Pandemia po e shkatërron pushtetin e Putinit - dhe nervozizmi po rritet në Kremlin

Opinione

Pandemia po e shkatërron pushtetin e Putinit - dhe nervozizmi po rritet në Kremlin

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 30 korrik 2020 Në ora: 17:14
Vladimir Putin

Pothuajse gjysma e të gjithë rusëve kanë humbur kursimet e tyre si rezultat i krizës së Coronës, por dhe Presidenti Vladimir Putin, ka humbur popullaritetin në mesin e popullatës. Në vendin gjeografikisht më të madh të botës, pllakat tektonike kanë filluar të lëvizin.

Fundi i epokës së Putinit, hedh hijet e tij:

· Fuqia ekonomike e Rusisë duket të jetë jo e favorshme. Që nga aneksimi rus i Krimesë në 2014 dhe sanksionet e BE-së dhe ShBA - me përjashtim të vitit 2018 - rritja vjetore ekonomike ka mbetur nën dy përqind. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB-ja (Bruto prodhimi ) e vendit madje ra me dhjetë përqind. Qëllimi shtetëror ishte që Rusia deri në vitin 2030 të jetë një nga pesë ekonomitë botërore më të mëdha. Si duket kjo ka qenë prej kohësh vetëm ëndërr. Fantazitë gjthpërfshirëse të presidentit rus, nuk do të rrumbullaksohen, nga situata e tashme reale ekonomike.

· Varfëria në vend është rritur ndjeshëm. Pothuajse gjysma e të gjithë rusëve nuk kanë më asnjë kursim për shkak të krizës së koronës . 44.6 përqind e 145 milion banorëve tani duhet të bëjnë më pak se ekuivalentin e 180 eurove në muaj. Para prillit kjo ishte vetëm 14 përqind.

Plani i Putinit, për shoqërinë moderne industriale, nuk po funksionon më

Vartësia nga depozitat e lëndës së parë mbeten shumë të larta, dhe tendencat po rriten. Mënyra e nxjerrjes së lëndës së parë në prodhimin industrial të vendit, u rrit nga 34 përqind në 39 përqind midis 2010 dhe 2018, ndërsa pjesa e prodhimtarisë ra nga 53 përqind në 51 përqind. Plani Putinit, i shoqërisë moderne industriale, nuk po funksionon.

Vlerësimet për përkrahjen e presidentit Putin, i cili sipas Institutit të pavarur Lewada ishtin 89 përqind në maksimum, po zbresin. Tani vetëm 60 përqind e rusëve e mbështesin Putinin.

"Putini ka humbur besimin e një personi të fuqishëm"

Në këtë situatë shpërthyese, demonstratat që kanë vazhduar me javë të tëra në qytetin lindor rus të Khabarovsk, 6000 kilometra larg Moskës dhe shumë afër, vetëm një hedhje guri nga Kina. Putin kishte një guvernator popullor atje dhe u zëvendësua nga një përkrahës i Kremlinit. Udo Lielischkies, shefi i gjatë i zyrës së ARD në Moskë dhe një autor i suksesshëm ("Nën hijen e Kremlinit - Rrugëtim në Rusinë e Putinit") jep analizën e tij dhe është i pamëshirshëm në brifingun, konferencial të mëngjesit:

Putini ka humbur besimin e një personi të fuqishëm. Ai është pothuajse plotësisht vetë i zhytur dhe i ka lënë qeveritarët të menaxhojnë me pandeminë."

"Putin ka problem me legjitimitetin, është e qartë, sepse nervozizmi në Kremlin është i madh".

"Ajo që dikur e bëri Putininin kaq popullor, disa vite më parë, për shembull aneksimi i Krimesë, tash po shihet se e ka lodhur. Kjo nuk po funksionon më. Njerëzit tani po e kuptojnë se i gjithë ky patriotizëm nuk e ushqen askënd".

"Dikur Putini ka qenë në gjendje të siguroi gjithçka të bukur dhe të ishte i suksesshëm, gjatë 20 viteve të fundit, po tani të gjitha këto po i hakmerren. Kjo është, nëse thoni në mënyrë cinike, një fat autokratik."

Nëse Putini detyrohet të largohet, ai nuk do të ikë në mënyrë paqësore

"Tetë milion njerëz janë të papunë, nuk ka punë dhe as ndihmë shtetërore. Por marrëveshja ishte gjithmonë: ju mund të jetoni dobët, por shteti është ai për të ju ofruar gjërat më të rëndësishme. Port tash nuk po e bënë këtë dot më."

Përfundim: Publiku dhe mediat gjermane vëmendjen e kanë përqëndruar drejtë Uashingtonit dhe Brukselit. Ndërkohë, pllakat tektonike kanë filluar të lëvizin në vendin gjeografikisht më të madh të tokës. Nëse Putini detyrohet të largohet, ai nuk do të iki në mënyrë paqësore./ Autori: Gabor Steingart

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat