Zgjedhja e Presidentit. Kurti dhe Osmani nuk bëjnë pazare me demokracinë, as me vullnetin popullor dhe as me interesin kombëtar

Opinione

Zgjedhja e Presidentit. Kurti dhe Osmani nuk bëjnë pazare me demokracinë, as me vullnetin popullor dhe as me interesin kombëtar

Skënder Sadri Kapiti   Nga Skënder Sadri Kapiti   Më 4 prill 2021 Në ora: 09:15
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës po shpalos dhe po tregon moralin e vërtetë politik të deputetëve dhe të partive politike në Kosovë. Përderisa fituese e zgjedhjeve është LVV dhe Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit atëherë detyrimisht posti i Presidentit u takon atyre, sepse kështu ka folur dhe vendosur demokracia, verdikti i popullit me 14 Shkurt 2021.

Dhe pikërisht këtë parim dhe ligj demokratik kërkon që të zbatohet LVV dhe “Guxo”.

Kurti dhe Osmani kërkojnë zbatimin e demokracisë, kërkojnë që deputetët e Kosovës si përfaqësues të popullit, ata detyrimisht duhet të delegojnë në parlament frymën demokratike dhe atë kombëtare që është pjesëmarrja në parlament , dhe kryerjen e detyrës së tyre që në rastin konkret është roli opozitar i tyre, është fjala dhe përdorimi i mandatit të tyre, pra pjesëmarrja dhe votimi në parlament dhe jo braktisja e tij dhe as mosvotimi për çështje të tilla me rëndësi jetike për Kosovën që është zgjedhja e Presidentit, e theksoj jo braktisja e institucionit të parlamentit.

Populli ua ka dhënë mandatin e deputetit për të kryer detyrat konstitucionale, ndërtimin dhe funksionimin demokratik të institucioneve dhe jo pengimin e bllokimin e tyre siç po veprojnë PDK, AAK dhe dy apo tre deputetë të LDK-së.

Kjo po i nxjerr tashmë tërësisht zbuluar ata të cilët janë politika e vjetër e që kanë mbi shpatulla kusure hajnie e korrupsioni, dhe lloj-lloj allishverishesh.

Ata nuk duan stabilitetin e vendit.

Po ku e kanë këta politikanë antipublikë dhe antikonstitucionalistë, ku e kanë edhe proamerikanizmin dhe proeuropianizimin e tyre të cilët bërtisnin dhe e akuzonin Kurtin si antiamerikan dhe me falsitetin si proamerikanë ata edhe e rrëzuan qeverinë KURTI 1.

Pra, ata të cilët e rrëzuan njëherë legjitimitetin popullor të zgjedhjeve 6 Tetorit 2019 , po që paturpësisht kërkojnë dhe synojnë që përsëri të punojnë e të komplotojnë kundër verdiktit popullor të 14 Shkurtit 2021 , kur ata nuk pyesin as për këshillat dhe as për porosinë e SHBA dhe as të shteteve më të fuqishme të BE-së që të marrin pjesë në zgjedhjen e Presidentit, duke i porositur ata që të shkojnë e të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Shembulli i LVV dhe i Listës “Guxo” po tregojnë një standard e moral tërësisht tjetër nga ai i politikës së vjetër tashmë në opozitë, dhe ky moral është ky: jo pazare dhe as intriga, as hapur dhe as nën rrogoz kundër interesave publike, kombëtare dhe të demokracisë; jo marrëveshje e pazare politiko-korruptive për interesa personale e partiake; jo koalicione të panevojshme dhe as për qeverisje të stërfryra si ajo p.sh. e 21 ministrive dhe e mbi 80 zëvendësministrave me rroga e benifite te majme; as nepotizëm dhe as burokracira të panevojshme si dhe as manovra e as aleanca me Listën serbe , deputetët e së cilës drejtohen nga Beogradi dhe që nuk e njohin Kosovën.

Ky aventurizëm politik i papërgjegjshëm i opozitës do të dështojë dhe politika e vjetër vetëm sa do të izolohet publikisht dhe do të tkurret gjithnjë e me tepër sepse është në kundërshti me aspiratat e votuesve, të demokracisë, të shtetit e të integrimit, si dhe kundër aleatëve të mëdhenj e strategjik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat