Adem Mikullovci një jetë në shërbim të teatrit dhe për kombin e tij...

Opinione

Adem Mikullovci një jetë në shërbim të teatrit dhe për kombin e tij...

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:05
Adem Mikullovci

Të gjithë e kemi njohur aktorin Adem Mikullovci.Saherë që hapeshin dyert e Tearit Kombëtar në Prishtinë,nëpër vite të dridhjeve dhe të dorës së fortë të regjimit serb,aktori dhe teatri në Prishinë,dilte para me gjakin të mbushur me tipare të artit teatral se,e kanë thënë më të drejtë:arti di të vrasë të keqën dhe regjimet totalitare(vrasëse)ua thenë kokën...(!).

Ademi Mikullovci ishte njeriu dhe artisti i Kosovës.Të gjithë e kishim për hise për veti...!

Në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit,aktori ynë Adem Mikullovci përmes filmit,,Një pallto për babain tim në burg,,ishte një mesazh para botës për orët e (ri)pushtimit të Kosovës me tërë forcat ushtarako-policore dhe paramilitare për vrasjen e shqiptarëve dhe për të djegur tokën jallane të Kosovës!

Në kujtim të udhës krijuese,e pata për nder që për filmin ,,Një pallto për babain tim në burg,,pata shkruar një recension në gazetën arsimore ,,Shkëndija,,që ishte dedikuar si gazetë për mësesuesit e shkollës shqipe në Kosovë.

Adem Miukullovci  e kishte lexuar shkrimin tim  dhe me një fjalë me pati thënë:,,Faleminderit për shkrimin dhe për filmin,,Një pallto..,,!

Sot,aktori ynë u nda nga jeta dhe nga bota asrtistike e teatrit shqiptar.Teatri ishte shtëpia e tij,prej aty si e do rendi dhe,siç kanë thënë të tjerët se,një shtet dhe një komb,njihet me tiparët e qytetërimit,për aq sa ka teatër në vendin e tyre...!

Adem Mikullovci e vëni disa gurë në Panteonin për kombin shqiptar dhe për Kosovën dhe u nis të takoj në amshim Bekim Fehmiun,Istref Begollin,Abdurrahman Shalën,Faruk Begollin dhe Sandër Prosin dhe të tjerë artistë shqiptarë të atdheut të tij që aq shumë e deshti!

Faleminderit Adem Mikullovci për testamentin që po ia leni brezave të rinj shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë Etnike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat