Shpërbërja e RSFJ: Këndvështrimi i PPD-së

Opinione

Shpërbërja e RSFJ: Këndvështrimi i PPD-së

Nga: Muhamed Halili Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:26
Muhamed Halili

Zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990 na gjetën ne shqiparët e Maqedonisë në një situatë të keqe arsimore, kulturore, sociale, ekonomike e politike. Pesë vitet e fundit të sistemit monist përfaqsonin një represion të vërtetë ndaj intelektualëve, arsimtarëve, profesorëve, mjekëve gjë e cila ishte rezultat i ndikimit serb ndaj politikanëve maqedonas udhëhequr na Lazar Mojsov dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë lokalë si Melko Antevski dhe të tjerë të cilët nën moton e zbatimit të “Platformës politike për Kosovën për luftimin e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”, aprovuar nga Plenumi i LKJ në vitin 1981., pas demonstratave të studentëve në Prishtinë në vitin 1981 krijuan atmosferë të mosbesimit, frikës dhe konfrontimeve.

Zbatimi i “Platformës politike për Kosovën” në Maqedoni dha efekte tepër negative në lëmin e arsimit, kulturës që rezultat e kishte mbylljen masive të të gjitha shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, ndalesën e librave të botuara në Shqipëri, ndalesën e emërtimit të fëmijve me emra kombëtarë shqiptar, zbrazja e bibliotekave nga botimet shqipe ku autorë ishin hartues nga Kosova e Shqipëria; djegëja e romaneve shqip, madje edhe kompleti i Ismail Kadaresë, madje edhe romani “Kronikë në gur i cili ishte përkthyer maqedonisht dhe veprat e Sterjo Spase-s.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Maqedonisë me Amandamentin 45 e kthyen Maqedoninë në shtet nacional të maqedonasve ishin kulmi i nacionalizmit politik në Maqedoni.

Si shumë punë të tjera edhe erërat e pluralizmit politik në Maqedoni erdhën me vonesë, dhe jo me ndonjë tubim popullor ose sindikalist siç ishin në Poloni me Leh Valesën dhe në Çekosllovaki me intelektualin e madh Vacllav Havel por me Platformën e Petar Goshev-it për transformimin e Lidhjes së komunistëve të Maqedonisë.

Partia për Prosperitet Demokratik lindi si rezultat i qëndresës politike e bënë intelektualët në përgjëthësi të mbështetur masovikisht nga të gjitha shtresat si punëtorë, studentë, bujqë, vajza dhe djem, prindër të gjitha moshave dhe të gjitha vendeve e profesioneve. PPD iste partia e parë politike e regjistruar në regjistrin e partive politike në RSFJ më 5 maj 1990, madje para partive demokratike në Sllloveni, Kroaci.

Fushata parazgjedhore e bërë nga partia nacionalist VMRO-DPMNE në zgjedhjet e para karakterizohej me një atmosferë të ashpër politike antijugosllave dhe antishqiptare. Zgjedhjet e para demokratike mbaruan më 25 dhjetor 1990 dhe u karakterizuan me një ndarje të pabarabartë të njësive zgjedhore në dëm të shqiptarëve. Kjo retorikë antishqiptare erdhi në shprehje posaçërisht gjatë mitingut të madh maqedonas në Tetovë me ç’rast në qendër të qytetit u kërkua dëbimi i shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe krijimi i teritorit të pastë etnik maqedonas.

Në zgjedhjet e para demokratike VMRO-DPMNE doli e para me 39 mandate, pastaj SKM-PDP (Lidhja komuniste e Maqedonisë), Lidhja e forcave reformiste-Partia liberale 17, Partia për emancipimin e romëve1, Partia Socialiste 5 dhe një kandidat i pavarur.

Nisur nga fakti se asnjë parti nuk e kishte fituar shumicën për të bërë qeveri, partitë që kishin fituar shumicën si Lidhja komuniste e Maqedonisë, më vonë SKM-PDP, Partia liberale e Andov-it, Partia socialiste nisën të bisedojnë për të bërë qeverinë e ardhëshme por pas bisedave të gjata dhe të pasukseshme u vendos që më 8 janar 1991 të konstituohet Kuvendi shumëpartiak i Republikës Socialiste të Maqedonisë me përcaktimin që bisedimet për ndarjen e posteve qeverisëse si presidenti i shtetit dhe kryeministri të caktohen më vonë pasi të konstituohet Parlamenti.

Mosmarrëveshtjet kryesore të atyre bisedave ndërpartiake ishin si vijojnë:

-VMRO-DPMNE si parti me shumicë më të madhe kërkonte të krijojë shtet nacional të krishterë të maqedonasve duke kopjuar shembullin e udhëheqsit kipriot Makarios dhe ngulte këmbë në postin e presidentit të shtetit duke propozuar gjyshin Mihail, një prift i ndjekur nga regjimi komunist, icili fare nuk do të ishte i pranueshëm për shqiptarët dhe muslimanët në përgjithësi,

-Lupço Georgievski, për të cilin partitë politike maqedonase kishin rënë dakord të bëhet kryeministër nuk pajtohej në qeverinë e tij të ketë shqiptarë dhe e ktheu mandatin,

-Lidhja e komunistëve të Maqedonisë (më vonë SKM-PDP) pajtohej që Georgievski të bëjë qeveri por ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe ministri i drejtësisë të jenë nga rradhët e ekspertëve, gjë kjo e papranueshme për VMRO-DPMNE.

Në këtë lojë politike për të bërë qeveri koalicioni PPD-PDP (Partia demokratike popullore) nuk ishte përfshirë fare sepse partitë politike maqedonase dëshironin të bëjnë qeveri njënacionale.

BISEDIMET PËR QEVERI VMRO-PPD ME NDËRMJETËSIMIN E HDZ

Në kohën midis rrethit të parë të zgjedhjeve parlamentare dhe ditës së konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë, më 8 janar 1991 kishte biseda të fshehta intenzive midis disa personaliteteve të larta të VMRO-DPMNE dhe PPD-së, me insistimin e komiteteve jashtëvendit të VMRO dhe diasporës shqiptare , ndërmjetsuar nga personalitete të larta të partisë kroate HDZ të Franjo Tugjman-it (e cila i fitoi zgjedhjet bindëshëm në Kroaci) që të bëhet një koalicion VMRO-DPMNE-PPD.

Në fillim bisedimet ishin të sukseshme por më vonë u ndërprenë dhe shkaqet e vërteta nuk i mësuam. Ndoshta rolin kryesor e luajti, sië thotë Georgievski “shteti i thellë (UDBA) i cili historikisht i ndiqte në shtetet perëndimore patriotët e VMRO-së dhe patriotët shqiptarë për pavarësi.

Nga ana e PPD-së bisedimet i bënte sekretari gjenerl Mithad Emini. Sipas disa konstatimeve insistimi i PPD-së dhe HDZ-së që qeveria e re duhet ta përkrah kërkesën e Kosovës të bëhet republikë e shtatë në kuadër të RSFJ-së ka qenë pengesa kryesore sepse forcat anarkiste brenda VMRO-së kishin qëndrime antishqiptare dhe ato i kontrollonte nënkryetari i saj Gollubovski, një politikan i njohur me qëndrime antishqiptare.

Mospërfshirjen e PPD-së në bisedimet e koalicionit me partitë politike maqedonase më 1990, Stojan Andov kryetar i Parlamentit ia spjegon në këtë mënyrë kryetarit të HDZ Franjo Tugjman, si përgjigje kërkesës së këtij të fundit :”... të afërmit e mij në Parti janë të interesuar për ngjarjet në Maqedoni. Disa prej tyre kanë ide të rëndësishme të cilat dua të ti tregojë. Ata më bindin se rezultatet zgjedhore në Maqedoni mundësojnë të bëhet koalicion midis VMRO-DPMNE, partisë tënde (Andovit-shënimi ynë) dhe shqiptarëve. Ky do të ishte një koalicion i fuqishëm i cili mund të zgjedh presidentin e shtetit dhe qeverinë e cila mund të qeverisë pa problem. Komunistat në këtë rast në Parlament do të jenë opozitë... Duhet llogaritur se një pjesë e madhe e shtresës së komunistëve maqedonas është kundër nryshimeve në vend dhe me simpati e shikojnë politikën e Millosheviqit...”

Sipas tij Andov i është përgjigjur: “... I thashë se VMRO nuk është e përgatitur të bisedojë me shqiptarët e lere të bëjë qeveri me ta dhe të rij me ta në të njejtën qeveri. Pikërisht për këtë qëndrim të VMRO-DPMNE të gjitha konsultimet që i kemi bërë në Maqedoni për të lidhur marrëveshtje për zgjedhjen e funksionarëve të rinj si dhe qeverinë, ishim të detyruar t’i bëjmë pa përfqsuesit e partive të shqiptarëve...” ( Andov. S., Драматичната 1991 год., fq 22)

Për fat të keq pas gjithë atyre viteve të kaluara të ecjes shprazët,disa komunistë maqedonas me vështirësi i pranonin ndryshimet e kohës dhe e zgjatnin kohën e pavarësimit të vendit pasi ishin të “fryrë në vesh” nga disa liderë të jashtëm ta mbajnë gjallë Jugosllavinë post titiste udhëhequr nga Millosheviq dhe e kishin tepër vështirë të shkëputeshin nga reinkarnimi i saj.

Duke i ndjekur informatat e shkurta të cilat i mernim nga shtypi i përditshëm si “Nova Makedonija”, “Vecer” dhe MRTV maqedonisht të cilët mbanin qëndrim At Mihaili mos jetë kandidat për president shteti nga ana e VMRO, për të pastruar terenin e kthimit të Kiro Gligorov-it në Maqedoni dhe kandiduar për president.

Në PPD ndërtuam qëndrimin se edhe pse kemi qenë të anashkaluar në bisedimet për qeverinë duhet të votojmë konstituimin e Parlamentit sepse vendit i kanosej rreziku të bie nën ndikimin serb dhe pastaj të bëjmë betejën politike për realizimin e programit tonë politik.

Këtë gjë ua vëmë në dije qartazi në Seancën konstitutive të Parlamentit më 8 janar 1991.

Atë seancë fillestare kur komisioni për mandate dhe imunitet e propozoi z. Stojan Andov si kandidat të vetëm për kryetar të Kuvendit, isha ulur krahëpërkrah me sekretarin e përgjithshëm të PPD-së zotin Mithad Emini.

Kur udhëheqsi i punës së Kuvendit, më i moshuari Nikola Stojanovski kërkoi të sqarohen bisedimet partiake dhe Petar Goshev e Ratka Dimitrova filluan të japin sqarime,e pyeta sekretarin e përgjithshëm Mithad Emini se ku jemi ne si PPD. Ai i nervozuar më tha: “askund, askush për asgjë nuk na ka përfilluar. Atëherë kërkova na ai, gjatë kohë kur zhvillohej diskutimi, ta shkruaj qëndrimin tonë të PPD-së.

Mithad Emini i nervozuar me shpejtësi shkroi disa fjali të cilat e pasqyronin qëndrimin e PPD-së rreth bisedimeve brendapartiake dhe mi dha t’i lexojë në emër të PPD-së, edhe pse atëherë koordinator i Grupit parlamentar të PPD-së ishte Eshref Aliu.

Pasi e mora fjalën e lexova këtë tekst:

“Në emër të Grupit parlamentar të PPD-së-PDP-së dua ta informojë kuvendin e posazgjedhur të Maqedonisë dhe opinionin e gjërë se edhe pse jemi parti me anëtarsi më të madhe dhe me numrin e deputetëve partia e tretë, pa marrur parasyshë se me cilat funkcione do të udhëheqim si rezultat i bisedimeve të deritashme brendapartiake njoftojmë opinionin se nuk kemi qenë të përfshirë fare në ato biseda dhe marrëveshtje ndërpartiake.

Të gjitha marrëveshtjet midis SKM-PDP, VMRO-DPMNE dhe SRSM-Partia liberale janë zhvilluar pa praninë e PPD-së kështë që ne jemi vënë në situatë dikush të na jep ose të na dhuroj aq funkcione sa janë marrur vesht mes tyre, edhe pse aty ka parti me numër më të vogël të deputetëve se sa ne i kemi.

Konsiderojmë se nga shumë aspekte PPD-së duhet t’i takojë njëra nga tre funkcionet: kryetar parlamenti, kryeministër i Qeverisë së Republikës Socijaliste të Maqedonisë ose kryetar i Republikës.

Faktikisht ne pranojmë një pozicion të këtillë si një dëshmi se nuk jemi kundër pluralizmit në Maqedoni dhe nuk jemi kundër konstituimit të Kuvendit të saj.

Por në rrjedhën e mëtejme të konstituimit, gjegjësisht zgjedhjes së institucioneve në republikë, më seriozisht dhe me më tepër përgjegjësi duhet të llogaritet në Partinë për Prosperitet Demokratik.”

- Vijon -

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat