Shkelje flagrante e Sigurisë Nacionale nga ana e Drejtorit të AKI-së

Opinione

Shkelje flagrante e Sigurisë Nacionale nga ana e Drejtorit të AKI-së

Nga: Mr. sc. Shpend Salihu Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:59
Mr. sc. Shpend Salihu

Në bazë të Ligjit të AKI-së, Drejtori i AKI-së, i jep llogari të drejtpërdrejt Presidentit dhe Kryeministrit, si dhe i raporton direkt Komisionit Parlamentar të AKI-së, mbi ngjarjet ose evenimentet e dyshimta, që mund të e përkeqësojnë gjendjen e Sigurisë Nacionale në shtet.

Hyrja në objektet e institucionit të Presidencës dhe tendenca, jo vetëm për pranim dorëzimin e shkresave dhe letrave zyrtare, të natyrës Top Konfidenciale, ose konfidenciale, duhet të bëhet me njoftimin paraprak të Presidentit dhe marrjen e pëlqimit të tij, si dhe njoftimi i Kryeministrit.

Çdo marrje e paautorizuar e informacioneve të sigurisë së lartë në zyrën e Presidencës, është jo vetëm tejkalim i kompetencave dhe marrje e paautorizuar e informacioneve të klasifikuara, por edhe gjithashtu vepër penale tendencë e asgjësimit ose vjedhjes së informacioneve me karakter të sigurisë nacionale.

Veprimet e paautorizuara, dhe gjoja se preteksti i drejtorit të AKI-së dhe agjentit të AKI-së se gjoja se është tendencë të merren dhe fshehën informacionet nga EULEX-i, është edhe një vepër shtesë penale, pasiqë u.d i Presidentit në këtë rast është dashtë të aprovojë ose mohojë, çasjen e EULEX-it në marrjen e informacioneve të karakterit të sigurisë nacionale, pasiqë Republika e Kosovës, prej 12 shkurtit 2008 është shtet sovran, dhe i ushtron funksionet themelore të shtetit në mënyrë autonome, që është ushtrimi i funksionit juridik dhe politik në shtet.

Dispozita e Ligjit të Presidencës e parashefë në mënyrë decidive se askush pa prezencën dhe pëlqimin e Presidentit nuk guxon të futet në arkën e Presidencës, sepse vetëm Presidenti ka çelësin e sigurisë, dhe çdo tendencë e thyerjes së kodit të sigurisë, paraqet vepër të rëndë penale. Pos saj mos të harrojmë se edhe nëse gjoja se ish Presidenti, ka autorizuar marrjen e dokumenteve të tij, një person të tretë të autorizuar nga AKI, ai person pa pëlqimin e Presidentit të ardhshëm konkretisht në këtë rast ud. Presidentit Vjosa Osmani, paraqet pos veprave të lartcekura, shmangie të zingjirit komandues, dhe mos përfillje e rregullave të angazhimit. Pos saj duhet theksuar gjithashtu se edhe po të vinte tek pranim-dorëzimi i dokumentacionit nga njëri President tek tjetri, me prezencën fizike të të dyve, sërish do të kishim shkelje ligjore, sepse gjatë pranim-dorëzimit, ish Presidenti mund të marr postën e vet, gjersa të gjitha dokumentet e karakterit të sigurisë nacionale, qofshin ato të klasifikuara apo top të klasifikuara, i barten Presidentit të ardhshëm e nuk mund të merren nga ish Presidenti, sepse janë dokumente që mbeten në arhivën e Presidencës dhe mund të asgjëson, pas një periudhe kohore, siç e parashehë Ligji për Mbrojtjen e të dhënave zyrtare, pos saj hartohet procesverbali i klasifikuar i pranim-dorëzimit të shkresave, e aq më tepër ish Presidenti, gjatë dorëzimit të detyrës dhe shkresave të ndryshme, detyrohet që shkurt të e informojë Presidentin e tanishëm mbi karakterin e dokumentacionit përcjellës, si dhe mbi vërejtjet dhe rekomandimet sesi ka vepruar në raste të caktuara, si dhe ta këshillojë formalisht Presidentin aktual, sesi do duhej proçeduar, me ato dokumente në të ardhmen.

Veprimet irracionale nga Drejtori dhe ekipi i AKI-së, dëshmojnë fatkeqësisht për mungesën e profesionalizimit në AKI, si dhe shkeljet eklantante të rregullave të procedurës si të Ligjit të AKI, ashtu edhe të Ligjit mbi Presidencën. Në këtë rast, duhet urgjentisht Komisioni Parlamentar për AKI, të mblidhet, dhe të hetojë Drejtorin e AKI dhe personelit të tij, për të gjitha veprimet e ndërmarra në objektin e Presidencës, e nëse konstatohet se këto shkelje janë bërë, duhet të iniciohet kallëzim penal nga ana e Presidentit dhe Komisionit Parlamentar të AKI-së, ndaj Drejtorit të AKI-së dhe ekipit të tij, tek Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sepse këtu ka elemente të presupozuara të tendencës së asgjësimit ose marrjes së paautorizuar të dokumenteve të karakterit të klasifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat