Po na ulin në karrige si agresor me Serbinë si viktimë

Opinione

Po na ulin në karrige si agresor me Serbinë si viktimë

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 maj 2021 Në ora: 14:35
Ragip Guraziu

Si ishte e mundur që kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në vitin 1990, si rezultat i një propogande dhe politike të asaj kohe (kjo njëherit ishte edhe kisha e kohës së Millosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës.

Nga cila gjykata është vërtetue kjo pronë e kësaj kishe,dhe kush ju jep serbeve të drejtën të apuzoni me tokat e Universitetit të Prishtinës?! Dhe me lojëra administrative po luajnë pa kurfar morali edhe ndërkombëtarët me këto veprime kur ndryshe kanë cekur se ;''shqiptarët nuk po i dun serbët e as kishat në Prishtinë?! Kjo është rrenë e kulluar,se ne kemi thënë;Jo kulte fetare në pronën e Universitetit të Prishtinës, e sidomos për këtë kishë ortotokse serbe që dihet se si u ndertuar mu në kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Dihet se kjo kish tani është ndërtuar në vitet e 90-ta, dhe është ndertuar nga pushteti i atëhershëm i Millosheviqit,, dhe thjeshtë është ndërtuar me dhunë,dhe atë në tokën e Universitetit. Po bile në atë kohë, më kujtohët shumë mirë (edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë) ka pasur reagime vet nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës, e tani në këtë rastë problematik kemi të drejtën e reagimit ne e jo ju, sepse është ndertuar pa vullnetin e shumicës, të shqiptarëve, të cilët në atë kohë ishin të pushtuar dhe diskriminuar para syve të tërë botës nga regjimi i Serbisë, pikrisht Millosheviqit, që më vonë u quajt edhe kasapi i Ballkanit, dhe tani kur jemi shtet me të gjitha të drejtat kushtetuese të një shteti, duhet ta ngrisim zërin fuqishëm dhe ky është një akt moral politk e kombëtar, e jo të jemi pasiv, siç që ishim ndaj Veriut të Mitrovicës dhe ja si e kemi gjendjen n'at anë sot.

Sidoqoftë, kur kemi parasyesh, se kisha ortodokse serbe e ndertuar në kohën e regjimit të Millosheviqit është një shembull negativi vetë kryeqytetit e aqë më shumë shëmtimit të kompleksit universitar. Pastaj ende pa u krye punimet të gjitha,por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare, banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as për rrethë këtij objekti. Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja; atëherë ç’ju desh kjo kish të ndertohet në këtë vend Millosheviqit?! Arsyeja tash është e qart për të gjithë……

Dhe pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe kishes ortodokse serbe e ndertuar në token e Universitetit, atu ku kurr nuk ka pasur objekte fetare çfarë do lloi apo besimeve qofshin,dhe asnjë banorë serb, dhe ne tani jemi në dijen për ta kuptuar këtë preblematik të kësaj kishe ortodokse serbe, tani ka shumë arsye për rrënimin e saj. Kjo ka mundur të ndodhë edhe gjatë kohës së ish-presidentit Rugova, që deri në 2006-të ishte në jetë dhe LDK-ja që po thonë se jemi si subjket politik më me përvojë,dhe kjo nuk ka ndodhë, atëherë por as tani me këtë politik të PDK,njëjtë këto dy subjklete politike, tani është koha me argomentet shumë të fiqishme që kjo tani të ndodhë, rrënimi total i këtij objekti fetar ortodoks.Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsiderat edhe komuna e Prishtinës e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë LDK Deri në 2013, tani të Vetëvendosjes, dhe janë njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj kishe ortodokse serbe, dhe duhet vepruar me një afat të shpejt se edhe kjo kish nuk ka leje ndertimi sidomos nga komuna tani kur jemi shtet me kushtetutë, por këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drjeta shtetërore, dhe në munges të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës kur veriun e Mitrovicës e lamë anash dhe ja sot realiteti andej?!.

Në të kundërtën, në rast se ky objekt fetar ortodoks serb, (siç po flitet) është futur në listen e objketeve të trashëgimisë kulturore për mbrotje nga shteti i Kosovës, vaj hallin për ata persona zyrtarë që kanë manipulluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do t’i apin llogari kombit shqiptar për këto nënqmime që vazhdimisht po bëhen nga disa zyrtar në dëm të kombit. Për këtë komuna e Prishtinës ta ketë parasyesh këtë derisa nuk është bërë vonë siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës dhe tani gjendjen e kemi si e kem....

Kisha ortodokse në kampusin e UP-së trajtohet si rast i veçantë

Kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk do të futet në listë për rrënim, kështu, pas publikimit të letres sime, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklauar tani për ''një medium kosovar, ani pse askush nuk e ka regjistruar si objekt pa leje në afatin që ka përfunduar.

Edhe pse zyrtarët komunalë më herët kishin deklaruar se kisha “Krishti Shpëtimtar”, e ndërtuar nën masat e dhunshme në vitet e ’90-ta, do të trajtohej si krejt objektet tjera pa leje, me arsyetimin se është rast i ndjeshëm politik, tash del se duhet kohë për marrjen e një vendimi.Kështu ka deklaruar tani i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kështu kishte deklaruar për media kosovare.

Ahmeti kishte deklaruar se këtë punë do ta krrye pasi të fillon faza e dytë e rrënime të objekteve pa leje në Komunën e Prishtinës.

Edhe pse zyrtarët komunalë më herët kishin deklaruar se kisha “Krishti Shpëtimtar”, e ndërtuar nën masat e dhunshme në vitet e ’90-ta, do të trajtohej si krejt objektet tjera pa leje, me arsyetimin se është rast i ndjeshëm politik, tash del se duhet kohë për marrjen e një vendimi.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka thënë për mediume, vite me parë, se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor po merret me këtë çështje, përderisa në prill të vitit të kaluar pati lënë të hapur mundësinë që ky objekt i ndërtuar nën masat e dhunshme të Slobodan Milosheviqit të rrënohet. Ai përmend edhe një leje që ka Kisha ortodokse qysh në vitet ’90.Gjë që nuk e ka dokumetuar në përgjigjejen e letres sime... Ndryshe po deklarohet tani, siç po deklarohen edhe të Universitetit të Prishtinës tani.

“Kjo është diskutuar dhe MMPH-ja e Qeveria po merren me këtë punë. Ata si duket kanë leje të lëshuar në vitet ’90, nga autoritetet e atëhershme. Ne kemi mbetur ta rishikojmë atë dokumentacion dhe ta vlerësojmë pastaj së bashku me Qeverinë se çfarë do të bëjmë. Është një çështje më e ndjeshme politike që duhet ta diskutojmë”, ka theksuar Ahmeti. Ai ka rikujtuar edhe kontestin gjyqësor mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe kishës ortodokse serbe “Sveti Nikolla”.

“Por duhet të shohim, sepse është edhe një kontest gjyqësor në mes të UP-së dhe Kishës ortodokse, për tokën ku është e vendosur kjo e fundit. Në atë kohë rektori i UP-së ka ngritur edhe kallëzim penal në gjykatë për marrjen e tokës së UP-së dhe mendoj se ka mjaftueshëm institucione që po merren me këto çështje”, ka shtuar ai.

Universiteti i Prishtinës gati tre vjet më parë kishte ngritur padi ndaj kishës ortodokse “Sveti Nikolla” për uzurpim të 4.27.16 hektarë toke dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.

“Paditësi (UP-ja v.j.) kërkon nga Gjykata Komunale e Prishtinës të vërtetohet se Universiteti i Prishtinës është pronar i ngastrës me sipërfaqe prej 4.27.16 hektarësh në Prishtinë aktualisht e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të kishës ortodokse serbe ‘Sveti Nikolla’”, shkruan në padinë e dorëzuar në Gjykatën Komunale të Prishtinës, tash Gjykata Themelore më 14. 09. 2012.

Sipas Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, për rastin e kishës do të vendos kur përfundon afati i ankesave.

Blerim Çeku nga Departamenti i Planifikimit Hapësinor, të asaj kohe, Ndërtimit dhe Banimit në MMPH, ka sqaruar se pas atij afati do të vendoset për procedimin e mëtutjeshëm.

“Në këtë rast Komuna e Prishtinës, të dhënat e përpunuara do t’i vendosë në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve pa Leje. Pasi të jetë publikuar Regjistri Kombëtar i Ndërtimeve pa Leje, fillon afati i ankesave, i cili zgjat deri më 15 shtator 2015 dhe se varësisht prej rastit, instancat kompetente do të vendosin për procedimin e mëtutjeshëm të kërkesave, përfshirë edhe rastin në fjalë”, ka thënë Çeku.

Mirëpo, sipas Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si ndërtime që mund të rrënohen janë të gjitha ato ndërtime pa leje, të cilat nuk janë të regjistruara në Regjistrin e Ndërtimeve pa Leje deri më datën 11 qershor 2015, ndërtimet që janë regjistruar, por që nuk kanë aplikuar për legalizim gjatë aplikimit, ndërtimet që nuk i plotësojnë kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë të përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe ndërtimet pa leje që u është refuzuar leja e legalizimit.

Në vitin 2009, Senati i UP-së kishte propozuar që kisha ortodokse, e ndërtuar pa leje në kampusin e UP-së, të trajtohet si “Muze për vuajtjet e popullit të Kosovës”. Sipas këtij propozimi kryqi sipër kishës do të zhvendosej në Graçanicë. Kjo ka qenë ide e ish-rektorit Rugova, i cili në ditën e parë të mandatit të tij si rektor i UP-së kishte thënë se do të punojë që kisha të hiqet krejtësisht nga aty. Senati nuk pati marrë vendim, derisa gjatë mandatit të tij Rugova asnjëherë s’e kishte ngritur këtë çështje. Me këtë çështje nuk ishte marrë as pasardhësi i tij tashmë ish-rektori Ibrahim Gashi.

Kisha ishte paditur edhe në vitin 1993 nga rektori i ndjerë, Ejup Statovci. Padinë ai e kishte bërë në Gjykatën e Komunale të Prishtinës, e cila funksiononte në bazë të ligjeve të dhunshme të Serbisë. Gjykata e kishte hedhur këtë poshtë.

Sa objekte fetare u rrenuan gjatë luftës së UÇK-së, nga çetnikët serbë?!

123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) – 215; kisha katolike – 5; objekte ndihmëse – përcjellëse – 88.101. Pasojat e luftës ishin: okupimi klasik i Kosovës; sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë; masakra të mëdha; vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra. Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë; 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA; pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.ë saj”.E pesta,”zotësinë për ta shpërndarë të vërtetën”.Në Kosovë ka ndodhur dhuna dhe terrori shtetëror e politik serb me përmasa të gjenocidit. Kjo dukuri nuk është e re. Po qe se do t’i bënim një vështrim sado të shkurtër “historikut të krimit dhe të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve”, do të mund të identifikonim “lashtësinë e tyre si dhe gjeneratorët e aktit të krimit gjenocidal, që kanë marrë fuqi që nga ‘Naçertania’e 1844-shit”.

Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

Duhen të jenë në dijeni e gjithë bota e civilizuar se te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip.

Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan.

Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit.

Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.

Ne, mos të harrojnë se ne te gjitha librat e shenjta fetare shkrun;'' Zoti i Madh ka thënë,e huaja kurrë nuk bëhet e jotja''. Mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhëtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë mëse të vërteta e për manente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë inicuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878. Këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mbanë nën dhunën e saj. Zatën, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i parparë, prej të qenurit “toka shqiptare”, dhe ndonjëren nga këto treva, si p.sh. “Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…

Populli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valtë e i nxehtë edhe i fëmijve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqëve të përgjakur”, etj. Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.

Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit.

Ta dinë Serbët se po të marrin një copë tokë nga toka e shenjtë e Kosovës i thejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prap deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë, se na ka ardhur deri në fyt!

Nuk do mend se propaganda serbe se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb BIA. “Skenar ogurzi kanë përgaditur krerët ushtarak dhe intelegjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në disa mediume te shkruara dhe elektronike te Kosovës.

Pse lejove rregullimin e kishës sllave në oborrin universitar të Prishtinës dhe nuk e shembe atë që është pa leje ? Letra ime drejtuar Shend Ahmetit, vite më parë.

Mendimet nga më të ndryshmet flasin për historikun e kësaj kishe, dhe gabimet e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që tani kanë pushtuar disa mediume kosovare që flitet për keqqeverisje të kësaj Komune nga udhëheqësit në ''krye'' të "Vetëvendosjes", ku përfshihet edhe Albin Kurti, po pretendon të marrë postin e kryeministrit. Viti 2016- Kisha ortodokse serbe "Sveti Nikolla" ("Shën Nikolla"), e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit të Milosheviqit, shumë herë është bërë temë diskutimi, herë për ndërtimin e imponuar nga regjimi, e herë për ndërtimin e paligjshëm. Këto ditë paria e shtetit serb doli me ankesa se shqiptarët po e dëmtojnë këtë kishë, kjo është ''rrenë'' e kulluar si gjithherë nga serbët. Me këtë i bie që kjo kishë, nëse nuk paraqitet për legalizim, atëherë do të hyjë në listën e rrënimit, pasi sipas Ligjit për legalizim, fatin e tillë do ta kenë të gjitha objektet pa leje që nuk aplikojnë për regjistrim deri në afatin e caktuar. Por, një gjë të tillë nuk e ka saktësuar Komuna. Ky objekt ka dhe një problem tjetër. Për të paraqitur kërkesën për regjistrim, sipas nenit 16 të ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me numër 04/L-188, Kisha ortodokse duhet të ketë të bashkangjitur edhe pëlqimin e Universitetit të Prishtinës. "Nëse aplikuesi i një njësie të ndërtuar pa leje në një ndërtesë në bashkëpronësi të ndërtuar me leje, paraqet një kërkesë për t'u përfshirë në regjistrin komunal të ndërtimeve pa leje, aplikacionit duhet t'i bashkëngjitet pëlqimi i pronarëve, i cili duhet të jetë i verifikuar tek organet kompetente", thuhet në këtë nen. Një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi Universiteti i Prishtinës ka paditur në shtator të vitit 2012 këtë kishë, me pretendimin se ajo është ndërtuar në hapësirën, e cila i takon këtij universiteti dhe se kështu, ajo, në mënyrë jolegjitime ka ndërhyrë në sistemin kadastral, duke uzurpuar një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.27 hektarë. Konstruktimi i Kishës ortodokse serbe "Shën Nikolla" ka filluar në vitin 1995, por ndërtimi i saj është ndërprerë gjatë luftës në vitin 1999. Po pse autori i këtij shkrimi me një Letër publike iu drejtua kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, më 2015.

Të rrënohet kisha në tokën e Universitetit

Si është e mundur që Kisha ortodokse serbe, e cila është ndërtuar në vitin 1990,si rezultat i një propagande dhe politike të asaj kohe (kjo njëherësh ishte edhe kisha e kohës së Milosheviqit) në pronë të Universitetit të Prishtinës, nuk po e pengon askënd?! Tani ju pasi i keni kapur me zell rrënimet ilegale të ndërtimeve dhe keni rrënuar ndërtesa deri 10- katëshe, çka pritni tani për rrënimin e kësaj Kishe ortodokse mu në zemrën e Universitetit të Prishtinës, e ndërtuar politikisht?! Situatat shumë alarmante që po arrijnë kulmin, sa u përket kulteve fetare dhe sot pas 17 vjetëve të çlirimit të Kosovës,ky objekt fetar ortodoks,edhe pse ka prishur dhe penguar planin e ndërtimeve të fakulteteve dhe objekteve tjera përcjellëse në këto hapësira,askujt nuk po i pengon,sepse së paku deri më tani askush nga Qeveria e Kosovës dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në shtetin e Kosovës,së paku deri më tani në asnjë çast apo moment nuk e kanë ngritur zërin e tyre sa i përket këtij rasti apo të kësaj Kishe ortodokse. Dihet se kjo kishë i është ndërtuar në vitet e 90- ta,dhe është ndërtuar nga pushteti i atëhershëm i Milosheviqit,dhe thjesht është ndërtuar me dhunë dhe atë në tokën e Universitetit. Po, bile, në atë kohë, më kujtohet shumë mirë (edhe pse nuk kishim fuqi ta ndalojmë) ka pasur reagime nga lidershipi i atëhershëm shqiptar i asaj kohe të Rugovës, e tani në këtë kohë po shuhet ky rast problematik.

Jo objekte fetare në tokat e Universitetit

Të gjitha tani këto kanë krijuar një imazh politik të të gjitha besimeve fetare se këto raste apo kërkesa të ndryshme të kulteve fetare më shumë janë politike dhe nuk po trajtohen njësoj sa u përket ndërtimeve të objekteve fetare. Kjo është arsyeja se kisha në fjalë, ajo ortodokse serbe, pra ajo e ndërtuar në regjimin e Milosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës, e luan edhe një rol shumë të madh edhe në politikën serbe, që do të thotë jorastësisht në atë kohë e kanë menduar serbët, e në atë vend jo që kurrë nuk ka pasur as kisha, as xhamia, por e dinë shumë mirë serbët dhe kisha ortodokse se ku duhet të godasin. Sidoqoftë, kur kemi parasysh se Kisha ortodokse serbe e ndërtuar në kohën e regjimit të Milosheviqit është një shembull negativi i vetë kryeqytetit, e aq më shumë shëmtimit të kompleksit universitar. Pastaj ende pa u kryer punimet, por edhe sikur të ishte objekti i gatshëm për ceremoni fetare, banorë të komunitetit serb nuk ka në kryeqytet dhe as përreth këtij objekti. Ja tani shumë mirë po kuptohet ku shtrohet pyetja; atëherë ç'ju desh kjo kishë të ndërtohet në këtë vend Milosheviqit?! Arsyeja tash është e qartë për të gjithë…… Dhe, pas lufte nuk kemi mundur të kuptojmë këtë gjest të regjimit serb të asaj kohe dhe Kishës ortodokse serbe, e ndërtuar në token e Universitetit, aty ku kurrë nuk ka pasur objekte fetare çfarëdo lloji apo besimeve qofshin, dhe asnjë banor serb. Këtë çështje tani duhet ta ketë në konsideratë edhe Komuna e Prishtinës, e cila që nga vitet e 90-ta udhëheq me këtë komunë. Ka njëmijë e njëqind arsyeje për rrënimin e kësaj Kishe ortodokse serbe,dhe duhet vepruar me një afat të shpejtë, se edhe kjo kishë nuk ka leje ndërtimi, sidomos nga Komuna tani, kur jemi shtet me Kushtetutë. Por, këtu lypet profesionalizmi dhe guximi për të drejtat shtetërore, dhe në mungesë të profesionalizmit ne kemi gabuar edhe në fillim të 2000-tës, kur veriun e Mitrovicës e lamë anash dhe ja sot realiteti andej?! Se në atë kohë lidershipi ynë luftonte për subjekte politike, kolltukë. Në të kundërtën, në rast se ky objekt fetar ortodoks serb, (siç po flitet) është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje nga shteti i Kosovës, vaj hallin për ata persona, zyrtarë që kanë manipuluar me nënshkrimet e tyre mbi vlerat kombëtare dhe mbajnë përgjegjësi dhe së fundi do të japin llogari kombit shqiptar. Komuna e Prishtinës duhet ta ketë parasysh këtë derisa nuk është bërë vonë, siç u veprua edhe më Veriun e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se Tempulli Shpëtimtari i Krishtit në Prishtinë nuk do të rrënohet. Kjo Kishë ortodokse serbe, e ndërtuar në kohën e vendosjes arbitrare të ligjeve të regjimit të Slobodan Milosheviqit, në oborrin e Universitetit ë Prishtinës ende nuk përdoret për kryerjen e ritualeve fetare, pasi ende edhe nuk ka përfunduar. Rreth kësaj kishe kohë më parë ishte deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai kishte thënë se nëse nuk legalizohet ndërtimi i saj, kisha mund të rrënohet. Në ndërkohë nuk ka informacione nëse ndokush nga qarqe kishtare serbe ose nga qarqe politike vendore, të ketë bërë kërkesë për legalizimin e kishës, ndërsa afati për legalizim është zgjatur deri në qershor. Kisha jolegale brenda UP-së i mbetet për zgjidhje Qeverisë dhe ambasadave të huaja në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po e përmend më rrënimin e kishës së ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Duke iu përgjigjur gazetarit të "Zërit të Amerikës", nëse autoritetet aktuale të Prishtinës do të marrin parasysh lejen për ndërtimin e kishës 'Krishti i Shpëtimit', e dhënë në shkurt të vitit 1999, Ahmeti ka thënë se kjo përbën një çështje të ndjeshme politike, meqë shumica e shqiptarëve konsideron se kjo kishë është vepër e regjimit të Milosheviqit. Në territorin e komunës së Prishtinës janë mbi 30 mijë objekte të ndërtuara pa leje, ose për të cilat autoritetet lokale nuk kanë dokumente se janë ndërtuar me leje. Ndër to është edhe kisha e 'Krishtit të Shpëtimit', në qendër të Prishtinës, për të cilën Kisha ortodokse serbe thotë se ka leje nga shkurti i vitit 1999, të dhënë nga autoritetet lokale, që asokohe përbëheshin vetëm nga serbë të instaluar nga regjimi i Milosheviqit "Sherri" për kishën kishte nisur që nga viti 2000.

Arkitektja Llonçari thotë se në vitin 2000 ka punuar në Drejtorinë komunale për urbanizëm të Prishtinës, me detyrë specifike, hartimin e rrjetit të shkollave, ambulancave dhe objekteve të karakterit publik. Sipas saj, pas luftës, Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, në kohën kur atë e drejtonte Bernard Kushner, kishte definuar dy pako të ligjeve: ato diskriminuese, të cilat ishin vendosur në Kosovë gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit dhe që përjashtoheshin për t'u përdorur, si dhe ligjet para asaj periudhe, jo diskriminuese, të cilat hynin në fuqi. Siç thotë ajo, Michael Daxner, bashkëdrejtues i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës, në atë periudhë kishte kërkuar përmes një shkrese që "të lirohen hapësirat e Universitetit nga objektet që nuk i takojnë". Por, sipas saj, kjo nuk kishte ndodhur. Në vitin 2012, arkitektja Llonçari, ka qenë këshilltare për çështje të planifikimit të hapësirave të Universitetit të Prishtinës e rektorit të këtij universiteti, Mujë Rugova. Sipas saj, një zyrtarë i OSBE-së u kishte thënë se Kisha ortodokse serbe dëshiron të bisedojë me Universitetin e Prishtinës lidhur me vazhdimin ndërtimit të kishës. Kjo bisedë ka qenë, sipas saj, shkak për t'u takuar menjëherë me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. "E kemi pyetur se a është legjitime kërkesa e Kishës që të vazhdojnë punimet, me pretekstin që ata thanë se 'janë pronarë'. Përgjigjja ka qenë 'po', prej ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai e ka pohuar realisht atë që ne kemi dyshuar nëse është e vërtetë"."Me vetë faktin që ne kemi marrë përgjigje të tillë, te një ministër i Qeverisë së Kosovës, ne nuk kemi bërë pyetje më tutje. Universiteti i Prishtinës, atëherë, nuk ka mundur të lejojë më që të na befasojë një veprim i tillë dhe kemi bërë një dosje dhe kemi angazhuar avokat dhe çështja e kishës është në gjykatë", shpjegon Llonçari. Po çka po i dhemb autorit të këtij shkrimi?! Tani kur jemi shtet me Kushtetutën tonë kemi ligje, nene, gjykata e mbi gjykata, pse po lejohet kjo. Safet Kamberaj, përfaqësues i qytetarëve të bashkësisë lokale (BL) në 'Dardani', thotë se ''kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, çdo veprim që e bën, e ndërmerr kryesisht për interesa personale, për përfitime, duke e materializuar dhe duke i keqpërdorur madje jo vetëm xhamitë, por ai ka keqpërdorur edhe shtresat e tjera të qytetarëve, vetëm dhe vetëm për çështje politike dhe materializuese, për përfitime personale. "Sa i përket çështjes së ndërtimit të xhamisë në 'Dardani' është punë e kryer, në mandatin e LDK-së është vënë guri themeltar i këtij projekti, kjo është kërkesë e komunitetit të kësaj lagje dhe pëlqim i banorëve të lagjes së 'Dardanisë', si dhe kryetari i atëhershëm, Isa Mustafa, rreth marrëveshjes dhe pëlqimit të kësaj xhamie, ku është mirëpritur nga të gjitha subjektet politike të Kosovës. Këto tendenca të VV-së janë të projekteve për përfitime, çka është bërë edhe në qeverisjet e kaluara, i personalizojnë çështjet se gjoja ata janë që i zgjidhin problemet", u shpreh ai. "Shpend Ahmeti duhet të merret me mënyrat e fshehta dhe negociatat që është duke zhvilluar dhe ka lejuar për t'u rregulluar kisha në oborrin universitar, para disa muajsh janë vënë dyer e dritare në këtë kult fetar që është rregulluar gjatë masave të dhunshme të Serbisë, ku babai i anëtarit të VV-së e ka nënshkruar këtë vendim. Shpend Ahmeti një gjë duhet ta dijë se pasuria është e shtetit dhe e qytetarëve të Prishtinës e jo ai të sillet si bos. Bosët mund të jenë vetëm Devollët dhe ai mund të jetë me ta, por jo në pasurinë e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës", tha Safet Kamberi, kryetar i BL-së në "Dardani", ku edhe është i ndarë trualli për ndërtimin e kësaj xhamie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat