Mjerimi dhe jo profesionalizmi i disa gazetarëve - moderatorëve në televizionet e Kosovës!

Opinione

Mjerimi dhe jo profesionalizmi i disa gazetarëve - moderatorëve në televizionet e Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:27
Ismail Muçiqi

Në Emisionin Info Magazina e Klan Kosovës të ditës së premte të 25 Shtatorit ku mysafir i këtij emisioni ishin Muhamet Halimi Avokat dhe Xhevxhet Qeriqi ku u ba fjalë për ngjarjen e sotme të arrestimit të Kryetarit të OVL-së. Udhëheqja e këtij emisioni e shfaqi haptazi nivelin e mosdijes dhe të jo profesionalizmit gazetaresk.

Moderatorja në vendë që me emisionin që e udhëhiqi të tregojë sens dhe maturi për të qetësues situatën e tensionuar që ndodhi sot ndërmjetëm Policisë së EULEXI-it dhe disa Veteraneve të UÇK-së.

Ajo me plotë pa pjekuri dhe naivitet ju drejtua Veteranit Qeriqi me pyetjen se.. A jeni ju të gatshëm të derdheni gjakë për ti mbrojtur UÇK-në dhe vlerat e saj.

Mjerisht pyetje të pa matura dhe naive dhe të pa pjekura po manifestohen edhe përditë e më shumë para ekraneve televizive nga ana e disa gazetarëve dhe moderatorëve të pa përvojë dhe të pa përgatitur për punën që kryejnë.

Roli dhe misioni i gazetarëve është informimi i saktë dhe i drejtë i opinionit me kohë dhe në hapësirë.

Gazetarët kanë për mision kultivimin e lajmeve dhe informatave të cilat ndodhinë por gjithmonë duke dhënë mesazhe dhe kahje me energji pozitive për tejkalimin e të gjitha vështërsive dhe problemeve që ndodhin në shoqëri.

Është jo Profesionalizim dhe veprim amatoreskë ti drejtohesh individit, zyrtarit apo përfaqësuesit të institucionit duke i shtruar pyetjen pa vendë, nxitëse dhe provokuese duke i kontribue edhe më shumë problemit ekzistues.

Ky llojë i jo profesionalizmit gazetareskë në disa mjete të informimit ka shkakëtue dëme duke ndikue edhe më shumë në polarizimin e skenës politike në Kosovë duke u shtri deri tek familjet gjithandej Kosovës.

Profesioni i Gazetarit ka status të veqant në jetën shoqërore dhe politike dhe ka përgjegjësi para opinionit për fjalën e thënë apo për tekstin e shkruar.

Duhet theksuar se këto probleme të cilat po i përcjellin mjetet e informimit janë rrjedhojë e nivelit të ulët të organizimit, të trajnimit të stafit gazetareskë nga ana e pronarëve të mediumeve private, të cilët agjendë pune e kanë interesin materialo financiarë për kompanitë e tyre e jo për ngritjen dhe afsimin profesionalë të gazetarëve të cilët në situata të ndryshme po i irritojnë shikuesit.

Politika e ndërtuar dhe udhëhequre në mjetet tona të informimit është me plotë defekte dhe të meta si në aspektin profesionalë njështu edhe në aspektin teknikë.

Andaj politika programore duhet të konceptohet në drejtimë të interesave të opinionit duke gjeturë forma dhe mundësi që përmesë emisioneve të ndryshme, ti shërbejë qytetareve duke krijue rrethana dhe mënyra afërmuese me energji pozitive.

Qytetari i Kosovës është i ngopur me lajme dhe informata negative, qoftë të karakterit politikë apo socialo ekonomikë, qe nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Tani është koha që institucionet të cilat kanë marrë përgjegjësi për ta udhëhequr vendin të mirën më shumë me kodin etiken dhe normat në sistemin informativë të mediumeve që punojnë në Kosovë, dhe kjo duhet bërë përmesë ligjitë përkatës të informimit politik.

Në Botën demokratike mjetet e informimit kanë përgjegjësi ndaj punës dhe gjithëmon krijojnë konkurrencë të vlerave për avancimin sa më të lartë profesionalë të Gazetarëve,Redaktoreve dhe të stafit udhëheqës mediatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat