Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendor, shpirtëror dhe kulturor i Kosovës

Opinione

Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendor, shpirtëror dhe kulturor i Kosovës

Nga: Agron Shabani Më: 29 korrik 2021 Në ora: 09:37
Agron Shabani

Është mjaft e qartë se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi ose civilizimi shqiptar në Kosovë, nuk do arrinin deri aty ku ndodhën sot, para se të njihnin, provonin, kalontin ose kapërcenin fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të njohura shqiptare ose kosovare që ndodhën të fshehura ose maskuara në provat (eksperimentët), zbulimet, formulat, maksimat dhe sintezat e njohura shkencore ose metodologjike.

Dhe, kush me tepër se sa elita e njohur shkencore dhe intelektuale nga Gjakova, ka investuar në këtë fushë.

Se këndejmi, një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme shqiptare ose kosovare, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit të saj në kërki­met ose hulumtimet e njohura shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues ose studimor së bashku me metodat e njohura të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit të njoh shkencor ose metodologjik.

Apo, e vetma fuqi (forcë) nxitëse ose stimuluese që mund t'iu ndihmojë ose ofrojë mbështetje dhe audiencë të sigurtë shkencës ose historiografisë shqiptare në Kosovë, përveç Zotit (Hyjit) njeriut ose popullit, është fuqia e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues ose inovator.

Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë, intelektual ose kulturorë të gjakovarëve të ditur, të urtë, të përkushtuar, besimtar, racional dhe patriot, të cilët, të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kahmotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e arsimit, shkencës dhe teknikës, ua mësyen akademive të shkencave ose univerzitetëve me të njohura të ish Jugosllavisë dhe më gjërë...Për të ngritur dhe krijuar kuadro të reja shkencore, intelektuale, akademike ose pedagogjike, nga të cilët (cilat) pastaj u ngrittën ose themeluan Univerziteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë dhe gjithëçka tjetër në­ Kosovë.

 Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes instancave ose institucionëve mendore, shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve (nga Gjakova, Gjilani, Prishtina, Deçani etj.), dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin. 

Për me tepër ndërkaq, Gjakova, apo kryeqyteti i njohur mendorë, shpirtërorë dhe kulturorë i Kosovës, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe ose kolosale. Ajo la gjur­më të thella e të pashlyera, në analet e historisë shqiptare ose kosovare. Ky kontribut mund të çmohet dhe vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ose qytetare në Kosovë. Duke menduar në thesarin e saj mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, eksluzivitetit, autenticitetit, individualitetit, spontanitetit, intimitetit, integritetit, integralitetit, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e sundimëve ose pushtetëve të haja (joshqiptare dhe antishqiprare)-për shumë shekuj e dekada me radhë, gjatë të cilave Gjakova ishte qendër drite dhe shprese, vend i shkencës, artit dhe kulturës, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Kosovën. 

Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë në qytetin e Gjakovès. 

Nga viti 1972 dhe deri në fundshekullin e kaluar, kur njerëzit ose fshatarët e ndryshëm të Kosovës, binin në gjak, vritëshin dhe sillëshin ndaj njeri tjetrit si pjesëtar klanësh ose fisësh të egra: Elitat e njohura shkencore, intelektiale dhe kulturore të Gjakovës dhe qytetëve tjera kosovare, me dritën e mendjes dhe shpirtit të tyre inovator dhe humaist, e kishin nxitur dhe stimuluar procesin e madh të edukimit (arsimimit) dhe emancipimit të madh jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës. Sepse, nëse kishte diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, ajo patjetër duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. E sidomos asaj intelektuale, kulturore, kombtare ose patriotike.

Ndaj, shumë i çuditëshem, paradoksale, reaksionar dhe anakronik është fakti kur shumica e politikanëve ose inteletualëve të sotëm shqiptar ose kosovar që e konsi­derojnë vetvetën e tyre si përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të luftës dhe levizjeve tjera çlrimtare dhe patriotike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarë­sinë e Kosovës: E mohojnë, prolongojnë ose anashkalojnë shpesh rolin, angazhimin, kontributin dhe misioin kolosal dhe titaik të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, ushtrake (luftarake) dhe patriotike të Gjakovës në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndryshe nga kjo, edhe përngjasimet, paralelet, analogjitë ose apologjitë

 e ndryshme ekskursive dhe diskursive në mes Gjakovës dhe Vajmarit (Gjermani)  nuk duhet kuptuar, përceptuar dhe konceptuar si "diç" të rastësishme, sipërfaqësore ose egocentrike, por si fakt ose realitet objektiv dhe subjektiv.

Se këndejmi, kur tërë Kosova ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte edhe përmes vrimës së gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, në Gjakovë shkëlqente dhe brilonte një dritë e madhë­ríshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndërkaq, në kohën kur edukata, kultura, arsimimi, emancipimimi, morali dhe disiplina e njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike së bashku me librat dhe bibliotekat, për politikanet dhe "diplomatët" e ndryshëm kosovar, nuk paraqisnin dhe s' nënkuptonin ( nuk nënkuptojnë as sot!) asgjë: Njeriu habitet me zellin dhe përkushtimin e madh me të cilin gjakovarët e urtè dhe dinjitoz, iu qasen ose rrekën dikur studimit dhe analizës. Duke mos iu shmangur për asnjë çast traditës së njohur kulturore, intelektuale dhe patriotike.

P. S. Në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta, reaksionare dhe anakronike, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale, shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.,msiç dihet, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme rurale, urbane, fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose interferuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Kështu që jeta, bota ose panorama e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuake, kulturore, institucionale ose politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë karantenë, vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë  kapur, ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre!

 Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose "psedonim hyjnorë" ose "profetikë" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

Ndaj, "pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjt e saj kryesorë, atëherë si duket ia nisën luftës xhuxhat, matrapazët ose tregrarët ordinar dhe ambulant të shpirtërave dhe flamujve...???!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat