Krushqit e ngrirë të Ministrisë së Kulturës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk mund të jenë ambasadorë të trashëgimisë kulturore shqiptare

Opinione

Krushqit e ngrirë të Ministrisë së Kulturës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nuk mund të jenë ambasadorë të trashëgimisë kulturore shqiptare

Nga: Azgan Haklaj Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Azgan Haklaj

Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave pasi kanë deshtuar totalisht në misionin e tyre për të promovuar kulturën shqiptare, historinë, etnosin e vjetër e kostumografinë popullore aq të larmishme e të lashtë që e ka zenafillën qysh në lashtësinë pellazgo- ilire janë kthyer në ojq familjare e klanore, në një stan ku gëlojnë servilët e pushtetit me çdo lloj shpikje apo rrene siç thoshte Shekspiri "shumë zhurmë për asgjë".

E nëse në planin e brendshëm rrenoj totalisht  Teatrin Kombëtar e shterroj  aktivitetet kulturore jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqet e tjera të vendit, Ministria e Kulturës Shqiptare e mediat pranë Qeverisë Shqiptare i bëjnë jehonë njerëzve, shoqatave anonime e mediokre, të cilat me shumë janë sekserë e ndërmjetës për ndarjen e fondeve me projekte rrenash duke bërë shou me shpikjet e tyre, thua se Ministria e Kulturës është një agjensi e asistencës dhe përkujdesjes sociale dhe jo enti kryesor përgjegjës për kulturën kombëtare e trashëgiminë e saj.

Qëndrimi diskriminues e përçarës, e përtej kësaj monopolizimi i politikave kulturore dhe i shkruarjes së historisë së saj nga një dorë e vjetër me mentalitet bolshevik, aftësi e vetme e të cilëve është servilizmi pështirosës ndaj pushtetit, mediokriteti intelektual e profesional, amatorizmi në punën shkencore kanë sjellë pasoja të rënda në këto institucione, pasoja të cilat në një vend normal me qeveri, institucione kulturore e shkencore të përgjegjëshme do të ishin evituar me kohë.

Në vend të hartimit të një strategjie afatgjatë mbi bazat e një metodologjie të mirëmenduar shkencore, ku të angazhoheshin të gjitha përsonalitetet më të njohura të artit e kulturës, të mendimit akademik e të fushës së studimit dhe të kritikës Ministria e Kulturës që e njeh trashëgiminë kulturore siç e njihte Shefqet Peçi naftën e hidrokarburet e tjera ka zgjedhur tu hedhë hi syve opinionit publik me gjoja promovimin e vlerave tona të trashëgimisë kulturore shqiptare në botë përmes Uneskos.

Gjirokastra, Berati e Butrinti kanë hyrë në Unesko qysh kur ministresha jonë e kulturës i binte maces me lugën e përsheshit. 

Ajo dhe delfini i pushtetit në Akademinë e Shkencave Vaso Tole mashtrojnë ditë e natë kur thonë se kemi çuar në Unesko vlerat me të mira e përfaqësuesve të trojeve etnike shqiptare.

Përkundër kryeveprave të jashtëzakonshme të krijuara e të ruajtura në shekuj nga paraardhësit tanë që nga epoka iliro- arbërore Ministria e Kulturës nën dirigjimin e Akademikut të ideologjisë enveristo- sorosiane ka propozuar për në Unesko Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, një krijesë e shëmtuar e folkut shqiptar dhe akademive me mendësi bolshevike për ti dhënë imazhin fallco të diktatorit gjakatar e të epokës së tij, kur Shqipëria ishte sipas propogandës së kohës:

"I vetmi fanar ndriçues për popujt e botës"

Krahasojeni veshjen kombëtare të Malësisë së Madhe e Malësisë së Gjakovës, të Çamërisë, të Rekës dhe Rugovës me kominoshet e pantollonat "made in Kina" me të cilat femra në kohë të diktaturës pozonte para aparateve fotografikë e kamerave.

Ku është xhubleta e stërlashtë pellazgo- ilire?!

Ku është Vallja Pirrike?!

Ku është Kërcimi i Logut të bjeshkëve?!

Ku janë Polifonia e fustanella labe?!

Ku është Kanuni i Lek Dukagjinit?!

Ku është Kanuni i Gjergj Kastriotit?!

Ku janë Eposi Kreshnikëve dhe lahuta shqiptare, plisi i bardhë dhe xhamadani?!

Ku është Gjama e Burrave?!

Ministria e Kulturës mashtron teksa mburret se falë fames së institucionit të saj dhe Akademisë së Shkencave do të jenë në Unesko si pjesë e trashëgimisë botërore të njerëzimit.

Trashëgimisë  tonë historike kulturore sot i kanosen dy rreziqe të mëdha e të drejtëperdrejta të cilat të cilat rrezikojnë vetë ekzistencën e saj.

Në radhë të parë kjo trashëgimi ishte lënë në harresë të plotë e në meshirën e fatit dhe së dyti ajo rrezikon të tjetërsohet dhe të mbajë në të ardhmen e afërt targën e armiqëve tanë shekullorë serbo- grekë, të cilët kanë një strategji të mirëmenduar e afatgjatë për të zhbërë identitetin historik e kulturor të Kombit Shqiptar.

Për kundër këtij rreziku të cilit nëse i hapet rrugë do të jetë me pasoja katastrofike për të sotmen e të ardhmen e Atdheut.

Banda e koncesionarëve të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave bën sehir e ulur këmbekryq në prehërin e mediokritetit të papërgjegjësisë dhe injorancës profesionale.

Publiciteti i "festivaleve" të geshtenjave, ballokumeve, patateve, lakrave e kërrnackave dhe lenia pas dore e problemeve madhore të ruajtjes, koservimit 

e promovimit të vlerave me të spikatura që shqiptarët kanë krijuar nëpër shekuj përmes dallgëve të historisë.

Krijimtaria e Fishtës është si Bibla dhe Kurani për shqiptarët ngase Lahuta e Malësisë është evokim i epopesë së tyre kombëtare dhe personazhet e mëdha të saj janë sot e përjetësisht profet të lirisë.

Zana shqiptare është kryepersonazhi i lahutës fishtiane jo vetëm në veprën epike "Lahuta e Malësisë" por edhe "Mrizi i zanave" është një tjetër kryevepër e tij në gjininë e lirikës.

Po të të ringjallej vetëm pesë minuta Homeri shqiptar e të merrte vesh se zanave dhe shtojzovalleve do t'ju prishnin gjumin në mrizet e lëndinat, në kreshtat e bleruara e gurrat e kristalta të bjeshkëve shqiptare me kërcime me tupana do të shqyhet se qeshuri e do të ju thoshte këtyre shpikësve "mendjendritur" të Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave:

Lexoni "Visaret e Kombit", e aty do të mesoni se si i ngrin zana në Lugje të Verdha Kreshnikët e Jutbinës me gjithë nuse kur guxuan të loznin me kuaj e të benin zhurmë në "shtëpinë" e saj në bjeshkë. 

Bjeshkët tona janë të shenjta për shqiptarët ashtu siç ishte Olimpi në antikitet për grekët e vjetër.

S'mbahet mend kurrë që të jetë bërë dasëm e as të kenë kercitur tupanat në bjeshkë se për ndryshe çfarë misteri e shernjtërimi do ti mbetej këtij territori me bukuri mahnitëse që Zoti e ka caktuar për zanat, orët e shtojzovallet, shqiponjat, dhitë e egra e kaprojtë, faunën dhe florën e egër.

Në bjeshkët shqiptare është degjuar me shekuj kushtrimi ehoooo, melodia e fyellit, një melodi mahnitëse kur interpretohet në nivel artistik, e cila imiton përsosmërisht natyrën e virgjërinë e saj, cicërimat e zogjëve e gurgullimën e krojeve të kristalta, vajin e gezimin.

A mund të pranohet në Unesko një shaka e hidhur, një shpikje idioteske

"Kërcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës"

Çfarë parametrash shkencor ka kjo shpikje?!

Sa e lashtë është?!

Në cilin festival kombëtar ka marrë pjesë Tropoja me këtë kërcim apo kcim ?!

Vetë tupani a është trashëgimi kulturore e Tropojës?!

Vetë emri Tropojë a është trashëgimi kulturore e Malësisë së Gjakovës dhe sa i lashtë është?!

A është emërtim sllavë i shekullit të 14- të me kristovulën e Stefan Deçanskit, i biri i të cilit Stefan Dushani me Kanunin e tij zhduku të drejtën zakonore shqiptare dhe bëri tjetërsimin e identitetit shqiptar.

Historia na mëson se Kanuni i Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit  zhduken Kanunin e zhupaneve sllavë dhe bënë kthimin në identitet.

A i din Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave këto fakte?!

Nëse i dinë lojën e kujt po bëjnë?!

Trashëgimia kulturore fishtiane është një minierë floriri dhe vetëm maja e Ajsbergut të kësaj trashëgimie ka dalë në dritë.

Ajo pret të eksplorohet sepse aty është kodifikuar gjeneza, historia dhe trashëgimia materiale shpirtërore e Kombit Shqiptar.

Gjergj Fishta ishte akademik i madh, e po ti njihte në kohën e vet tipa si ministresha e kulturës dhe Vaso Tolen do ti kishte murosur në fletët e "Gomarit të Babatasit", veprës satirike me të shquar të letërsisë shqipe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat