Organizimi ideo-politik dhe shoqëror në Kosovë

Opinione

Organizimi ideo-politik dhe shoqëror në Kosovë

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 2 gusht 2020 Në ora: 09:31
Mr. Sc Shpend Salihu

Në këtë periudhë të amulisë politike dhe shoqërore, ku klasa jonë politike na ka fut në ambis të thellë politik dhe hendeku politik vetëm se po rritet, shtrohet pyetja si të bëhet organizimi ideo-politik dhe të orientohet shoqëria Kosovare në binar të normalitetit. Vetëdija e ulët shoqërore dhe qytetare po ndikon në uljen e vetëdijes politike dhe mungesën e ideologjisë politike dhe shtetëformuese të Kosovës. Idealet e politikës Kosovare ishin jetësimi dhe ndërtimi e konsolidimi i shtetit, rregullimi i mirëqenies qytetare dhe aderimi në struktura veri-Atlantike e liberalizimi i vizave për shtetas të Kosovës.

Shtetësia u jetësua edhe pse e mangët se ende kemi mungesë legjitimiteti dhe sovraniteti të plotë shtetëror, problemi është tek rregullimi i mirëqenies dhe liberalizimi i vizave dhe konsolidimi i shtetit e aderimi në struktura ndërkombëtare. Vetëdija e klasës sonë politike përmes fragmentarizmit parlamentar dhe përmes strukturave amorfe në organizata të caktuara politike, ku shumë parti, kanë problem të profilizimit të brendshëm dhe hendek të qartë në vizionin konsolidues shtetëror, atëherë shtrohet pyetja ku e kemi organizimin shoqëror.

Organizimi shoqëror edhe pse kishte mangësi mund të thuhet se funksionojë, duke iu falënderuar shoqërisë civile, dhe një pjese të konsiderueshme mediale, e cila arriti sado ku të rris vetëdijen qytetare të mobilizojë masat dhe të i dëshmojë komunitetit ndërkombëtar, që mendimi kritik ekziston në Kosovë, që definitivisht disa analistë dhe qarqe mediale kanë filluar të vetëdijësojnë masat që veprimet e klasës sonë politike janë të dëmshme, dhe se duhen ndryshime rrënjësore në sistem me qëllim të tejkalimit të situatës së krizës në të cilën na futi politika.

Përkundër mungesës së ideologjisë politike të subjekteve politike, që kishin misionin parësor, që të hartojnë platforma dhe programe të qarta politike se nga duhet të trasohet rruga e Kosovës si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, një pjesë e mediave dhe analistëve të mirëfilltë arriti të vetëdijësoj opinionin për gabimet si në plan të brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar, si dhe sesi duhet të trasohet rruga e Kosovës në të ardhmen. Duke iu falënderuar mediave në plan ndaj Serbisë filluan disa iniciativa nga shoqëria civile dhe mediat sesi duhet të zhvillohet dialogu me Serbinë, e gjithashtu sesi duhet të harmonizohet dhe zbatohet ligjshmëria, që ishte domosdoshmëri e integrimit në BE. Filluan iniciativa në  hartimin e skemave sociale për kategoritë e rrezikuara sociale, në uljen e kamatave bankare, në parandalimin e evazionit fiskal, si dhe në kontrollin e karburanteve dhe çmimeve në treg, se edhe pse në ekonomin liberale shteti nuk ndërhyn në ekonomi, nëse rrezikohet e mira e qytetarëve shteti ka mekanizma të ndërhyrjes me çfarë me sukses u ndaluan veprimet e pakontrolluara në tregun Kosovar të çmimeve në treg.

Duke iu falënderuar disa mediave fillojë të ketë inercion pushteti që të parandalojë dhe luftojë ekstremizmin islamik si një dukuri e rëndë subverzive në shtet, vazhdojë lufta e pakompromis ndaj krimit të organizuar sepse mediat rregullisht i bënin presion sistemit gjyqësor, për luftimin e krimit të organizuar, çfarë është një veprim shumë pozitiv. Mediat arritën të bindin shumë militant politik, që e kishin gabim sepse konjukturat politike në pushtet krijuan oligarki politike dhe ekonomike, dhe një pjesë e tyre përfitojë si në aspekt financiar ashtu edhe promovimit në pushtet, gjersa pjesa tjetër mbeti me gishtat në gojë, kështu që tanimë numri i militantëve politik po bie sepse askush nuk don të promovojë subjektet që mendojnë vetëm për rrethin e ngushtë të njerëzve të tyre, gjersa të tjerët vijnë rreth greminës financiarë dhe politike.

Andaj duke iu falënderuar mobilizimit të disa mediave dhe grupeve të interesit, filluan hartime të politikave parimore në shtet, që domosdoshmërisht i bën inercion pushtetit që të fillojë të i zbatojë në praktikë, andaj organizimi shoqëror, po sjell edhe platforma ideo-politike.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat