Mendim juridik dhe propozim publik në dobi të shtetit të së drejtës dhe qytetarëve

Opinione

Mendim juridik dhe propozim publik në dobi të shtetit të së drejtës dhe qytetarëve

Nga: Gezim Allaraj Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:19
Gezim Allaraj

SPAK-u nuk do t'i beje ndonje dobi shtetit nese nuk materializohet ne ligj parimi i shperblimit te demit shteteror. Ndersa qytetaret e vendit tone , ambasadoret perendimor ne Shqiperi dhe shtetet antare te BE-se kerkojne transparence  dhe sukses te reformes ne drejtesi per juristet praktikant te ligjit nuk ka asgje misterioze dhe te pakapshme por perkundrazi. Profesionistet e kesaj lemie jane ne gjendje te dallojne plotesisht propoganden nga e verteta ,manipulimin nga parimet, qellimin, misionin dhe detyrat e organeve te drejtesise ne lidhje me subjektet e se drejtes ne kete sistem juridiko-politik dhe jo vetem kaq.Pamvaresisht para,gjate apo pas reformes interesat ,te drejtat dhe detyrimet jane po ato pra kemi interesin shteteror ,publik dhe privat te nderlidhura me njeri -tjetrin.

Per te mos iu larguar  qellimit te ketij artikulli menjehere do te parashtroj pyetjen : a eshte SPAK-u dhe GJKKO-ja ne gjendje te mbrojne interesin shteteror dhe publik me aksionet e mjetet ligjore te deritanishme ,qe eshte ne kufijte e teorise dhe praktikes para reformiste dhe asgje s'ka ndryshuar, pra pa patur bazueshmeri juridike? Institucionet e Drejtesise nuk mund te sherbejne as per propogande ,as per imazh dhe as per aksion politik qellimi dhe detyrimi i tyre eshte venia e Drejtesise ne vend.

Veprimet e shtuara te SPAK-ut kohet e fundit duken si energji e re apo eshte shtuar korrupsioni shteteror?Kjo kerkon pergjigje te bazuar ne te dhena empirike dhe statistikore per numrin e procedimeve dhe llojin e tyre me studim krahasimin e te dhenave por a nuk jane zyrtaret e larte te ekzekutivit qe e pranojne se ka abuzime masive ne sektorin e tenderimeve e si pasoje shtetit i eshte shkaktuar dem nga variabla e caktimit te ofertave,dhe jo vetem. Mirepo  edhe kur prokuroria ka filluar procedimin penal ndonese kerkon denimin e fajtorit e i ben dhe sekuestrime por vetem cfare i gjen nuk e ka tagrin te kerkoj zevendesim e demit qe i eshte shkaktuar shtetit.Keshtu neni 58 i KPrP ka garantuar te demtuarin akuzues(viktimen) te kerkoje ndeshkimin e fajtorit por dhe shperblimin e demit,e kjo praktikohet ne gjykate por kjo gje nuk eshte e garantuar dhe nuk praktikohet per demin shkaktuar shtetit nga veprimaria e zyrtareve.

Ne ndryshim nga viktima akuzuese  prokuroria si perfaqesuese e shtetit (neni 148/1 KUSHTETUES: "prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe perfaqeson akuzen ne gjyq ne emer te shtetit ") ben sekuestrime por vetem cfare i gjen subjektit dhe nuk e ka tagrin per te kerkuar zevendesimin e demit qe menjehere kuptohet se ka mosperputhje .Por a ka zyrtar qe rriskojne dhe te denohen ( kuptohet si jane denimet ketu arrest shtepie dhe denim me prove kete po aplikon SPAK-u me se shumti)ne favor te perfitimeve te medha? Plot sa te duash ne nje shoqeri te tille.Plot zyrtare pas denimit rezultojne biznesmen te suksesshem.

Po nga e moren pasurine? Nga demtimi i shtetit kryesisht. KLSH nga e saj ben raporte periodike mbi demin shteteror ku faktet jane te plote dhe te sakta mbi abuzimet e bera nga zyrtaret, por nuk e ka gjithashtu kompetencen ligjore te kerkoj zevendesimin e demit por i ben publike ben kallezime dhe jep rekomandime.Pra del e qarte se duhet materializuar ne ligj parimi i shperblimit te demit dhe per interesin shteteror per zevendesimin (kompensimin,shperblimin) e demit shteteror ne masen e vleren e shkaktuar dhe te mos mjaftohet me denimin dhe sekuestrimin faktik.Per kete duhet te themelohet urgjent Agjensia Shteterore e Zevendesimit te Demit si institucion me vete prane KLSH-se ose SPAK-ut pra e pavarur nga  ekzekutivi i cili te mos kete asnje ndikim ne formatimin dhe punen e saj si shkaktari kryesor i demit shteteror.Le te ikim nga tranzicioni qe: pakica plackit shumicen nepermjet shtetit ,le te hyjme ne demokraci ku:askush nuk plackit askend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat