Dështimi i BE-së për të sanksionuar Turqinë, dhe pasoja e mos reagimit

Opinione

Dështimi i BE-së për të sanksionuar Turqinë, dhe pasoja e mos reagimit

Nga: Mr. Sc. Shpend Salihu Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:35
Mr. Sc. Shpend Salihu

Lidhjet e Turqisë me Rusinë , dhe kalifati islamik i Rexhep Taip Erdoganit, po i kalon kornizat e normales dhe kërcënimi nga një pranverë e re Arabe, po rritet jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Ballkan e Europë. Mos të harrojmë se trupa të mëdha të ISIS para ca kohe ishin të stacionuara në Kobane të Turqisë e Turqia asgjë nuk ndërmorri që të i asgjasojë, pos saj në vend që të e luftojë më parë Al Qaeden si dhe me pas ISIS, Turqia vazhdojë të i persekutojë dhe arrestojë e vrasë Kurdët anemban Irakut, me çfarë ndëryri në mënyr të paautorizuar në Irak ndaj Kurdëve dhe gjendja u bë goxha alarmante. Të drejtat e komunitetit Kurd dhe Armen u shkelën në mënyrë eklantante nga sulltanati i Rexhep Taip Erdoganit e ai pos saj, ndërmorri një fluks të refugjatëve Sirian të cilëve iu lejoi kalimin e papenguar prej Turqisë në shtetin Grek, me çfarë e tensionoi sigurinë nacionale të Greqisë , e pas saj arriti që me trupat e veta të eksplorojë në bregdetin Grek. Komuniteti Evropian dhe ndërkombëtar me përjashtim të Francezëve, të cilët u vendosën në anën e Greqisë dështojë të i ndalojë manovrat Turke rreth bregdetit Grek. Pos saj Turqia e sulltanit Erdogan, vazhdojë të ndërtojë xhamia në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Sanxhak dhe pjesën e Bosnjës Muslimane, duke i konsideruar si troje të ish perandorisë Osmane, e pos ndërtimit të xhamiave, mallrat Turke vërshuar Ballkanin, e përmes kësaj edhe ndikimi Turk u rrit deri në kufirin Serbi-Kroaci. Pos saj Erdogan rregullisht kërcënonte Europën për shkak të moslejimit të Turqisë të bëhet shtet i BE-s, dhe dha shumë deklarata pompoze dhe kërcënuese anemban Europës, duke tentuar të dëshmojë hegjemonin e tij Turke në Ballkan dhe shtrirjen e Islamit në Europë. BE dështojë se pas shumë veprimeve që ndërmorri Erdogan, është dashtë që pas manovrave të fundit në bregdetin Grek të ndërmerr hapat si në vijim:

Sanksione ekonomike të eksport-importit në Turqi dhe drejtim të BE-s, si dhe sanksione në fluturim.

Më pas nëse kjo nuk do kishte efekt pezullim të përkohshëm të vizave për BE të shtetasve Turq, me çfarë irritimi i opinionit Turk ndaj politikave agresive të Erdoganit do rritej,

Bojtotim të turizmit të shtetasve perëndimor në bregdetin Turk, me çfarë do binte bruto produkti shoqëror i Turqisë,

Suspendim të përkohshëm të Turqisë nga Aleanca Veri- Atlantike- NATO, si dhe bllokim të ndihmave financiare dhe huave nga Banka Botërore dhe BERZH,

Inicim të procedurës në parlamentin Evropian dhe më pas në Asamblen Gjenerale të OKB-së të gjenocidit Turk ndaj Kurdëve dhe Armenëve, si dhe ngritja e zgjidhjes së çështjes Kurde dhe Armene në Turqi, me avancim të subjektivitetit të një autonomie politike për Kurdët dhe Armenët në Turqi,

Të obligohen shtetet si Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, që derisa të jenë sanksionet e BE-s ndaj Turqisë të i bojkotojnë mallrat Turke në territoret e veta

Gjetja e një rruge alternative të gasit për Europën, që mos të depërtojë gasi Turqi- Tbilisi dhe Azerbejxhan i cili kontrollohet nga Erdogan dhe Putini, me çfarë do kishte rrënie dastike ekonomike në Turqi,

Vendosja e trupave shtesë të NATO-s në kufirin Greqi- Turqi, që të parandalohet një agresion Turk ndaj Greqisë, me të cilin do mund të destabilizohej NATO

Ri-hapja e procesit negociator për Qipron Veriore, dhe lejimi i mbajtjes së një referendumi që shtetasit e Qipros Veriore të deklarohen se a duan të bashkohen sërish me Greqinë, sepse aneksimi Turk i Qipros Veriore arriti të ndryshojë balancin demografik atje, si dhe komuniteti Grek në Qipron Veriore u diskriminua në mënyr të paparë nga Turqia,

Nëse BE do i ndërmirrte masat e lartëcekura, do krijoheshin provincat autonome Kurde dhe Armene në Turqi, që së bashku përbëjn mbi 30 milion banor ose mbi 37 përqind të popullsis Turke, Erdogan do binte nga pushteti, Qiproja Veriore sërish do i rikthehej Greqisë, hegjemonia Turke në Ballkan do binte, si dhe Turqia do pamundësohej që sërish të aktivizoj pranverën Arabe, dhe islamizimin e Ballkanit dhe Europës që është projekt i Rexhep Taip Erdoganit dhe grupeve të sheikhëve Arab me të cilët është i lidhur si dhe i rrymave neo-naziste, të cilat do humbnin potencën si financiare ashtu edhe politike në Europë dhe rrafsh global, dhe ndikimi Anglo-Amerikan sërish do rritej në Europë dhe Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat