Të zezat e Kudusi Lamës dhe kërcënimet ndaj Ahmet Krasniqit dhe ushtarëve të tij

Opinione

Të zezat e Kudusi Lamës dhe kërcënimet ndaj Ahmet Krasniqit dhe ushtarëve të tij

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 26 janar 2021 Në ora: 18:48
Kudusi Lame

....Si ushtarak, dua ti drejtohem opinionit me disa konstatime vetanake, sa i përket Kudusi Lames, ”gjeneral“, grad e rangut më të lartë në kierarkinë ushtarake.

Me sa e di unë deri më 1997, në rajonin e Kukësit, përgjegjësinë e sigurisë të Zonës Operative e ka pasur një „Regjiment i Këmbësorisë “,...!

Nëse e zbërthejmë në kontekst ushtarak atë “Regjiment të Këmbësorisë”,- sa dhe cilat Njësite do t’i ketë pasur ? Kjo duhet të të ketë qenë përafërsisht si vijon: 3. Batalione Këmbësorie, Divizion Artilerie, Batalion i Tankeve, Kompani Inxhinjero-minuese, Kompani-Batalion Logjistik, Tog Lidhje, Kompani Diversante-Vëzhgues dhe Komandën.

Për të komanduar me të gjitha ato Njësite, duhet të ketë qenë një ushtarak i rangut nën-Kolonel, gjegjësisht Kolonel !

Me sa unë kam njohuri, z. „Gjeneral“, Kudusi Lame, bazur në shkresën kërcnuese, me të cilën më është drejtuar, si vijon : “ duhet të largohesh patjetër nga Rajoni i Kolshit , se është nën përgjegjësinë time”, qe prezentuar si komandant Divizioni, e jo si Komandant i Njësive të lartëpërmendura!!!

Nëse ai ka qenë në kontekst si ushtarak „fiktiv“, me urdhër tjetër, atëherë Gjenerali, duhet të përgjigjet?!

Gjeneralët si puna e juaj z. Kudusi Lame, nuk do duhej të bien aq poshtë, e të merren me Qendra Stërvitore të nivelit Taktik, aty ku e kisha urdhrin nga Halil Bicaj!

Zotëri Gjeneral, ju si komandant i cili kishte detyra ushtarake që në Zonën e përgjegjësisë tuaj, si ushtarak i Rrethit të Kuksit, duhet ti pergjigjeni opinionit si ishte e mundur të mos keni patur njohuri, lidhur me qendrat e Internimit !? Aq më tepër si Gjeneral i cili është dashur t’ iu përmbaheni Ligjeve Ushtarake; t’i zbuloni, ndaloni Qendrat e Internimit, frikës, keqtrajtimit, kompromitimit, rrahjeve, denigrimit e qe besa edhe kërcnimeve me vdekje të kundershtareve politik...!

Kërkoj pergjigje nga ju z. Gjeneral Kudusi Lame, pse nuk i ndaluat „komandantët“, e ashtuquajtur të cilët ushtronin dhunë ndaj të ikurve të rinjë shqiptarë të paarmatosur, të cilët ishin të shtrëngua ti lëshojne vatratve tyre nga dhuna që ushtronin hordhitë serbo-çetnike !

Mos më thuani se nuk ishit në dijeni, që një pjesë e të rinjëve në Zonën tuaj të përgjegjësisë, i merrnin peng nën dhunën e të ashtuquajturve “komandanta”, për t’i përgaditur për disa orë, apo pak ditë për ti futur brenda në Kosovë në luftë .

Gjeneral ju e dini fort mirë se sa muaj duhet përgaditur ushtarët për hyrje në Konfliktin e Armatosur !!! Për mendimin ai ka qenë akt kriminal!

Pyetja ime është për ju z. Gjeneral, a do duhej dënuar ata „komandanta“, sipas Ligjeve Ushtarake, për veprime të tilla në kohë lufte ? Pse keni lejuar të ndodhin aktetë tilla jo humane dhe shumë të rrezikshme për jetën e atyre të rinjëve?

Z. „Gjeneral“, zotëri Kudusi Lame, iu kisha preferuar t’a lexoni, Aktakuzën për të akuzuarit nga GJS, për Kampe Internimi, në Zonën e Përgjegjësisë tuaj . Si është e mundur që ju nuk paskëshit patur informata? Fatkeqësisht , e njëjta ceket, në Zonën e Përgjegjësisë tuaj, Kukës, ”Qendra te Internimit të Kundershtarëve Politik“! Si e spiegoni atë akt jo njerëzor ?

Z. „Gjeneral“, juve dhe „gjeneraleve“ tjerë të Rognerit, u bëj pyetje !

Si ndodhi që ju nuk ishit në dijeni për formimin e Listave për lukuidimin e kundërshtareve politik dhe ushtarak? Mos më thuani se s’kishit kontakt me Shtabin e Rognerit, Shtabin e Përgjithshëm, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi?

Si është e mundur, që ju si „gjeneral“, që kishit kontakt me antarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe Shefin, Bislim Zyrapi, të mos merreshit me ata „komandanta“, që bënin internime, kërcnime dhe merrnin “masa edukative” , “krijonin Lista për likuidimin e kundërshtareve politik të pafajshëm ???!!!

Ju zotëri Gjeneral, si Veteran i UÇK, gjatë luftës më keni kërcnuar mua, dhe të tjerët,..! Pas lufte, në Media keni akuzar ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës sëKosovës, të Ahmet Krasniqit, gjëja se shetisin rrugëve të Tiranës, e nuk e thatë asnjë fjalë për pengesat, kërcnimet, shantazhimet, kanosjen me vdekje nga ish institucionet e athershme të PS, por edhe nga ana e juaj si „gjeneral“ që u pengonte çdo stërvitje ushtarake, e sidomos prezenca jonë ushtarake profesionale.

Ti dhe Fatos Nano, kërkonit të shporremi nga Kolshi, Babina, Viçidolie Papaj !

Pat filluar një „luftë“ e paparë nga Institucionet e Fatos Nanos dhe SHIK-ut, teë Fatos Klosit, se rrebtësisht duhet të mbyllenn të gjitha Qendrat Stërvitore!!!

A ke harruar zotëri gjeneral si iu pate përgjigjur komandantit tim, Ahmet Krasniqit: Jo se do ti mbylli por do i hap edhe të tjerat në gjithë territorin e kufirit me Kosovën.

Megjithate z. „gjeneral“ nuk e keni fajin ju, „nuk ka faj“ as BislimZyrapi !!! Shtabi i Rognerit e donte ashtu, të luftohen me të gjitha mjetet, ushtarakët shqiptarë që ishin rreshtuar në vijen institucionale. Në vend se të unifikohemi- bashkohemi dhe t’i luftojmë forcat serbo-çetnike, ju me Shtabin e Rognerit, i luftonit ushtarakët e MMRK, në krye me Ahmet Krasniqin.

Shtabi i Rognerit solli BislimZyrapin, një nën-oficer, me Akademi të papërfunduar, ish bashkëpuntor i ish shërbimeve serbe në kohën sa ishte në APJ.

Se me çfarë grade erdhi nga Bosnja e Hercegovina e dijmë ne ishtarakët shume mirë, TOGER...!

Ndoshta edhe ate e avansoi “Shtabi i Rognerit”, me të njëjtin rang si ju, me grada të larta pa kurrfarë kriteresh të fushëbetejave, e as institucionale !!!

Tregoni pse nuk kooperoshit me ne ( Ushtarakët Profesionalë) po me Shtabin e Rognerit, „komandantat“ e rrethit të Tropojes..?

Si ishte e mundur që ju si „gjeneral„, ushtarak madhor, me aftësi dhe përgjegjësi gjeo-strategjike, në frontin e luftës, të jeni aq indiferent dhe të mos i propozoni Shefit të Shtabit të Armatës suaj se, ate çfarë përgadiste, Shtabi Kriminal i Rognerit, do të qonte gjer te vëlla-vrasja ?!

Duhet të përgjigjeni në këto pyetje zotëri „Gjeneral “ ?!

Gjeneral, unë isha në luftë në rrafshin e Dukagjinit, nën komandën e kol. Tahir Zemajt dhe e mposhtëm armikun në Betejën e Loxhes, ballë-përballë, si dy Armata ! Ku ishit ju ? Këte e përshkruan dhe bënë lajmin edhe Mediat jasht Kosove .

Këte e përjetova vetë. Ekzistojnë dëshmitë e heronjëve, dhe të gjallëve!

Ishin Njësitë Operative; 131,133,134,... nën komandën e Ahmet Krasniqit.

Iu dhanë goditjet më të forta armikut, në njerëz dhe teknikë, i cili u tërhoq nga fshatrat e Lugut të Baranit

Ju pyes ju, shefin e shtabit, Bislim Zyrapin, shtabin e Rognerit?

Cilën pjesë e çliruat ju në Kosovë, z. “gjeneral“, veteran i UÇK-ës?

Dhe në fund, zotëri gjeneraluc, nuk je ti, Gjeneral ! Gjeneralët, për të cilët kam lexuar ishin; SunTzu i cili ishte Klauzeëitzi kinës, Montgomery, Charles de Gaule, Zhukov, Henry Guisian, Ëesley Clark,...për mua Gjeneral, ishte Ahmet Krasniqi . Si është e mundur, ju si ushtarak që e quani vehten edhe madhor, ishit i involvuar si vullnetar në UÇK, derisa shteti s´íshte në dijeni?!, Deklarimet e ushtarakëve shqiptar si Dritan Goxhaj: ”Ne nuk kishim drejt të jemi pjesë e UÇK-së, unë dhe të tjerët e bëmë për shkak patriotizmit,….bile bile institucionet e atëhershme disa edhe i burgosën”!

Po ty kush ta dha at detyrë, a nuk kishit frigë që do të burgosesh, apo ishte kyqje në UÇK, e qëllimshme dhe planifikuar, kishe mbështetjen e dy fatosave, Nanos dhe Klosit, për ti luftuar, përndjekur, arrestuar ushtarakët e karierës të cilët kishin një hierarki ushtarake nën ambrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat i njihshin, pranonin, zbatonin urdhërat e atyre institucioneve, Presidentin, Qeverinë dhe Parlamentin të konsoliduara nga vota e lirë e popullit në zgjedhjet e lira nacionale.

Image
Major, Nazif Ramabaja në shtab të repartit të QSUK-së, më 27.03.1999 Kolsh

Qendra stërvitore ushtarake në repartin Kolsh, tentimi i rimarrjes së kësaj qendre nga Kudusi Lame dhe sekserët e tij ”Lum Hagjiu” Hajdin Abazi dhe Kadri Kryeziu si sekser të Kudusi Lame.

Image

OBS! Letrën kërcnuese të ”Gjeneralit Kudusi Lame dhe përgjigjen time dërguar atij në ditën e nesërme e kam publikuar në shkrimin e më parshëm, por ja që po ua sjell edhe njëherë.

Qendra Stërvitore në Repartin e Kolshit, ku isha përegjegjës, mirrej me trajnimin e ushtarëve të rinjë për një periudhë 3 javë deri në një muaj, dhe pas marshit të fundit përcillte ushtarët për në Frontin e Koshares.

Image
Major Nazif Ramabaja dhe Luigj Imeri, gjatë marshit më 08 maj 1999,duke kaluar pengesat natyrore.

Janë të njohur ushtarët e rënë në fushën e nderit në Frontin e Koshares si; Izet Beqiraj, përmes të cilit ia kisha dërguar pistoletën time personale Fadil Haderxhonajt përmes Sebahate Tolaj, sepse kisha informatë se eprorët në front s´kan pistoleta e Fadili pasi se e kishte siguruar pistoletën për veti timen ja kishte dhënë Izet Beqirajt komandantit të kompanisë dëshmor, dëshmori tjetër në frontin e Koshares është edhe Ali Ivaja, të dy të dërguar nga QSUK-ja, Kolsh.

Komandantët e skuadrave Arben Durmishi, Binak Rexhaj, Sylejman Asllani dhe ata që vijuan kursin për udheheqjen e skuadrove: Faton Krasniqi, Fadil Osmankaj, Mahmut Mulaj, Sadri Ahmeti, Agron Gashi, Xhelal Mustafa, Muhamet Murtezani, Naim Gashi etj./ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat