesht edhe “faktori” i jashtëm. Si duket të gjithë e presin momentin e duhur për prononcim. Deri atëherë, na duhet edhe pak të presim!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat