Rëndësia historike e martirizimit të familjes së Adem Jasharit në marsin e vitit 1998

Opinione

Rëndësia historike e martirizimit të familjes së Adem Jasharit në marsin e vitit 1998

Nga: Sadri Rexhepi Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:10
Sadri Rexhepi

Jashari ishte dhe mbeti njëri nga heronjtë më eminent në luftën e fundit shqiptaro- serbe në vendlindje dhe atdhe dhe ndër emrat më të shquar të zhvillimeve historike me karakter kombëtar në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavinë avnojiste dhe titisto-rankoviqiste, në fund të shekullit të kaluar. Derisa shqiptarët njësojë si nën mbretërinë serbo-kroato-sllovene,(SKS) ashtu edhe nën Jugosllavinë komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore, deri në vitin 1966 dhe pas vitit 1981 deri në qeshor të vitit 1999 përjetuan lloj,lloj masakrash në forma të ndyshme gjenocidale.

Ahmet Deliu,Azem Bejta,Shaban Palluzha,Tahir Meha me familje po edhe Shaban Jashari si mësues që ishte, ishin udhërrëfyes të Adem Jasharit.

Kah fundi i decades së nëntë dhe fillimi i dekadës së dhjetë të shekullit të kaluar ishin vite shumë të rënda,në kohën më kritike të vëlimeve më të vrullshme politike në Kosovë dhe ish Jugosllavi, si fillim vitet e 90-ta, kur edhe populli shqiptar po unifikohej si një, për liri dhe çlirim kombëtar, në mesin e atyre që shkun në Shqipëri për ushtrime ushtarake më qëllim që më pastaj të inkuadrohen në grupet guerile të Kosovës ishte ndër të parët edhe Adem Jashari. Në atë kohë ndodhën shumë zhvillime të ndryshme historiko-politke në teritoret e banuara me shqiptar në Jugosllavinë komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore në sytë e diplomacisë evropiane.(…)

fenomen madhor kombëtar, ende i pa trajtuar në mënyrë meritore, erdhi si nevojë e plotfuqishme dhe u bë argument i patejkalueshëm i cili fal ngritjes së vetdijës kombëttare dhe angazhimit të popullit shqiptar në Kosovë me ndihmen e NATO-s në krye me SHBA-të detyroi Serbinë të largohet nga Kosova pas luftës shqiptaro-serbe 1998-1999 ku printe heroi legjendar Adem Jashari bashkë me Zahir Pajazitin e të tjerë.

Figura më vezulluese e gjithë këtij akti hyjnor dhe suksesi të mahnitshëm mbarëkombëtar, pa dyshim ishte dhe mbeti Adem Jashari, i cili vinte nga një familje e ngritur kombëtarisht e arsimuar dhe me tradita patriotike, që nderoi atdheun dhe kombin nëpër kohë me bijtë e saj të lavdishëm.

Tradita e atdhetarisë së pinjollëve të kësaj familje,jo vetëm se vijoi pandalshëm dhe me besnikëri të pafund, por shkëlqeu edhe më fuqishëm, në të katër cepat e Arbërisë, kur në momentet më të shënuara historike të zhvillimeve politike në Kosovë, Adem Jashari ishte personaliteti më i shquar luftarak i kohës në vendin tonë, në koordinim me Zahir Pajazitin dhe Sali Cekun, i mori vullnetarisht mbi vete dhe përgatiti personalisht të gjitha përgaditjet luftarake të nevojshme, për secilën fazë të ndryshimeve që ishin planifikuar të ndodhnin veprimet luftarake në Kosovë, kontributi dhe bëmat e të cilit, sot e përgjithmonë, na bëjnë që para emrit dhe veprës së Ademit Jasharit si luftëtar, të përkulemi me respekt dhe pietetin më të lartë të mundshëm njerëzor e kombëtar.

Por, le t’i kthehemi edhe një herë kronikës së jetës dhe veprës së heroit Adem Jasharit.

Ademi u lind më 1955 në Prekaz dhe ishte djali i vogel i Shaban Jasharit, një burrë atdhetar dhe baba e prind i denjë i luftëtarit të shquar të kësaj familje të mirënjohur, nga ky fshat me tradita kombëtare.

Shkollimin fillor ai e mbaroi në vendlindje ndërsa atë të mesëm në Mitrovicë . I rritur në oda burrash ku në vijimësi takoheshin personalitete të shquara dhe emrat më të njohur të kohës, si Tahir Meha me shokë, nga të cilët gjithmonë flitej e debatohej deri në orët e para të mëngjesit, për tema të mëdha kombëtare, fatet e atdheut dhe çlirimin e vendit nga pushtuesi edhe për Shaban Jasharin, nga aty, liria e shqiptarëve dhe pavarësia, u shndërruan në ideal të jetës së tij personale.

Ndjenjat patriotike e shtynë Ademin që qysh i ri tu bashkohej grupeve guerile luftarake i cili fitoi me vepër besimin dhe në mesin e dhjetëra të rinjve tjerë, që në vitet e 90-ta, u emërua komandant i përhershëm i UCK-së të cilen pozitë Adem Jashari, do ta respektonte gjatë gjithë jetës së tij apo më mirë të themi deri në vdekjen e tij heroike me datën 5 mars të vitit 1998.

Falë zgjuarsisë së veçantë, përkushtimit kombëtar dhe interesimit të flakët për atdhe dhe çështjen shqiptare, edhe pse i ri në moshë, nga ajo kohë, me pëlqimin e babë Shabanit, Adem Jashari u bë edhe ushtar i tij, i cili me pushkë në dorë si luftëtar i denjë i çetës, mori pjesë në të gjitha betejat dhe përpjekjet patriotike në ballë të të cilave qëndronte Adem Jashari në treven heroike të Drenicës martire të pergjakur disa herë radhazi. Veprimtaria kombëtare e Adem Jasharit, ra shpejtë në sy të pushtuesit dhe mercenarëve shqipfolës, ndaj duke qenë i përcjellur dhe i përndjekur politikisht nga okupatori serb, si shumë shqiptar tjerë atdhetar nga Kosova edhe ai, u detyrua të bej rezistencë nëpër fshatra të ndryshme të Drenicës heroike.

Kështu që sapo kishte arritur të 35-at, e jetës, në kulmin e dimrit të vitit 1991, ishte rrethuar shtëpia e tij nga forcat paramilitare serbo-çetnike por pas një rezistence shpëtoi mirë bashkë me familjen e tij të dashur dhe u detyrua të bej pergaditje me të mira që në rast të ndonji sulimi tjetër.

Për fat të keq me gjithë aftësitë e tij luftarake të veçanta që kishte, përndjekja nga pushtuesi, lufta dhe gjendja nën okupimin serb, ia pamundësuan Ademit, që ti qonte deri në fund zhvillimet luftarake dhe dëshirën që të arrinte piedestalet e larta çlirimtare siç kishte ëndërruar ai gjatë ushtrimeve ushtarake sa ushtronte në Shqipëri.

Vetëm fal vullnetit të tij të çelnikët dhe prirjes për arsimim me çdo kusht, bënë që përveç njohurive ushtarake që kishte fitu gjatë sherbimit ushtarak në Armatën Jugosllave, Ademi afer vetes afroi edhe shumë persona per ti ndihmuar në rrugën e lirisë.

Shkathtësitë dhe trimrit dhe njohja me shokët që kishin qenë në ushtrime, bënë që Adem Jashari, jo vetëm të mbetej legjendë, por përmes vetëflijimit të vetvullnetshëm të tij, me porosinë e tij të shkruheshin dhe niseshin drejt shumë ambasadave botërore qindra telegrame, për t`ua bërë të ditur edhe Fuqive të Mëdha dhe vendeve të huaja qëllimet e kryengritjeve shqiptare, njohjen me shkaqet e luftës dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare, kudo që mundej dhe arrihej, edhe përmes kanaleve diplomatike nga Evropa deri në Amerikë.

Ishte koha kur Kosova ende kishte trima të tillë të cilët as në moshë të shtyrë si Bacë Shabani nuk e lëshonin pushkën nga dora dhe gjithnjë ishin të gatshëm të vdisnin për atdhe, ndaj në mënyrë që këmba e ushtrisë pushtuese serbe, të mos arrinte të mbante të pushtuar për jetë atdheun tonë të dashur, i dolën përpara dhe i zunë pritën në caqe të ndryshme, të cilve iu bashkuan edhe dajallaret po edhe disa fshatar të asaj ane, duke u shkaktuar ndonji humbje trupave pushtuese serbo-malazeze dhe duke i përzënë me turp jashtë kufijve të Kosovës, hordhitë agresore jugosllave. Megjithate në mars të vitit 1998 ai bashkë me familje barikadohet në shtëpinë e tij dhe nuk e nderpren rezistencën deri sa vritet bashkë me anëtar të familjës e ku vriten edhe disa mysafir dhe disa të afërm të tij.

Së këndejmi, Adem Jashari, është frymë, është kontribut, është simbol, është vlerë e rëndësishme e historisë së re moderrne dhe e shqiptarësisë jo vetëm të Kosovës por të mbarë kombit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat