Kështu ndodh kur Gjykatën e ke në Kosovë, e shefin e saj në Hagë!

Opinione

Kështu ndodh kur Gjykatën e ke në Kosovë, e shefin e saj në Hagë!

Nga: Kimete Berisha Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:03
Kimete Berisha

Kështu ndodh kur Gjykatën e ke në Kosovë, e shefin e saj në Hagë!

Shih Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Formulime filloriste, sygjestive, me parafjalë, me fjalë dykuptimëshe...me ndjenja, tamam, thuajse i kanë shkruar hajmali dikujt me varrë në trup.

Gjykata s'ka ndjenja, por vendos me racio.

Ama Gjykata jonë ka ndjenja dhe s'ka mundur t'i fsheh ato.

Shih shprehjet qesharake që i ka përdorë Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj:

Gjykata thekson...

Gjykata e merr parasysh...

Gjykata rikujton...

Gjykata potencon nevojën...

Gjykata konsideron...

Gjykata vëren...

Në këtë frymë, Gjykata vlerëson...

Gjykata sjell në vëmendje...

P.S. Normal që Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kjo për shkak se Gjykata ashiqare bie në kundërthënie me vetveten.

Pra, sipas Gjykatës Kushtetuese, 'nuk bën të jesh i dyshuar për krime para se të bëhesh deputet, por pasi të bëhesh deputet, lejohet me qenë njëfarë gjysmë krimineli'.

Pa u çliru nga Gjykata Kushtetuese, Kosova nuk bën, sepse krejt, ama krejt, janë shokë të PRONTO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat