Biografia e katër (4) anëtarëve të Shtabit

Opinione

Biografia e katër (4) anëtarëve të Shtabit

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 7 maj 2021 Në ora: 08:22
Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli; foto ilustrim nga "Bota sot"

Biografia e katër (4) anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të arrestuar në Hagë nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës

Si u arrestuan, e pa edhe e gjithë Bota, por, në fund do lirohen, si të pafajshëm. Dikush deshti kështu, por ai dikushi dihet dhe më në fund do të del e vërteta.

Hashim Thaçin, djali nga Buroja, a po e mban në politik popullariteti i tij?!

Hashim H.Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Ai është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skënderajit. Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, ai filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon. Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave, ku kuptoi se ishte e nevojshme të dallohej. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore "Liria" në Turiqevc. Si fëmijë dallohej në rrethin e tij për interesimin që kishte për leximin e librave. Mësimet e mesme pastaj i ndoqi në Tuqevcë dhe Qendrën e Arsimit të Mesëm "Ramiz Sadiku" në Skenderaj.

Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997

Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtet mbajtësit e asaj. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Universitetin e Cyrihut. Në Zvicër, Hashim Thaçi anëtarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Në këtë periudhe ai është ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetës Xhelalin Alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetës se tij.

Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Lufta Çlirimtare 1998-1999

Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia besoj Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Postin e mbajti deri më 19 shtator 1999, kur UÇK-ja u transformua në TMK. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.

Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007

Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.

Është lideri politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të viteve 2007 dhe 2010 në Kosovë. Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë. Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.

A ka mundësi qe kjo biografi nuk po e le te humbas pushtetin, ku edhe kësaj here u pa se me te dhe PDK-në, nuk pati mundësi të formohen organet shtetërore të zgjedhjeve te parakohshme te 8 qershorit, dhe LDK-ja me Isa Mustafen, me e zonja për ta kapur grepin e koalicionit, që Isa Mustafa po e pretendon postin e Kryeministrit?!

Kadri Veseli është një nga figurat qendrore politike të Lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kapërcyellin kohor mbi njëzetvjeçar.

Si njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila me shumë sukses e futi çështjen e Kosovës në agjendat politike të fuqive të mëdha dhe NATO-s më 1998 dhe 1999, ai vazhdon të jetë pjesë e të së njëjtës Lëvizje politike, që sot ka karakter shtetformues, për ta finalizuar projektin e Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe anëtar i barabartë në Bashkimin Evropian.

U lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite të shkollës së mesme i kreu në Gjimnazin e Orientuar të Mitrovicës, kurse tri vite të tjera në shkollën Ekonomike në Zveçan. Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Për shkak të rrethanave politike që do të ndodhin më vonë dhe kushteve që impononte okupimi klasik serb, Kadri Veseli detyrohet që pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, ta vazhdojë në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë. Ndërkaq, në rrethanat e lirisë së Kosovës (pas vitit 1999), ai ka vazhduar formimin e tij profesional në MBA in General Management, shkruan tv publik.

Aktivitetin atdhetar dhe politik ai e nisi si student më 1988-1989, në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK-më vonë LPK) duke u bërë njëri prej organizatorëve të protestave dhe demonstratave që zhvilloheshin në atë kohë kundër sistemit serb dhe jugosllav që ushtronte dhunë mbi popullin shqiptar dhe dhunonte të drejtat nacionale dhe njerëzore të shqiptarëve.

Në vitin 1981 regjimi komunist jugosllav ia burgosi dy vëllezërit dhe djalin e axhës së tij, për shkak të veprimtarisë së tyre politike. Në vitin 1990, në kohën kur sapo kishte nisur studimet në Prishtinë, bashkë me Hashim Thaçin, bien në kontakt me udhëheqësin e atëhershëm të Ilegales (LPRK-së), Afrim Zhitia, prej të cilit marrin ide dhe premisa rreth organizimit politik për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Më 1991 ai kalon ilegalisht në Shqipëri me mision të organizatës që kishte si qëllim zgjerimin dhe intensifikimin e veprimeve politike. Të shtyrë nga nevoja për ta ndryshuar gjendjen e padurueshme nën okupimin serb, filluan të ndërtonin projektin konkret për çlirimin e Kosovës, duke ngritur kapacitete të natyrës luftarake. Në Tiranë njihet dhe punon me njerëz nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët shprehin gatishmërinë të vihen në shërbim të çështjes kombëtare përmes ofrimit të infrastrukturës që posedonin, përfshirë këtu ato nga strukturat e Ushtrisë shqiptare.

Në Tiranë takohet edhe me Grupin e Prekazit me në krye komandantin Adem Jashari dhe bashkë me të realizojnë aksionet e para të armatosura kundër policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Në mars të vitit 1993, bashkë me disa veprimtarë në Odën e Jasharajve në Prekaz, merr pjesë në një mbledhje të thirrur nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, dhe ky takim mund të konsiderohet si dita e themelimit zyrtar të UÇK-së.

Prej vitit 1993 deri më 1998, Kadri Veseli bashkërendon aktivitetet rreth luftës së armatosur që nga Zvicra, Shqipëria, zona e Dukagjinit, Drenica, Pashtriku etj. Pas rënies së Jasharjave në mars të vitit 1998, UÇK-ja fiton një mbështetje të madhe në popull dhe kështu – në fund të pranverës dhe gjatë verës së atij viti – ajo masovizohet gati në të gjitha rajonet e Kosovës. Gjatë kësaj kohe, Kadri Veseli, bashkë me anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, punojnë në strukturimin e njësiteve dhe formacioneve ushtarake nëpër të gjitha zonat operative.

Në këtë kohë ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së, përgjegjësi të cilën do ta ushtrojë me shumë sukses deri në përfundim të luftës. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi forcat ushtarake të Serbisë (24 mars 1999), ai me njësitet e tij të ZKZ-së do të jetë burimi i vetëm i informacionit për lëvizjen dhe ndodhjen e forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës.

Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja. Në kushtet e paqes shërbimi ushtarak i Zbulim Kundërzbulimit doemos duhej të transformohej në shërbim të inteligjencës. Mund të thuhet se Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është formacioni i fundit i UÇK-së, (pas Trupave Mbrojtëse të Kosovës), i cili u shua vetëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.

Në fund të viti 2012, Kadri Veseli anëtarësohet në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke iu nënshtruar procedurave demokratike të zgjedhjeve dhe në Konventën VI të PDK-së që u mbajt më 27 janar të vitit 2013 ai mori votat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u bërë zëvendëskryetar u kësaj partie.

Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi (lindi me 15 Mars 1971) Veprimtar. Është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ka lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmin në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Rexhep Selimi më 28 Nëntor 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së. Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së. Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK. Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major. Në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes. Ai gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Punë të brendshme dhe mbikëqyrje të FSK-së.

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës. Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Në vitin 2014 së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën. Tani është Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat