Kërkesë, Gjykatës Kushtetuese, Supreme dhe KQZ-së

Opinione

Kërkesë, Gjykatës Kushtetuese, Supreme dhe KQZ-së

Nga: Hafiz Shala - New Nork Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:04
Hafiz Shala

Nuk është kërcënim, por kërkesë legjitime si qytetar në cilësinë e mërgimtarit. Secili e ka storien e vet pse ka emigruar, por asnjëherë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga atdheu i tyre i çmuar për të cilin, përpos ndihmave financiare, pas themelimit të pushtetit paralel si kundërpërgjigje e pushtimit me dhunë nga Serbia, ndihmuan aq sa mundën.

Ata ndihmuan jo vetëm familjarët tanë, por në rend të parë arsimin paralel nëpër shtëpi e banesa në kushte shumë të rënda bile, edhe të ndjekur nga policia, nxënës, studentë, profesorë e arsimtarë, duke mos u dorëzuar para okupatorit, i cili me këto sjellje, paralajmëronte një gjendje shumë më të trishtueshme, burgosje, vrasje qoftë edhe ushtarëve shqiptarë në ish-Armatën e ish-Jugosllavisë duke i etiketuar, si vrasës me qëllim, duke i etiketuar si “ terroristë” shqiptar.

Kur filloi lufta nën emblemën e artë të UÇK-së, e posaçërisht pas sakrificës së familjes Jashari në Prekaz si kryeqytet i Kryengritjes e sakrificës (Albin Kurti gjatë vizitës te varrezat e Jasharajve), vendi i themelimit të kësaj ushtrie, krenari e popullit shqiptar të Kosovës dhe kombit në përgjithësi, ishte kushtrimi që, i preku në shpirt të gjithë shqiptarët kudo që jetonin në rruzullin tokësor, deri të angazhimi direkt nën uniformën dhe komandën e oficerëve kosovarë e posaçërisht ata të shtetit shqiptar, në trajnimin deri te ata në lidhje të drejtpërdrejtë gjatë bombardimeve të NATO-s si Kolonel Dilaver Goxhaj e të tjerë, në përgatitjen për të hyrë direkt në frontin e luftës në Kosovë.

U financua lufta, kryesisht nga mërgata, edhe pse fatkeqësisht u keqpërdor nga të përgjegjshmit të ashtuquajtur komandantë, për çka edhe do të hulumtohet dhe dikush, do të jep llogari, kur pushteti të çkapet që është edhe qëllimi kryesor i këtyre zgjedhjeve siç po konsiderohet, referendum për ndryshim e që, mërgata si asnjë herë më parë, nuk ka shprehur interesim, angazhim, sinqeritet më të drejtë për të ndodhur ndryshimi.

Artikullin e titullova me kërkesë, por edhe njëherësh paralajmërim, pasi mërgimtarët, përpos traumatizimit, maltretimit, po paguajnë shuma të konsideruara që fletëvotimet e tyre të arrijnë më kohë, sipas kushteve të KQZ-së.

Me këtë, dua t’i paralajmërojë institucionet e lartpërmendura se nëse ky refuzim ndodhë në mënyrë masivike të paarsyeshme, po ju informoj së si mërgimtar, do t’ju drejtohem organeve tona të drejtësisë deri te Gjykata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, posaçërisht, për mohimin e të drejtës elementare, dhënia e votës së lirë e demokratike në mënyrë konfidenciale si e drejtë themelore e pa kontestueshme e çdo qytetari.

Prandaj, po i drejtohem, në rend të parë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që t’i ketë në konsideratë dhe mos të jetë tepër strikte në afatin e arritjes së votave me postë, duke e pasur parasysh tërë atë mund të cilin mërgimtarët e patën, qoftë duke e marrë ditë të lirë, qoftë duke munguar nga puna, qoftë edhe pengesat të cilat ua janë paraqitur nëpër sportele të kompanive të dërgesave postale, rasti i veçantë ishte i mërgimtarit nga Franca.

Konsideroni si lutje dhe kërkesë të sinqertë dhe dashamirëse, sepse, siç thotë populli, si jetimi që është me vaj në buzë, të njëjtit janë edhe mërgimtarët.

Duke iu përshëndetur e dëshiruar punë të mbarë, shpresoj në mirëkuptim dhe zërin e arsyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat