Ballkani i hapur pa monitorim ndërkombëtarë hap dyert e narko-dollarit serbo-rus

Opinione

Ballkani i hapur pa monitorim ndërkombëtarë hap dyert e narko-dollarit serbo-rus

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:34
Agim Vuniqi

Ideja e vjedhur e Rugovës e viteve të 90-ta “Kosova e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë” nga Vuçiq  dhe Rama është e tejkaluar, sepse Serbia nuk ka lëvizur nga sllogani “Kosova është Serbi”, pra synim duhet te jete BE-ja, jo shfajësimi i Serbisë, dhe hyrja e narko dollarit serbo-rus në bregdetin shqiptarë.

Sërbia përmes Ramës me idenë e “Ballkanit të hapur” dobëson pozicionin dialogues të Kosovës

Pas lufterave dhe krimeve ne Balkan, pa njohjen reciprocoke të Kosovës dhe Serbisë, ideja e kurorëzuar si marrëveshje trepalëshe në mes të Vuçiq, Rama dhe Zajev, është përpjekje për shfajësim historik të Serbisë dhe plotësim i Kapitullit të 35-të, si kusht për fëqinjësi të mirë. Pamëdyshje Rama është kryeminister që është blerë nga rusët dhe Vuçiqi. Në Shqipëri po hapet koridori i pastrimit te parave te narko-mafisë ruse.

“Mini-Shengeni”, tash Ballkani i hapur nuk është “shengen”, edhe ashtu te gjitha ato shtete nenshkruese janë nenshkrues te “shengen-it”, pra kane të drejten e qarkullimit të lire, e kosovarët edhe ashtu ne te gjitha shtetet e permendura udhetojne pa viza, pra ky projekt u be në kurriz te Kosoves..., per asgje tjeter, sepse perveq Kosoves te gjitha kane perfunduar shtetndertimin dhe jane anetare fuqiplote te OKB-se. Qellimi i marreveshjes është be me u shfrytezu “autobahnat” e Kosovës, të financuara nga qytetarët e Kosovës, dhe per te plotesu Serbia kapitullin 35 (për fëqinjesi të mire) te vënë nga Gjermania!!! Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me fqinjët, gjë që për Serbinë nënkupton praktikisht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. 

CEFTA dhe “mini-Shengen”

Që kur Kosova prezantoi tarifën 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe BiH, bashkëpunimi rajonal kishte rënë, duke pasur parasysh se edhe pse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën janë pjesë e marrëveshjes së CEFTA, CEFTA nuk ka aftësinë për të sanksionuar taksat. Prandaj, u shfaq "mini-Shengen".

"Mini-SchengenI” erdhi pasi bashkëpunimi rajonal u ngadalësua, që nga futja e taksave 100 përqind mbi mallrat nga Serbia dhe BiH, që bllokuan kryesisht bashkëpunimin rajonal jo vetëm në fushën e tregtisë, por në përgjithësi. Realisht sanksionet janë të pamundura sepse UNMIK përfaqëson Kosovën në CEFTA, jo Qeveria e saj, dhe thjesht mekanizmi nuk funksionon kur bëhet fjalë për Kosovën, duke përfshirë masat tregtare, por interpretohej si një përpjekje për të penguar inciativat rajonale. Dhe në rrethanat e dhëna, Serbia perfitoi nga “taxa 100% duke i dhënë jetë një inciative të re, që bazohej ne inciativat rajonale “CEFTA” për të cilën ishte pajtuar Kosova nën siglën “UNMIK”, duke mos lëvizur fare nga Rezoluta 1244, edhepse Kosova ishte shtet i njohur nga mbi 100 shtete. Takimi i 4 shtatorit në Washington DC iu dha jetë të re të gjitha iniciativave që ishin ndërmarrë më parë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat