Liria nis tek zemra

Opinione

Liria nis tek zemra

Nga: Atdhe Geci Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 19:32
Atdhe Geci

...Shtëpitë na janë shndërruar në Trojë!...Ajo që kërkon t´i gjej bijtë e vet nëpër botë është nëna, babai, vëllai e motra, nuset që presin të dashurit, shtëpitë që kërkojnë të zotin e saj!... Jetojmë në një klinikë universale!...Zëri heroik i letërsisë do flas se s´bën. Ta shprangosim të vërtetën e burgosur! Kosova dardane e meriton një jetë më të mirë!...

Kush po i shpërngulë shqiptarët! Ajo tek né ka vetëm një emër, Qeveri!...Nuk dua vuajtja të sëmuret as dhimbja të vdesë! Është koha të kthehen tek toka mëmë, dallëndyshet e mërgimit!...Popull,të gjithë po pyesin! A kemi popull! Dhe të gjithë duan ta dinë, ku është!? Dhe,.. a kemi duar për grushta! Vendi im ku je!? Si është e mundur që, liria ta ketë emrin mashtrim, hajni, korrupcion, prostitucion, poshtërim, e çka jo!...

Kot përpiqem për ardhmëri artistike! Nuk ka art pa atdhe të konsoliduar! Ç´të bëjmë me qeveritë që mohojnë origjinën pellazgo- ilire!...gjykojeni vet! Pse liria tek ne vjedh, mashtron, prostituon, tradhëton, shet tokë e det!...

Fol forcë e ndryshimit! Folni nxënësa, studentë, mësues të lirisë! Jeta është e shkurt për të heshtë aq gjatë! Popull, nxirre heroin tënd! Në emër të lirisë, qeveritë këtë vend po e poshtrojnë. Krejt popujt i ndjekin armiqtë, qeveritë tona blejnë armiq!... Popull, gjeje rrugën tënde! Zogjtë me një fije bari në gojë bëjnë betejën me kohën. E kuptoj,... Në çdo shtëpi ka hyr frika e pasigurisë. Popull, liria nis tek zemra!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat