Atdhetari Qazim Bllaca - Intervisten e parë ia dha atdhetarit kommbëtar, Xhefer Kabashit

Opinione

Atdhetari Qazim Bllaca - Intervisten e parë ia dha atdhetarit kommbëtar, Xhefer Kabashit

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 prill 2021 Në ora: 07:39
Ragip Guraziu

‘’Të flasësh për zotëri Qazim Bllacën, për një njeri të moshuar 90-vjeçar dhe për rrjedhën e tij nga një familje patriotike, duhet gjërë e gjatë dhe ka se për çka të flitet. Po të kishte qenë e mundur të merreshin me kujdes dhe përpikmëri të gjitha shënimet e literaturës politike të ish-shtetit Jugosllav dhe atij shqiptar, do të ishte shkruar një MONOGRAFI voluminoze me materiale të nduarndurta rreth tij.

‘’Zotëri Qazimi rrjedh nga një familje fshatare, me tradita patriotike nga Bllaca e Therandës (ish-Suharekës). U lind më 9 maj 1915 nga baba - Ramë Bllaca dhe nëna Razije. Të parët e prindërve të tij kishi andej nga krahina e Nishit, në kohën e shpërnguljeve masive të shqiptarëve të viteve 1877 e pas, në kohëne Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Nga babai kishte dy vëllezër më të mëdhenjë: Hasanin dhe Fejzën si dhe Eqremin dhe Ibrahimin. Pastaj ka patur edhe motra. Njëra nga këto - nazimja, në verë të vitit 1937 është martuar në fshatin Astrazup të komunës së Malishevës, për vëllaun e tretë të Murat dhe Qazim Bajraktarit, për Qerim bajraktarin. në atë ditë dasme, kur kam qenë edhe unë kumtuesi i këtij shkrimi (Xh. K.) pjesëmarrës i vogël 7 vjeçar e kam të paharruar atë gëzim dhe si gjithë të tjerët e futa në shpirtë çudinë e paharruar atë ditë e sot, kur e kam parë me sytë e mi në odë të burrave patriotin - deputetin, apo siç i thonin në serbishte “posllanikin” e Bllacës në Beligrad, i cili nuk deshi ta firmosi VENDIMIN e parlamentit për shpërnguljen e popullatës shqiptare nga Kosova e sidomos nga Qarku i Suharekës me konventë Jugosllavo-turke, për të cilën gjë edhe u bë therror u vra nga dora katile trathtare serbo-shqiptare rreth rrugës që shpie nga Duhla për në Bllacë, duke patur për dore edhe studentine dalluar në Medresenë e Shkupti, Asllan Fazliun.

Në ditën e përcjelljes së vajzës së Ramës si nuse për në Astrazup, shumë shokë e miq, nipër e dajallarë krushq e lusin dhe e marrin me vete edhe zotëri ramë Bllacën. Kur hynë krushqit në odë, edhe unë (Xh.K.) u përvodha dhe u futa në një skaj të dritares së gjërë dhe të gjithë e shikonin plakun shtatëhedhur, zotëri Ramën, i cili u ul në ballë të oxhakut, në krahun e djathtë. Ky ishte i veshur bukur: me tirç të galëm me shumë gajtana, me këpucë, shokë të bardhë e me vija të zeza, xhamadan ngjyrë kafe, fermene, me sumbulla të mëdha, këmishë të “vaktit” të punuar me dorë e me “ojme” si dhe me fesin e kuq me tufë të zezë.

Image
Xhefer Kabashi

Pas përshëndetjeve e urimeve të “përhajrit” u qitën cigaret dhe kutijat me duhan të mirë si dhe kafeja e parë iu qit mikut Ramë. Kështu pra bëheshin do biseda “vëzh-vëzhe” se si ban me ardhë nusja bashkë me babën e saj krushk. Ky ishte rast i veçantë jo vetëm në Astrazup, por edhe në “shqiptari”. Edhe ky rast ishte një shenjë e dashurisë atdhetare dhe kah rruga e një ardhmërie përparimtare.

Nëna e dhëndërrit Qerim Bajraktarit, e cila ishte e bija e patriotit dhe tribunit kombëtarë haxhi Rrustë Kabashit, nënëloke e tejet krenare dhe e gëzueshme Hamideja, së cilës i kishte ardhur edhe nusja e mirë, por edhe shumë miq e dashamirë të dalluar të kësaj familjeje Bajraktari. Mirëpo, për fat të keq, pas ca ditësh Ramë Bllacën e privuan nga jeta më 27.8.1937 me tradhti, dora e PIEMONTIT çETNIK të Beligradit, ashtu siç e kishin serbët si “zanat” të përhershëm.

Të rikthehemi te zotëri Qazim Bllaca: Ky, shkollën fillore dhe semimaturën me katër klasë gjimnaz e ka kryer në Prizren në gjuhën serbe. Kurse edhe katër klasë të larta të gjimnazit i ka kryer në qytetin e Serbisë në Kragujevc, poashtu serbisht. Studimet i ka vazhduar në Beograd në fakultetin juridik ku edhe ka absolvuar. Bombardimin e Beogradit nga gjermanët, më 6 prill 1941, si shumë shqiptarë me punë atje, e kanë përjetuar. Qyshë atë ditë me trenin e fundit jam nisur për në Kosovë. Me Qazim Bllacën, përveç të tjerëve ka udhëtuar edhe rapsodi popullor nga fshati Gorozhup i Hasit Rexhë JËLLIQI i cili ma ka përshkruar atë udhëtim me tren në detaje nga Beogradi e deri në stacionin e fundit në Banjska të Mitrovicës. Dhe prej këtu, jan nisur në këmbë, nëpër Drenicë, fshat në fshatë e deri në Bllacë, kurse R. Jëlliqi deri në Gjonaj e në Gorozhup te shtëpia e vet, të lodhur e të rraskapitur. Qazimi, pas tri dite rrugëtimi në këmbë nëpër Drenicë, aty nga data 9-10 prill 1941 arrinë në shtëpi të vet ku i gjen mirë nënën dhe vlezërit e të tjerët.

Pas shpartallimit të Jugosllavisë, në Kosovë formohet administratë e re. Nga mesi i muajit prill 1941, kur ushtria serbe pas kapitullimit, gjendej ende e fshehur nëpër fshatra malore përçark Prizrenit, e cila aty-këtu bënte edhe vrasje, por përgatitej të bënte masakrin mbi popullatën shqiptare e cial popullatë e priste krahë-hap lirinë dhe çlirimin e vet nga gjermanët. Kështu, ishte një situatë mjaftë e nderë dhe e turbullt. Gjermanët ishin larguar nga Prizreni dhe ishin tërhjekur në Ferizaj, ku kremtonin festën e Pashkëve katolik.

Atëherë, i përndershmi dhe shpëtimtari i shqiptarëve të anës së Rrafshit të Podrimes e të gjithë Dukagjinit ishte Qazim Bllaca i cili shkon në Ferizaj dhe e ritërheq ushtrinë gjermane në Prizren.

Me t’u rikthyer ushtria gjermane në Qafë të Duhlës, kërcet topi i parë mbi Prizren, sebët si çakajt ndër curra ikin, kah sytë - këmbët dhe popullata shpëton. Unë, shkruesi i këtyre radhëve, duke qenë si nxënës i klasës së dytë të shkollës fillore serbe në Korishë nja 7 kilometra afër Prizrenit, kam pasur fatin që të shoh e t’i ndiej fjalët e burrave tanë që kuvendonin dhe neve na larguan në Kabash, në visin malor për t’u fshehur në shtëpitë e malësivet. Pastaj unë kisha fatin që isha nip i Bllacës dhe kisha dy dajallarë hoxhallarë: mulla Ymeri dhe mulla Behluli, që të dytë burra të lindur në vitet 1909. Këta më kanë treguar shumë gjëra - kujtime të tyre të vjetra rreth lëvizjeve të popullit shqiptarë të atyre anëve të Bllacës e më tej. Gjithnjë flisnin pozitivisht për familjen e Ramë Bllacës e të Qazimit.

Nga mbarimi i muajit prill 1941 administrata e posaformuar e emërojnë Qazim Bllacën për nënprefekt të Suharekës. Pastaj, pas tre muajve, riemërohet nga Komesariati Civil i Tokave të Çliruara të Kosovës për prefekt, gjegjësishtë për kryetar të Bashkësisë së Prizrenit. Këtu thotë z. Qazimi, iu është dhënë rasti që të bashkëpunojë me njerëz autoritativ të Prizrenit, si me Musa efendi Shehzaden, me Sheh Hasanin e të tjerë njerëz rreth një vit të plotë. Pastaj zgjidhet deputet i Kuvendit kombëtarë të Shqipërisë, me seli në Tiranë, gjatë viteve 1942-1943.

Në vitin 1943 Nënministër i Qeverisë së Rexhep Mitrovicës, deri në ndërtimin e pushtetit nga partizanët në nëntor 1944.

Ato ditë Qazimi strehohet në fshatin Budakovë të Suharekës, te dajët e Qazimit. Ndërsa më 24 dhjetor 1944 arrestohet nga OZNA e Serbisë, që ishte e përzier me partizan shqiptar dhe e burgosin në Prizren edhe shumë burra të rezistencës shqiptare. Në Prizren qëndron në burg nja nja javë ditë, dhe më pas e transferojnë për në Prishtinë, ku qëndron në burgun e atyshit prej 1 janarit 1945 deri më 20 qershor 1945. Pastaj ekstradohet në burgun e Tiranës. Në këtë burg qëndron më se dy vjetë pa dalur fare në gjykim. Në fillim të vitit 1947, nga Gjykata e Garnizonit Ushtarak të Tiranës dënohet me 20 vjet burg të rëndë. Aso kohe ishte në burgun e quajtur “BURGU ARMIQTË E POPULLIT”, kështu aso kohe ia kishte dërguasr një letër vëllaut të vet Ismail R. Bllaca i cili ma lexoi mua XH. K. në konviktin e Prizrenit, me të cilin flinim në një dhomë. Atë botë konvikti ishte i mbushur plotë me komviktorë serb të cilët as që paguanin, por flinin gratis e ushqeheshin gratis aty, kurse neve të tjerët paguanim banimin dhe ushqimin.

Nga fundi i vitit 1947 e transferojnë Qazimin në burgun “famëkeq” në burgun e Burrelit (që ishte në qendër të krahinës së Matit).

Këtu në Burrel qëndron 9 vjet, deri në gjysmën e vitit 1956, pastaj përsëri e transferojnë në burgun e Tiranës, ku qëndron deri më 14 prill 1962, poashtu i lidhur duarsh dërgohet në kampin e interrnimit në fshatin Shtyllas të rrethit të Fierit, afër Levanit. Këtu qëndron i interrnuar 13 vjet, deri më 20 qershor 1975, kur i pranohet riatdhesimi i tij në Kosovë. Pas plotë 30 vjetësh, pa e parë askënd nga familja e tij, duke i mbajtur dënimet drastike e duke i vuajtur të zinjtë e ullirit nëpër burgje, në fillim ato të Kosovëssë robëruar nga serbët e OZN-ës së J.B.TITOS dhe pastaj në burgjet e Shqipërisë së Enver Hoxhës, që nuk ishin aspak më të mirë e më të lehta, veçse përkundrazi edhe më të kqëia e më të vështira, Fati e deshi që më 25 qershor 1975 të vij në shtëpinë time, thotë zotëri Qazimi, te vëllezërit e mi dhe te Bllaca e dashur. Kështu jeta e Qazim Bllacës pakë a shumë i gjason si jeta e Robinson Kursos për 30 vjet në vetmi në ishullin e shkretë pa asnjë njeri pranë. Në shtyllas kishte në midis pemësh, që nuk ka parë përreth askënd, por vetëm qiellin. Kishte një kasolel prej drunjësh me një derë të keqe, që dimrit iu ka dashur të përgatis edhe lëndën djegëse për ta ngrohur atë kasolle të vogël në vetmi.

Unë, Xhafer Kabashi, për herë të parë e kam parë z. Qazimin në muajin korrik 1975 në Bllacë, kur ia kemi bërë një vizitë për mirëseardhje nga burgjete Shqipërisë neve 4 kusherinjtë: Selim Kabashi, i cili dikur në kohën e Shqipërisë Etnike të viteve 1941-1944 ka patur raste takime, pastaj ishim edhe ne më të rinjtë: Idriz Kabashi, Hamza Kabashi dhe unë Xhaferi, që më vonë do të njihemi më së miri e më së afërmi me Qazimin.

Takime tona të shpeshta, sidomos për festat e 28 nëntorit, për festën e Vitit të Ri dhe të atyre të 10 qershorit - të shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të festave fetare - Bajrameve i kemi bërë vizitë njëri-tjetrit dhe shpeshherë kemi këmbyer biseda duke evokuar kujtime të viteve të kaluara nga jeta e tij në burgje…

Shpeshherë ia kemi sygjeruar që të fletë haptas për opinionin tonë, por gjithnjë ka ngurruar për shkaqe të ditura politike, sepse ky nuk ka qenë njeri llafazan, i rezervuar, i kujdesshëm, i matur, kishte përvoja të hidhura, andaj ishte edhe paksa i rezervuar në paraqitje.

Kam pasur lutje të gazetarëve e të intelektualëve nga Prizreni dhe jasht, që t’ua mundësoj takimet me z. Qazim Bllacën që t’i afrohen e ta shfrytëzojnë për intervista. Por, ka qenë e pa mundur krejtë, deri atëherë kur unë pas shumë lutjesh e bindja se “Ju zotëri Qazim, i thoja, keni lindur, jeni rritur e shkolluar si dhe jeni kalitur nëpër kazamate dhe se tani jeni njeri i shtyer në moshë, ka ardhur çasti që ju duhet të jipni edhe kujtimet e juaja, t’ua lini kujtim gjeneratave që po vijnë, s’keni se pse të frikësoheni më nga askushi, tani jemi në liri, që ju po e shijoni për herë të dytë në jetën tuaj, më 1941 dhe tani më 2000. Atëherë, një ditë, më cingëroi telefoni dhe më thirri zonja e tij dhe më tha se Daja Qazim po të thërret ty Xhafer të vjen te ky.” Unë u gëzova pa masë, i vajta fluturimthi. më tha se Xhafer kam vendosur që t’i jap ty disa shënime. Dalëngadalë shënova sa munda, duke e kursyer dajën Qazim, që mos të lodhet. Mora çka mora dhe e rregullova intervistën time me Qazim Bllacën, të cilën e botova në gazetën tonë ditore kombëtare “Bota Sot” e datave 4, 5 dhe 6 tetrot 2000, fq.12. Sa herë që e zinim në gojë zotërinë e tij Xhafer DEVËN, gjithnjë fliste me admirim dhe thoshte se ai (Xh. DEVA) ka qenë inxhinier i diplomuar, njeri shumë i zoti, poliglot, revolucionarë dhe atdhetar i paepur. Ai thoshte, Bllaca ka qenë PROMOTOR I LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT njeri me plotë autoritet. Tani Qazimi është i vetmi njeri i gjallë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më 16-18 shtator 1943 në Prizren e që e shënuam atë datë, poashtu në sh në Prizren me rastin e 58 vjetorit. unë kisha fatin që isha nip i Bllacës dhe kisha dy dajallarë hoxhallarë: mulla Ymeri dhe mulla Behluli, që të dytë burra të lindur në vitet 1909. Këta më kanë treguar shumë gjëra - kujtime të tyre të vjetra rreth lëvizjeve të popullit shqiptarë të atyre anëve të Bllacës e më tej. Gjithnjë flisnin pozitivisht për familjen e Ramë Bllacës e të Qazimit. Unë, Xhafer Kabashi, për herë të parë e kam parë z. Qazimin në muajin korrik 1975 në Bllacë, kur ia kemi bërë një vizitë për mirëseardhje nga burgjete Shqipërisë neve 4 kusherinjtë: Selim Kabashi, i cili dikur në kohën e Shqipërisë Etnike të viteve 1941-1944 ka patur raste takime, pastaj ishim edhe ne më të rinjtë: Idriz Kabashi, Hamza Kabashi dhe unë Xhaferi, që më vonë do të njihemi më së miri e më së afërmi me Qazimin.

Takime tona të shpeshta, sidomos për festat e 28 nëntorit, për festën e Vitit të Ri dhe të atyre të 10 qershorit - të shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të festave fetare - Bajrameve i kemi bërë vizitë njëri-tjetrit dhe shpeshherë kemi këmbyer biseda duke evokuar kujtime të viteve të kaluara nga jeta e tij në burgje…

Shpeshherë ia kemi sygjeruar që të fletë haptas për opinionin tonë, por gjithnjë ka ngurruar për shkaqe të ditura politike, sepse ky nuk ka qenë njeri llafazan, i rezervuar, i kujdesshëm, i matur, kishte përvoja të hidhura, andaj ishte edhe paksa i rezervuar në paraqitje.

Kam pasur lutje të gazetarëve e të intelektualëve nga Prizreni dhe jasht, që t’ua mundësoj takimet me z. Qazim Bllacën që t’i afrohen e ta shfrytëzojnë për intervista. Por, ka qenë e pa mundur krejtë, deri atëherë kur unë pas shumë lutjesh e bindja se “Ju zotëri Qazim, i thoja, keni lindur, jeni rritur e shkolluar si dhe jeni kalitur nëpër kazamate dhe se tani jeni njeri i shtyer në moshë, ka ardhur çasti që ju duhet të jipni edhe kujtimet e juaja, t’ua lini kujtim gjeneratave që po vijnë, s’keni se pse të frikësoheni më nga askushi, tani jemi në liri, që ju po e shijoni për herë të dytë në jetën tuaj, më 1941 dhe tani më 2000. Atëherë, një ditë, më cingëroi telefoni dhe më thirri zonja e tij dhe më tha se Daja Qazim po të thërret ty Xhafer të vjen te ky.” Unë u gëzova pa masë, i vajta fluturimthi. më tha se Xhafer kam vendosur që t’i jap ty disa shënime. Dalëngadalë shënova sa munda, duke e kursyer dajën Qazim, që mos të lodhet. Mora çka mora dhe e rregullova intervistën time me Qazim Bllacën, të cilën e botova në gazetën tonë ditore kombëtare “Bota Sot” e datave 4, 5 dhe 6 tetrot 2000, fq.12. Sa herë që e zinim në gojë zotërinë e tij Xhafer DEVËN, gjithnjë fliste me admirim dhe thoshte se ai (Xh. DEVA) ka qenë inxhinier i diplomuar, njeri shumë i zoti, poliglot, revolucionarë dhe atdhetar i paepur. Ai thoshte, Bllaca ka qenë PROMOTOR I LIDHJES SË DYTË TË PRIZRENIT njeri me plotë autoritet. Tani Qazimi është i vetmi njeri i gjallë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më 16-18 shtator 1943 në Prizren e që e shënuam atë datë, poashtu në sh në Prizren me rastin e 58 vjetorit.

Po pse këtë shkrim?!

Por kush ishte Xhafer Kabashi për Opojen

Xhafer Kabashi ishte doajen i arsimit duke qenë shembull për shumë punonjës tjerë të arsimit, sidomos për gjeneratat e reja. Pos kësaj, ai ishte edhe krijues dhe në veçanti mbledhës i folklorit. Kudo që shkonte me vete kishte ndonjë bllok shënimesh dhe çfarëdo që dëgjonte nga pleqtë apo plakat, e që paraqiste vlerë të etnokulturës i shënonte në bllokun e shënimeve. Pastaj të njejtat shënime i bartte duke i shtypur në makinë shkrimi. I punonte me aq pedantëri, sa që disa njerëz të tjerë, ngaqë nuk mund ta ndiqnin pedantërinë e tij, ja kishin lakmi.

Baca Xhafë shënonte të dhëna nga folklori: proza popullore (përralla, përrallëza, kallëzime, anekdota, legjenda, proza minore si: fjalë të urta, mallkime, urime, betime, shprehje ngudhëlluese, përshëndetje, kashelasha, enigma popullore, pyetjegjegje, dollitë, lutjet, kërcënimet që përdoren në vende të ndryshme etj.); Pastaj lirikë popullore si: këngë motmoti, këngë përgimi, ninulla, këngë synetie, këngë fejese, këngë martese, këngë nusënie, këngë pune, këngë dashnije, këngë erotike, këngë rinie, këngë kapuqash dhe humoristike, këngë vallzimi, dromca për fëmijë, këngë kurbeti, këngë historike, këngë të ndryshme etj.

Me rastin e fillimit të botimit të revistës Buletini përkatësisht Sharri, Xhafer Kabashi tëra materialet e mbledhura, që kanë pasur të bëjnë me Opojën nga folklori, etnologjia, gjuhësia, i ka botuar në revistën Sharri, duke bashkëpunuar me të.

Kështu në lëmin e folklorit i janë botuar 56 njesi të prozës popullore opojane; 86 këngë opojane me 1031 vargje të lirikës popullore; 549 fjalë të urta të Opojës, ku që të gjitha këto, përpos në revitën Sharri, i janë ribotuar edhe në librin “Opoja aspekti folklorik”.

Pastaj i janë botuar punimet: Bestytni, doke dhe supersticione nga treva e Opojës, ku konkretisht la shënuar 30 shosh; Këngë e rite të motmotit në Opojë (Verza në Opojë, këngë për shiun në Opojë), ku që të gjitha këto punime përpos në revistën Sharri, i janë botuar edhe në librin “Opoja aspekti etnologjik”.

Ndërkaq punimi “Emri i fshatit Kapre” si dhe 155 fjalë të rralla në të folmen e Opojës, përpos që i janë botuar në revistën Sharri, i janë ribotuar edhe në librin “Opoja aspekti gjuhësor”.

Baca Xhafë ka qenë i njohur për Opojën ngase shpesh e ka vizituar atë. E kishte gruan nga Opoja. Xhafer Kabashi ka shkruar edhe poezi për fëmijë dhe për të rritur, ku disa nga këto punime i janë botuar edhe në revistën Sharri. Gjthashtu i është botuar edhe nje intervistë gjatë viteve 90-ta, për lexuesit e kësaj reviste.

Të gjitha materialet folklorike, gjuhësore, etnologjike, që u përmendën në këtë rast, të mledhura në Xhafer Kabashi në Opojë, po të përmblidhen do të bënin një libër prej 150 faqesh.

Opoja ia ka borxh bacës Xhafë për t’ia botuar këto materiale në një libër të veçantë, pas vdekjes së tij. Shpresojmë që kjo ide do të realizohet me ndihmën e njerëzve vullnetmirë të Opojës.

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat