Sa përqind do t’i fitojë Vetëvendosje me 14 shkurt?

Opinione

Sa përqind do t’i fitojë Vetëvendosje me 14 shkurt?

Nga: Faton MEHMETI Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:32
Albin Kurti

Zgjedhjet do të mbahen me 14 shkurt, Ditën e të Dashuruarve. Partitë politike kanë ndezur motorët për të pas sukses sa më të mirë  nga këto zgjedhje, të cilat i kanë  gjetur të papërgatitur, në tërësi.

Pjesë  e fushatës është edhe propaganda,loja që  zhvillohet me psikologjinë e qytetarëve. Në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe sondazhet, të cilat janë pjesë e propagandës për të fituar sa më shumë vota.

Secila parti paraqet tjetër nga realiteti, me qëllim që tek qytetarët të ngulitet ideja e turmës, duke thënë se jemi të parët, shumica bien në ndikimin e shumicës, dhe kjo është pjesë e politikës.

Megjithatë, në situatën aktuale thuaje të gjithë, mendoj partitë  e mëdha e pranojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para, edhe pse nga LDK thonë se edhe ata janë të parët.

Megjithatë situata në terren, dhe fryma që  ndjehet është se VV është  e para. Kjo parti politike në sondazhet e veta e paraqet vetën mbi 50 %, disa të  partive të  tjera, edhe pse të  papublikuara nuk e thonë  të  njëjtën gjë.

Edhe disa organizata tjera e paraqesin VV të parën, por diku mbi 41 %, lojë shifrash. Ndonëse duken si të parëndësishme, kjo mund të  ndikojë  tek votuesit e papërcaktuar, që në Kosovë  janë  mbi 60 %, e të cilët janë pjesa kryesore që mund të përmbysë të gjitha sondazhet.

Kjo, është edhe arsye kryesore që zhvillohet kjo betejë  me sondazhe, se kush është e para, dhe kush jo. Deri me 14 shkurt do të  kemi sondazhe edhe më të shpeshta, vetëm vota e qytetarëve tregon qartazi se kush sa merr. Deri atë herë jemi në formën e spekulimeve, luftë  mes partive për të  tërhequr shumicën e papërcaktuar, duke paraqitur vetën si të parën, dhe më të besuarën nga qytetarët. Ne, si shqiptarë, në përgjithësi i ndjekim turmat, mandej thonë  se politikanët nuk i njohin qytetarët, pikërisht se i njohin kanë  bërë gjithë veprimet e tyre.

E kanë ditur se populli nuk lëviz, duron, dhe kanë vazhduar të na vjedhin ditë e drekë. Ata e dinë  shumë mirë  se shqiptarët shkojnë  pas turmës, kështu që po e paraqesin vetën si turma më  e madhe, për tu bërë vërtetë  e madhe.

Vetëvendosje është parti e parë, këtë e pranojnë  edhe ata që nuk e thonë, kjo peshë mbi VV ka mbi vete rreziqet e saja. Vetëvendosje duhet të di se si të  mbajë  peshën e madhe që ka mbi supe, peshë  e cila mund ta shemb. Rritja e shpejtë nëse nuk menaxhohet mirë , dhe me maturi, di edhe të të kthehet në bumerang. Kështu që përveç të  mirave të  saja, rritja ka edhe përgjegjësitë  e saja.

Ndonëse sondazhet japin shifra të ndryshme, a thua vërtet  sa përqind do t’i fitojë Vetëvendosje në  zgjedhjet e 14 shkurtit?!

Këtë askush nuk e di me siguri, mbetët të presim përfundimin e zgjedhjeve për ta kuptuar, deri atëherë  jemi vetëm në hapësirën e supozimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat