Krahinizmi shqiptar është shenjë primitivizmi

Opinione

Krahinizmi shqiptar është shenjë primitivizmi

Nga: Uk Lushi Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:15
Uk Lushi

Nuk është aspak enigmatike pse bëhet zhurmë për të ashtuquajturin "racizëm" shqiptar kundrejt shqiptarëve. Thuhet e shkruhet dhe sidomos në momente kur ka përafrim drejt bashkimit kombëtar se shqiptarët e Kosovës venerohen me nënçmim në Shqipërinë Londineze apo këta të fundit po njëjtë në Shqipërinë Ahtisaariane.

Nuk mund të ketë racizëm mes pjestarëve të të njëjtit grup. Provicializëm po. Ka shqiptarë prishtinas që shohin prej "lartësie gjoja elitiste" shqiptarë nga Gllogoci, më pak se 30 km nga Prishtina. Ka shqiptarë tiranas që shohin si "më pak qytetsa të rafinuar" shqiptarë nga Kavaja, vetëm disa dhjetëra km nga Tirana. Ky krahinarizëm shqiptar është shenjë primitivizmi që gjeografikisht haset kudo në shqiptari dhe te krejt grupet njerëzore.

Por moshat e harmonisë grupore shqiptare nuk paraqesin anën e tjetër të medaljes që mbi 90% e shqiptarëve nuk e dallojnë nga vetja apo shikojnë gjegjësisht trajtojnë shqiptarin tjetër nga cilado hapësirë shqiptare me nënçmim.

Prandaj gjithmonë duhet shtruar pyetja: pse një mendësi e një 10% shqiptarësh duhet të jetë në ballinat e medieve, e jo dashuria e 90% të shqiptarëve që shohin shqiptarët tjerë me respekt dhe si pjesë të së njëjtës familje?!

Po e lë për zemrat dhe mendjet tuaja të përgjigjeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat