Absurditeti i politikanëve tanë, për tu kandiduar për postin e presidentit

Opinione

Absurditeti i politikanëve tanë, për tu kandiduar për postin e presidentit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 gusht 2020 Në ora: 10:40
Sherif Ramabaja

Tash kur presidentit aktual Thaçit, pas disa muajsh, pritet ti skadoi afati i presidentit dhe i cili nuk ka gjasa të rikandidohet,( duke e ndërruar kushtetutën e vendit), shkaku i Gjykatës Speciale, është ndezur lufta në mes liderëve, për t´u kandiduar për këtë post.

Iritimi më i madh është se Kosova ndodhet në udhëkryq të bisedimeve me Serbinë, kurse politikanët tanë shfaqën ambicjet për postin e presidentit, duke harruar se në çpozitë ndodhet fati i vendit.

Po mos të ndodhej Kosova në këtë situatë ndoshta askush nuk do të kishte pasur vërejtje ndaj kandidaturave, po absurditeti është se çdo gjë injorohet. Shteti ndodhet para sfidave, kurse kandidatët ëndërrojnë postin e presidentit të vendit.

Kandidatura e parë u njoftua nga një komandant i luftës zoti Haradinaj. Pra komandantët sikur bëjnë gara mes veti, pa menduar dëmet që i kanë shkaktuar vendit deri më sot.

 Zoti Haradinaj derisa tentonte ta merrte postin e kryeministrit premtonte se brenda 3 muajëve të qeverisjes së tij do të largohen vizat. Premtonte po ashtu se Çakorrin sërish në bisedime me Malin e Zi, do t´ia kthej Kosovës.

Po këto vetëm ishin premtime të tij që asnjërën nuk i realizoi, kurse tash kërkon ta merr postin e presidentit dhe shtron kushte: nëse nuk bëhet president do ta rrëzoi qeverinë.

Kandidati tjetër zoti Limaj, po ashtu ka ambicie të tilla pa marr parasysh dështimet e tij në qverinë e kaluar si ministër i “ tenderave “.

Zoti Pacolli, pse jo edhe ai don që të bëhet president. Derisa ishte jasht qeverisë, gjithnjë përmes mediave paralajmëronte që me ndihmën e tij ky shtet në këtë ditë, do ta njeh Kosovën.

 Por kur u bë ministër qeverie, dështuam të bëhemi pjesë e Interpolit, dështuam në njohje të reja dhe dëgjonim vetëm për tërheqje të njohjeve, kurse në fund e akuzonte qeverinë Kurti, për tentim atentati ndaj tij. Kurse tash edhe ai dëshiron të bëhet president i vendit. Pse jo !

Një figurë që mbetet nën hije, po që me të gjitha forcat, nga prapavija, ka ambicje për t´u bërë president, është zoti Mustafa. Pse jo !

Ai së paku është një figurë e rryer që nga komunizmi. Ka lënë gjurmë kudo dhe ka kryer funksione të larta. Është figurë me përvojë dhe din të dredh dhe të ç´dredh. LDK e ka privatizuar dhe e ka bërë filialë të zotit Thaçi. Tash pse mos të bëhet edhe president i Kosovës.

Megjithëse Kosova ka nevojë për figura që proceset i shpijnë përpara, por si duket komandantët ende nuk e kanë kuptuar realitetin.

 Këta komandant nëse në luftë ishin të sukseshëm, kanë dështur në udhëheqjen e pasluftës, prandaj çdo ditë dëgjojmë dhe lexojmë absurditete për kandidaturat e tyre.

Në Gjermani deri më tash kemi 4 kandidatura për ta zëvendësuar kanlelaren Merkel.

 Të gjithë deri më tani janë personalitete të njohura që janë treguar të sukseshëm në funksionet e tyre, por me paraqitjen e pandemisë këto figuara janë rivlerësuar, sa ishin të suksesshëm në këtë kohë krize.

Sondazheve iu prinë kryeministri i Bavarisë edhe pse fare nuk ka paraqitur kandidaturë, po nuk do të thot që nuk do të paraqes. Pra këtu kandidaturat vlerësihen me suksese.

Për fat të keq në Kosovë po ndodh e kundërta, kandidaturat po vlerësohen me dështime. Të merituarit nuk po i shofim askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat