Lotët për Kosmet-in - djepin e shqiptarëve Iliro - Dardan

Opinione

Lotët për Kosmet-in - djepin e shqiptarëve Iliro - Dardan

Nga: Ali Kelmendi Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:12
Ali Kelmendi

Pas intervenimit 78 ditësh të Amerikës me NATO-n mbi Serbinë, Europa me shqiptarët, feston Pavaresinë e Kosovës si fitore të demokracisë dhe lirisë, derisa «armiqtë» e Përendimit të krishterë e festojnë si disfatë të Europës?!. Kjo na ishte Serbia siç deklarohej se dukshëm i qëndronte më afër Europës, se sa përfaqësuesve të Brukselit, të cilët e dinin mirë, ashtu thuhej, që Serbia serish do të viktimizohej për besnikërinë e saj ndaj fesë së krishterë orthodokse, siç deklarohën se «u viktimizuan me 1389 në Fushën e mëllenjave - Fushë Kosovë».

Ajo nuk u përballua si e vetme, por edhe me kroatët, me princat shqiptarë të Muzakajve, Topiajve dhe me Millosh Kopiliqin, shqiptar i cili e theri me shpatë Sulltan Muratin dhe me atë rast u viktimizua edhe vetë, por edhe Car Lazari vritët si prijes i koalicionit. Pra, ishte luftë e krishterimit kundër islamit. Lufta e koalicionit të krishterë ishte humbur prej osmanëve, ndërsa, sërbet e shpallën si fitore të tyre sipas mitologjisë së rrejshme !! Andaj e trilluan Mitin së Kosova është djep i sërbianizmit, dhe si të tillë Kosovën e kishin blerë nga qielli, pasi që sërbet e konsideronin vetën sipas mitologjisë së tyre, popull qiellor-hyjnorë!!!

Përfaqësuesit e ortodoksisë sërbe predikonin që Europa u dorëzua me rastin e largimit të forcave sërbe nga Kosova dhe çlirimit të saj. Sipas një analogjie e kundërta kishte ndodhur në vitin 732, kur franqezi Karl Martelles e kishte fituar luftën kundër ushtrisë muslimane në vendin Tours & Poitiers, dhe se depërtimi i Islamit në Europë ishtë ndaluar, përndryshe me 1389 ushtria e krishterë orthodokse nën Car Lazarin i kishte dalur përballë ushtrisë Osmanë, dhe tani për herë të parë Evropa e krishterë e tradhtoi thirrjen e vet për një tolerancë të kuptuar gabimisht siç veproi me çlirimin e shqiptarëve «musliman» të Kosovës.

Racizëm serb që për shqiptarët para Europës dhe botës luan në kartën e islamit europian, andaj nuk qenka dashur Europa ta çlirojë dhe shpetojë nga gjenocidi serb popullin musliman shqiptar.

Sërbet e dinë shumë mirë se mbrojtësi më i madh i krishterimit europian ishte heroi ynë kombëtar Skënderbeu i cili udhëhoqi 23 luftëra kundër pushtuesëve otomanë. Atë e tradhëtoi si Venediku dhe Europa që nuk e ndihmuan, dhe tani na pafshin hajrin shqipëtarëve muslimanë, katolik dhe orthodoksë se jemi populli me bujar, dashamirës, të veçantë dhe më të vjetërit në Europë me gjuhën shqipë nënë të gjuhëve europiane.

Europa para disa vitëve pasi qe e pa gabimin e saj, kur në Preambullën e Kushtetutës së saj kishtë shkruar : «Europa e krishterë» dhe pas kritikave të shumta u detyrua ta heqë, dhe ti konsiderojë që të gjitha religjionet e barabarta.

Publicisti anglez Timoty Garton i përshkruante në një artikull mendimet e tij, të cilat i ripërshkruajnë sërbet në një magacinë politike të tyre, pas një vizite të tij të varri i Karl Martellit në Saint Denisë të varrezat mbretërore franqeze e me pastaj Timoty lenë kishën dhe pas një shetitje deri të rruga kryesore në Sheshin Victor Hygo në lagjën arabe, shef shumë tregëtarë më origjinë afrikane dhe arabe, sidomos gra të mbështjellura me shami mbi kokë dhe e mundonte veten me mendime se si prap muslimanet e paskan fituar luftën në Poiter. Mirëpo këtë luftë tani muslimanët nuk e paskan fituar me fuqi militare, por me uzurpim paqësor dhe me një natalitet shumë të lartë.

Andaj edhe sërbet janë përpjekur se shqiptarët nuk janë etnik, por paskemi ardhur nga Albania e Kaukazit. Pra, paskemi ardhur pa luftë, dhe me natalitet të lartë e paskem uzurpuar vendin duke u rritur shpejtë, siç propagandonin së gratë shqiptare janë si «makinat e larjes» sa u përket lindjeve. gënjeshtra, gënjeshtra të tyre siç thontë Dobrica Qosiqi, së ne sërbet jemi populli gënjeshtar me i madh në botë.

Në ditët të pasigurisë, se çka do të ndodhë me Kosovën, me diskutime shqetësuese dhe raportet e përditshme për bisedime, asnjë politikan serb nuk u muar me to, përveq poetit Matija Beçkoviq siç shkruan gazeta politika.

Republikanët serbe nuk i besojnë fare Beçkovicit, pasi qe ai shpreson në restaurimin e Dinastisë së Karagjorgjeviqëve. Për Pavarësinë e Kosovës ai e ka një mendim të qartë. Të gjithë ata qe angazhohën për Pavarësinë e Kosovës, nuk mund të thirrën në asnjë artikell të drejtës së popujve. Ata thonë për këtë, qe në kohën, se territoriumi nuk luan asnjë rol. Kjo teorie vlen vetëm për Serbinë dhe sërbet, dhe ata megjithatë thonë, qe kjo nuk është kurrfarë rasti precedent. Ky rast precedent nuk e rrezikon vetëm Sërbinë, por edhe strukturën e botës. Ata thonë se Sërbia nuk mund ta pengojë grabitjen e Kosovës, nese aplikohet Ligji i të fortit. Por, kjo nuk mund të mirëkuptohet. Nese mirëkuptohem më grabitjen dhe dhunën e Kosovës, atëherë nuk ka më kuptim të ekzistojmë. Për këtë arsye shpresoj, qe kjo dhunë dhe kjo padrejtësi nuk do të kalojë, por do të pranohët propozimi i Sërbisë, qe Kosova të mbetët brenda kufijve tonë. Shqiptarëve t`u ofrohët një Autonomi, brenda së ciles le të qeverisin si të duan vetë. Territori serb mos tu jipet shqiptarëve, pasi qe ne sërbet e kemi trasheguar, e kemi marur nga qielli, dhe ne nuk ia kemi dhënë vetës, por na e kanë dhënë (M.Beçkoviq me 26 Mai 2007, Mbi Kosmetin) dhe është një temë që përseritët ne poezinë e Beçkoviqit, ku shpeshherë e përzien analizën politike me përdorimin e fjaleve me mitët. Vuajtja e sërbeve në Fushën e Mëllenjave - Fushë Kosovë dhe rrezikun e humbjes së Kosmetit është një temë e ripërseritëshme. I pyetur për mendimin e tij të famshëm të vitit 1989, ai mendonte qe Kosova kur më parë nuk ka qenë më e shtrenjtë se sot në vitin 2007. Zemërimi për humbjen e Kosovës, grabitjen e së kaluares dhe poshtërimin national, qe përfshin kompleksin emocional «Kosova» për sërbet, Matija Beçkoviqi qysh në vitin 1987 e përshkruan me një vjershë për «Fushë Kosovën» si vijon :

«Lotët e Kosmetit»

«/Ma grabitën kujtesën/ Ma shkurtuan të kaluarën/Mi rrëmbyen shekujt /Kishat mi kthyen në xhamia/ Vandaluan varrezat /Shkatërruan themelet/ Prishën djepin/Kah t`ia mbaj me Deqanin ?/Ku ta ndërtoj Patriarkatin /Ma muaren atë/Ҫka unë kujt s`ia kam marrë/Kishat dhe rezidencat/Nuk di çka është e imja/Ku qëndron kufiri im/Populli im në shërbim dhe i shpërndarë/ Mi djegin tapitë/Shkatërrojnë krenarinë/A ti varrosi prap engjujt ?/Herët ma kanë shkatërruar nervin e syrit,/Nuk guxoj të them se është e imja/Tani po ma grabisin edhe shkopin e bardhë/Fusha e shkatërruar me barin e përgjakur/Nuk guxoj të them se është e imja/ S`me lënë të hy në shtepi/Thojnë se e kam shitur/Tokën qe e kam blerë prej qiellit/Dikush me ka premtuar-Kush me ka premtuar/Ai ka gënjyer/Pse nuk me premton ajo çka është e tij ?/Për këtë arsye mua së bashku me sulmojnë/I kam quajtur të këqij.»

Në fund po theksoj se ne shqiptarët nuk vajtojmë, por, për të drejtën tonë nationale mund të dialogojmë dhe së fundi me nderë,me çdo mjet ta mbrojmë.

(Shumë të dhena janë marrur nga hulumtimet në Kosovë dhe Serbi, kur ishte Këshilltar i KFOR-it. z. Mark Stegherr, Prof. i të drejtës ndërkombëtare dhe i sllavistikës).

Neve shqiptarët nuk kemi patur çasje në arkivat serbe si profesori i sllavistikës.

Andaj juve pushtetarëve ju zgjodhi populli me votën e vet dhe nga ju pret mbrojtjën e sovranitetit përbrenda dhe jashtë tij sipas Kushtetutës tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat