Mirupafshim verë – Stina e bukur e vjeshtës po vjen

Opinione

Mirupafshim verë – Stina e bukur e vjeshtës po vjen

Nga: Albina Hyseni Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:09
Albina Hyseni

Ditët e nxehta të verës marrin fund shume shpejt. Mbrëmjet fillojnë të freskohen duke na njoftuar se po vjen vjeshta, një stinë ku ngjyra e gjelbër e pranverës dhe e verës pak nga pak fillon të shndërrohet në ngjyre të verdhe te arte dhe në ngjyrë kafe të pjekur.

Pemët çdo ditë e nga pak do fillojnë të rrezojnë gjethet duke shtruar tapeta te artë. Gjethet e verdha e të kafenjta dhe kecasin lehtë nga kur shkelen nga hapat e njerëzve, një kërcitje feshfëritëse që të shoqëron në çdo hap dhe të kujton që të jesh i vëmendshëm ndaj ndryshimit te natyrës.

Një nga karakteristikat më kryesore të kësaj stine, është fillimi i shirave vjeshtore. Shiu i vjeshtës është një shi i ngrohtë, jo i rrëmbyeshëm. Shpesh te krijon kënaqësinë te rrish pas dritares e të shohësh si ulet poshtë nga qielli litare-litare. Vjeshta është një stinë ku njerëzit fillojnë të bejnë pregaditje nga më të ndryshmet për dimër.

Në këtë stinë bëhen turshitë e ndryshme me lakër, patëllxhanë, recetat me të gjitha llojet e frutave. Edhe pse në vjeshtë ka shumë shira, edhe pse koha fillon te ftohët, edhe pse na duhet t’’i themi lamtumire verës se nxehtë, pushimeve, kjo stinë na fal shume ngrohtësi me ngjyrat e saj, me shportën e madhe te frutave qe shijojmë me oksigjenin qe na mbush mushkëritë.

Stina e vjeshtës mbetet një ndër stinët më tërheqëse dhe emocionuese për ata qe dinë të shijojnë bukuritë që kjo stinë te fal përditë. Përveç se stina e vjeshtës është një nga periudhat që sjell ndryshime thelbësore.

Kalojmë nga rrezet e forta të diellit në shi, vlenë të theksohet se kjo ndikon jashtë mase edhe në sistemin tonë nervor dhe psikik. Por shpesh herë kjo stinë sjell edhe trishtim tek disa njerëz. Ka shumë persona që nuk e përballojnë këtë ndryshim drastik, dhe mbledhin në vetvete shumë ndjenja të dhimbshme.

Te disa mund të konsiderohet edhe si një periudhë reflektimi. Në këtë periudhë të vitit duhet të kemi parasysh që të kujdesemi më shumë për trupin, të merremi me aktivitete fizike në aq sa ke mundësinë, të ushqehemi shëndetshëm. Nëse keni kohë të lirë, kultivimi i bimëve është një antidepresiv shumë i dobishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat