Nuk do ketë marrëveshtje me serbinë, përderisa ajo mban levën e fuqisë

Opinione

Nuk do ketë marrëveshtje me serbinë, përderisa ajo mban levën e fuqisë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 27 maj 2021 Në ora: 08:08
Ruzhdi Peçani

Parashikimet se Kosova dhe Srbija, mund të arrinë të bëjnë një marrëveshtje me njohje reciproke qëndrojnë të zymta.Tani t´i këthehemi çështjes së Kosovës, si dhe raporteve të Serbisë me Bashkimin evropian dhe rajonin,poashtu me Rusinë dhe Kinën.Një problem qëndron këtu,ngase disa nga shtetet kanë levën e fuqisë për të frenuar proçeset demokratike në Kosovë dhe zgjidhjen e problemit,njëra ndër to është Srbija.

Dhe sërish këthehemi tek çështja e mungësës së levës,ngase këtu qëndron çelësi për të kuptuar përse qështja e Kosovës qëndron akoma e hapur,përse Srbija nuk e njef Kosovën.Përse Kosova ka rënë në limbo ashtu sikur Srbija.Srbija nuk tregon gatishmëri të eci para,Srbija po bënë hapa prapa me qeverisjen e preisdentit Aleksander Vučić. Këtë e thonë të gjithë diplomatët botërisht.

Atëher, pse mungon leva? Jo se SHBA nuk është e fuqishme, apo BE dhe antaret e sajë. Problemi qëndron në atë se vendet e BE nuk janë unike për qështjen e Kosovës.Ngase pesë nga to mbajnë të njejtin pozicion sikur Srbija,do të thotë mu si Rusia dhe Kina.Kështu mungon shtytja që Srbija të njohi Kosovën.Pra mungon mënyra se si të largohet ky bllokim i pesë shteteve të BE.

Që të kuptojmë më mirë – të paramendojmë: Rusia dhe Kina thonë se kurrë nuk do lejojmë që Kosova të hynte në OKB. Marrim paramendimin tjetër kur BE do thoshte,se nuk na inereson po edhe Serbija nuk do njohi Kosovën – nëse pesë shtetet do e njohin sikur SHBA.Ky nuk do ishte problem,sëpaku jo serioz.Po,përse? Ngase Kosova do mund të bëhej antare e NATO-os dhe BE,dhe bllokimi për në OKB nuk do kishte fare rëndësi.

Kështu ,në këso rrethana,Serbja nuk do e kishte levën,me askend,të lidhej bashkë në këtë.Në këso rasti Serbija do të humbte,e Kosova do bëhej antare e NATO-os dhe BE,do bëhej shtet më i fortë,më i sigurtë dhe i përparuar. Srbija tani po izolohet me Kosovën.Dhe për këtë fajin e mban mosuniteti i BE, ngase këto pesë shtete po ia japin levën,dhe përderisa Srbija ka këtë levë – problemi nuk është i zgjidhur. Rrethanat sot janë më keq, se në kohën e presidentit Boris Tadiċ nga radhët e demokratëve.Srbija sot,Qeveria e sajë me presidentin Vučiċ kan këthyer atë prapa, dhe hapur është proruse dhe prokineze,kjo shifet qartë.

Të themi edhe më keq,ngase nga mosuniteti ,BE ka më shumë nevojë për Srbinë,se sa kjo për BE, është në pozitën kur duhët lutur.I ka ashpërsuar BE standardet dhe ndihmat ndaj sajë? Jo. E Aleksandar Vučić që kur ka hapur bisedimet për integrim ka dëmtuar demokracinë.Po BE ç´farë i thoshte? Asgjë – as edhe një fjalë! Një funksioner i lartë i perëndimit,sëfundi deklaraonte se Srbija hapur del në anën e Rusisë dhe Kinës,e thirrur në vëllazërim,një diplomaci vaksine,duke fituar investime nga Kina.Promovon modelin autoritar dhe antidemokratik të Hungarisë. Dhe BE çfarë i reagon? Asgjë,e heshtur, e nemitur!

Ka gjykuar në një rast BE, dhe ta bëjë përgjegjese për diç Srbijën? Jo. Ka mjaftë shembuj kur ka bërë të kundërtën duke e bërë më “të guximshme”,ta qortoj për atë si shtet joliberal dhe nuk mban vlera perëndimore,te BE,por përqafonte vlerat e Rusisë,Kinës dhe Hungarisë.Kjo i forconte levën Srbisë,në këtë do i ndihmonte edhe sjellja e lidershipit kosovar –thënë ish Presidentit Thaçi.Dhe kështu do vimë edhe tek tregimi kur kjo u kufizua gjatë administratës së ish presidentit të SHBA Donald Trupm në Vashington dhe në udhëheqjen e Federica Mogherini në Bruksel. Dhe tani BE, sikur shpreh habi si doli një non-paper sloven.

SHBA ashtu sikur BE,diplomatët e tyre promovonin konceptet mu si non- paper sloven.Injejti koncept vetëm se ky non-paper kishte të bënte edhe me shtete tjera,bashkimin me Shqipërinë.Dhe ku qëndron këtu dallimi për Kosovën- qëndronte njejtë,në dëm të Kosovës.Të kujtojmë se këtijë bashkimi i japin shtytje edhe Srbija dhe Rusia.Po,përse e bëjnë këtë?

Atëherë si do vihej tek zgjidhja? Epara, Vashingtoni dhe Brukseli kanë hudhur këtë,por çka ndodhi ditëve të fundit, na doli një non – paper i dytë po dhe i tretë për ndarje të reja teritoresh. Thuhet se kjo është tejkaluar por koncepti për shkëmbim,ndarje teritoresh qëndron akoma si aktual. Dhe tani sërish shtrojmë pyetjen se kush mban levën? Përgjegjëja ideale do ishte: Po të njohin Kosovën pesë shtetet antare të BE, Spanja,Slovakia,Rumanija,Greqia dhe Qipro,problemi do zgjidhej menjëherë.Kosova dhe Srbija do vinin tek marrëveshtja.

Megjithatë nga problemet që kanë brenda,si të pagjeturit,krimet dhe masakrat, si dhe dëmet e shkaktuara të luftës dhe tjera - këtë nuk do mund ta bënin.Kjo,ngase u pa edhe në takimin, që kishte Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu me Presidentin Aleksander Vučić në Brdo-Brijuni,hendeku mes Kosovës dhe Srbisë është i madh dhe i thellë.

Atëherë cila do ishte zgjidhja? Srbija nuk do të detyrohej ta njohi Kosovën,por të detyrohej të ketë qëndrimin e njejtë me BE dhe SHBA, për këtë qështje ngase problemi është edhe në pjesën tjetër të rajonit.Kështu do ndalohej agresioni politik.

Këtë duhët ta thonin të gjitha antaret e BE,përfshi edhe ato pesë shtetet që nuk njohin Kosovën.Kjo do ndryshonte gjithë situatën dhe mund t´i thuhej Srbisë se nuk mund të bëjë agresion politik dhe të ndaloj fushatën kundër njohjes së Kosovës,duke i thënë se ne nuk po frenojmë Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare,po dhe Srbija nuk do guxoj.Ne nuk i bëjmë Kosovës pengesë të bëhet pjesë e Interpoliti – këtë edhe Serbija të mos guxoj port ë detyrohet të respektoj rregullat dhe principet euroatlantike.

Mund t´i thonë edhe Kosovës,se nuk mund të bëjë agresion politik kundër Serbisë dhe serbëve të Kosovës,duke i kërcnuar se do bëhet bashkimi kombëtar me Shqipërinë.Kjo do i shtynte ata të ngrenë veto kushtetuese. Duhët kuptuar se,në rrethanat gjeoplitike që mbretrojnë, Kosova do rrezikonte dhe rrënonte marrëveshtjen e Shqipërisë me NATO-on.Kjo do rrezikonte sigurinë tonë kombëtare. Dhe mu për këtë, këtijë bashkimi i japin shtytje edhe Srbija dhe Rusia.Po,përse e bëjnë këtë?

Tek zgjidhja ,e tëra qëndron në atq që BE dhje NATO nuk duhët guxuar për t´i dhënë privilegje Serbisë.Nuk do duhej ta lënë Serbinë si sillet në mënyrë antidemokratike dhe armiqësore ndaj Kosovës,nuk mund ti lejohet të jetë aleate e Rusisisë dhe Kinës.Kjo do duhej ndalur,kjo do ndodhi atëherë kur Srbija të jetë në pozicionin e njejtë me shtetet tjera.

”Dhe në fund po nuk do ketë zgjidhje me marrëveshtje,duhët përgatitur për një Marrëveshtje bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e ndërsjellët,sikur që SHBA ka me Korenë e Jugut – dhe t´u thuhet, Srbisë,Rusisë dhe Kinës,se ju tani nuk mund të bëni asgjë.”- Edward Joseph.

Po të arrihet kjo marrëveshtje –strategjia e gjertanishme e Srbisë do ishte e mbaruar,ngase kjo do i epte Kosovës sigurinë pothuaj sikur të jetë antare e NATO-os.Kjo shumëçka do ndryshonte,jo vetëm për Serbinë po edhe për shtetet që nuk e njohën Kosovën.SHBA kanë investuar shumë në Kosovë dhe nuk do toleronin më Srbine,Rusinë dhe Kinën të sillen në dobi të tyre në këtë mënyrë.

Kjo është qensore,ngase ata që nuk kritikojnë Serbinë për mungesë demokracije,ndërhyrjet brenda Malit të Zi,presionet në Bosnjë,do thonë po e bënë, këtë Vučić do këthehej e do thoshte se me këtë po i lëmë serbët në rajon në pasiguri,dhe opozita do jetë në pozitë edhe më të vështirë në Sërbi. Opozita,dhe kjo mund ta mos njohi Kosovën.Kjo do të merrte qëndrimin mu sikur qeveria.Po mund të këthehen dhe ta kritikojnë qeverinë dhe Vučić. Tani për tani nuk munden ngase ky ka mbështetjen e BE.

Kështu Kosova tani nuk mban levën e fuqisë,por do ta ketë me mbështetjen e SHBA,Duke lënë anash bashkimin me Shqipërinë.Tek miqët tanë kjo vlerësohet si agresion,dhe duhët ndalur.Qeveria dhe Kryeministri Albin Kurti duhët fokusuar në dialogun dhe këshillat që do bëjnë SHBA.

Bashkimi kombëtër është i papranuar për SHBA, dhe asnjë pyetje tjetër për të cilat SHBA janë të angazhuar që nga 1999.Liderët e Kosovës,Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti Ministrja e Punëve të jashtme Donika Gërvalla,nuk duhët injoruar apelet e SHBA kur bëhet fjalë për përgjegjësinë e Shqipërisë si antare e NATO-os,ngase çdo antare në parlamentet e tyre kanë vendosur hyrjen në aleancë,dhe atëherë do duhej që sërish të deklaroheshin ,ngase do kishim të bëjmë me ndrrim kufijsh të Shqipërisë,kështu sipas nenit 5 të Marrëveshtjes me NATO të gjitha antaret do duhej të deklaroheshin për kufijtë e ri.Kjo do ishte përgjegjësi e NATO-os.

A do mund të këthehej Shqipëria unike me Kosovën në NATO – unë them se jo! Në këtë llogarisin Rusia,Srbija dhe Kina.Dhe për këtë mbeshtesin,pa rezervë, bashkimin tonë me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat