Mitropoliti serb Porfirije e këcënon Kosovën

Opinione

Mitropoliti serb Porfirije e këcënon Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:43
Rexhep Torte

Ky Mitropolit po e ndjek rrugën e Patriarkut Irinej dhe Episkopit Amfiobije, të cilët i zuri mallkimi i Kosovës dhe dënimi i Zotit, duke ndëruar jetë nga COVID-19.

Mitropoliti Porfirije - Mitopolit i Zagrebit dhe Lubjanës, para mediave serbe deklaroi se Kosova dhe Metohija është çështje e identitetit të serbëve dhe se, në rast se e humbim atë si themel të ekzistencës, nuk jam i sigurtë se populli ynë ka një të ardhme’, informon “Bota Sot” në WEB faqen e datës 24 nënëtor 2020.

Serbia mbetet kanceri i Ballkanit, e etshme për konflikte, luftëra, vrasje, masakra, dëbime dhe okupime të trojeve shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Në historinë e Serbisë dhe të serbëve të ardhur në Ballkan nga Kaukazi, nuk mund të gjesh asnjë periudhë historike pa luftëra dhe pa sulme ndaj popujve autoktonë për tua okupuar trojet, dhe më së shumti kanë pësuar shqiptarët.

Serbia dhe serbët me të njejtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Ballkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë.

Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë sëbashku edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Orthodokse Serbe edhe udhëheqësit shtetërorë të Serbisë.

Image

Patriarku Irinej i Kishës Orthodokse Serbe, tërë jetën e tij e kaloi si luftënxitës ndaj shqiptareve dhe Kosovës.

Episkopi Amfilohije, i Kishës Orthodokse Serbe në Mal Të Zi, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Me luftë ta rikthejmë Kosovën. Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”.

Mitropoliti Porfirije,-Mitropolit serb për Zagrebin dhe Lubjanën me 24 nëntor 2020, para mediave serbëe, deklaroi se, “Kosova dhe Metohija është çështje e identitetit të serbëve, dhe se në rast se e humbim atë si themel të ekzistencës nuk shoh që populli serb ka një të ardhme”.

O Metropolit Porfirije, mos e mashtroni veten, sepse të dhënat historike flasin, por edhe Ju e dini fort mirë se serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi, dhe mos gënjeni. Vendlindjen, themelet dhe identitetin e serbëve duhet t’i kërkoni në Kaukaz, e jo në Kosovë.

Kosova është denbabaden shqiptare dhe e larë me gjakun e shqiptarëve.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare të cilat serbët i kanë pushtuar, ndryshuar dhe përvetësuar. Për këtë ekzistojnë prova bindëse që i mbani të fshehura në arkivat kishtare.

Metropiliti Porfirije, me tej deklaroi se, “ Kjo nuk nënkupton armiqësi ndaj askujt, por Kosova dhe kisha janë vertikale që projektojnë të kaluarën pa të cilën nuk ka të ardhme. Miti është çështje imagjinate , dhe Kosova është zotim për patriarkun tonë dhe kishën tonë, është gje identitare…. Interesi jetik i kishës dhe ruajtja e Kosovës dhe ndërtimi i Tempullit të Shën Savës”.

O Metropolit Porfirije, mos e mashtroni veten, sepse historia e serbëve mbështetet vetëm në mitologji dhe gënjeshtra.

E vërtetë është ajo që pasqyron kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817, ku Serbia figuron si një shtet i vocër përreth Beogradit, dhe se është zgjeruar duke vrarë, djegur dhe dëbuar shqiptarët.

Si është e mundur që nje Serbi aqë e vocër siç e tregon harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389?!

O Mitropolit Porfirije, shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, mirëpo serbët e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi i kanë zgjeruar kufijtë e Serbisë me luftëra të pëgjakshme , me vrasje e masakra duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton, me identitet, gjuhë e kulturë më të pastër në Ballkan, dhe se shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë e pushtuar nga shqiptarët.

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

O mitropolit Porfirije, po Jua kujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia filloi dhe kreu lutëra gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegocinë dhe në Kosovë, duke bërë gjenocide trishtuese, duke vrarë, masakruar e dhunuar me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm.

Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmije duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare.

Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.

Ja edhe disa nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Koasovë gjatë luftës 1998/99” të autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

O Mitropolit Porfirije, Ju dhe tërë klerikër e Kishës Orthodokse Serbe besimin fetar e paskeni kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht.

Pas të gjitha këtyre mizorive që Serbia i kreu në Kosovë, as nga Ju dhe as nga ndonjë klerik tjetër nga Kisha Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këto krime që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve, e që ishte obligimi i Juaj parësor i edukimit shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot.

Ju klerikë të Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem.

Mitropiliti Porfirije, shtoi se, “ Kisha zyrtare nuk ka hëpësirë tjetër për veprim përveë njerëzve dhe shtetit në të cilin jeton, dhe se bashkëpunimi me institucionet zyrtare duhet të jetë një marrëdhënie e natyrshme. Të gjithë patriarjanët e mëparshëm ishin të hapur për dialog dhe bashkëpunim me shtetin”.

O Mitropolit Porfirije, në Kosovë jeton një grusht i vogël i serbëve që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Megjithatë Beogradi dhe Kisha Orthodokse Serbe nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriarkanave, të cilat, po e përsërisim, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, dhe se serbët i kanë okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar, Serbia synon të dominojë në Kosovë.

Kisha Orthodokse Serbe është i vetmi besim fetar në botë që në vend që ta fisnikërojë shpirtin e besimtarëve serbë, ajo i nxit për luftëra, gjakderdhje dhe okupim të trojeve shqiptare.

O Mitropolit Porfirije, Kosova është tokë e shenjtë shqiptare. Larg duart nga Kosova, sepse Kosova është shqiptare dh e larë dhe e njomur me gjakun shqiptar.

Serbët për krimet e kryera ndaj shqiptarëve do t’i dënojë Zoti në këtë jetë dhe në jetën e pëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat