Mike Pompeu, diplomati inteligjent dhe i qetë!

Opinione

Mike Pompeu, diplomati inteligjent dhe i qetë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 18 tetor 2020 Në ora: 08:55
Qamil Gjyrezi

Mike Pompeo është një prej diplomatëve më të qetë dhe inteligjent në vite në diplomacinë amerikane. Pompeo ka një personalitet shumë të qëndrueshëm. Pompeu mendon, flet, shprehet, vepron qetë dhe shumë qartë. Në të gjitha daljet e tija në media, në takimet diplomatike, ai është model i diplomacisë amerikane komplementare, paqësore post-moderne. Që me emërimin dhe betimin si sekretar shteti diplomacia e SHBA-ve me aftësitë inteligjente diplomatike të Pompeo, ka arritje të mëdha në politikën e jashtme. Mike Pompeo është mendja e Zotit Trump. Pompeo zhvillon një diplomaci komplementare me Azinë, Kinën, me Europën, BE, Indinë si partner serioz dhe besnik i SH.B.A.-ve, me Afrikën, me konfliktet në Lindjen e mesme dhe një arritje e madhe me rajonin e Ballkanit, me nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Ndonjë ish-diplomat nw shqiptar “komsomolas”, ish-komunist që e ka pasë si shtëpinë e tij Komitetin qëndror të rinisë, para viteve 90-të, shqetësohet “me demek”, për “gjuhën” e Zotit Trump me Gjermaninë.

Së pari Zoti Trump, e ka prejardhjen nga gjyshi nga Gjermania dhe ka një respekt të vecantë për Zonjën Merkel. Së dyti Zoti Trump ka një sekretar shteti si Pompeu, që di shumë mirë të komunikojë me të gjithë botën dhe në mënyrë të vecantë me Gjermaninë si aleati më i qëndrushëm dhe i fuqishëm i SH.BA-ve nw Europw. Por diplomacia amerikane aktuale, nuk lejon që të cënohen interesat amerikane, “Amerika first” dhe nuk i ka me “sy të mirë” disa shtete, në të gjithë botën në Azi dhe Europë që “lozin” në politikën e jashtme me dy standarte. Diplomacia amerikane nuk ka kundërshtarë, por konkurrentë në të gjithë botën, duke punuar shumë për paqen dhe stabilitetin botëror.

Por diplomacia amerikane nuk i ka me sy të mirë, “ish-komunistët” e konvertuar në demokrat në ish-lindjen komuniste dhe “neo-marksistët” në Kosovë, të cilët nuk do të kenë të ardhme me fitoren e mandatit të dytë të Zotit Trump!

Në mënyrë të vecantë, diplomacia amerikane nuk e mbështet dilomacinë anarkike dhe të paqartë, për intersa të pushtetit të Rilindjes dhe Edi Ramës dhe kam besim se do të mbështesi modelin diplomatik të kryeminsitrit të ardhshëm të Shqipërisë Zotit Lulzim Basha, i cili prezanton një politikë të qëndrueshme dhe shumë komplementare me SH.B.A dhe BE. Në Kosovë diplomacia Trump-Pompeu, mbështet haptas Kryeminsitrin aktual Abdullah Hoti dhe stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit perëndimor.

Lulzim Basha dhe Abdullah Hoti janë “modelet” që duhet të dëgjohen dhe do të sjellin vetëm ndryshim dhe zhvillim në Shqipëri dhe Kosovë.

Më vjen ndërmend qetësia e Zotit Pompeu në ditët më të vështira të Pandemisë Covid-19-të dhe komunikimi i Zotit Trump me Zotin Pompeu në konferencat e jashtëzakonshme për Pandeminë në Shtëpinë e Bardhë.

Cili është Michael Richard Pompeo?

Michael Richard Pompeo (30 dhjetor 1963) është politikan, diplomat, biznesmen dhe avokat amerikan i cili, që nga Prilli 2018, ka shërbyer si sekretar i 70-të i Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Ai është një ish oficer i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe ishte Drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga janari 2017 deri në prill 2018. Pompeo ishte anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara nga 2011 në 2017, duke përfaqësuar distriktin e 4-të të Kongresit të Kansas. Ai ishte një përfaqësues i Kanzas në Komitetin Kombëtar Republikan dhe anëtar i Delegacionit të Kongresit Italiano Amerikan. Pompeo është gjithashtu një anëtar i lëvizjes Tea Party brenda Partisë Republikane. Presidenti Donald Trump e emëroi Pompeo si sekretar i shtetit në mars 2018, me Pompeo pasuar Rex Tillerson pas shkarkimit të tij. Pompeo u konfirmua nga Senati më 26 Prill 2018, në një votim 57–42 dhe u betua në të njëjtën ditë.

Këta ishin dy fjalë për Mike Pompeo, diplomatin inteligjent dhe të qetë që do të sjelli stabilitet dhe zhvillim në të gjithë botën në mandatin e dytë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat