Është mëkat që nuk ka kandiduar asnjë grua, për kryetare të komunës së Prishtinës

Opinione

Është mëkat që nuk ka kandiduar asnjë grua, për kryetare të komunës së Prishtinës

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 shtator 2021 Në ora: 13:35
Adem Bytyçi

Pas çlirimit, komunën e Prishtinës e kanë udhëhequr komunën vetëm meshkujt,duke filluar nga Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti.

Qytetarët e kryeqytetit nuk kanë qenë të kënaqur me qeverisjen e këtyre dy kanditatëve, ashtu siç kishin shpresuar para se t'i votëbesoni..

Qeverisjen e të dy këtyre kandidatëve i ka shqyer nepotizmi , korrupsioni dhe një mal anamolish e keqpërdorimësh të shumta veçanërisht në fushën e urbanizmit , punësimit ,shëndetësisë etj.

Asnjëri nga këta dy kandidatë as për së afërmi nuk i kanë përmbushur premtimet dhënë qytetarëve gjatë mandatit të tyre qeverisjes.

Tani edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kandidaturatë për kryetarë të komunës së Prishtinës e kanë paraqitë disa kandidatë meshkuj nga subjektet e ndryshme politike, por as edhe një grua nuk ka paraqit kandidaturën për të parën e komunës së Prishtinës .

Po të vështrohej historiku i qeverisjes së komunave nga kandidatë mëshkuj të subjektëve të ndryshme politike dhe kandidatëve gra, aty ku kanë qeverisur gratë anomalit në mënyrën e qeverisjes nuk kanë ekzistuar, në dallim nga kryetarët mëshkuj të komunave të cilët janë akuzuar për korrupsion, hajni dhe keqpërdorime nga më të pa imagjinushmët .

Prandaj , jo vetëm në komunën e Prishtinës ,por edhe në komuna tjera në nivel vendi do duhej të kishte më shumë kandidate gra në këto zgjedhje lokale për kryetare komunash se sa meshkuj , sepse në ato komuna ku kanë qeverisur gratë qeverisja ka qenë shumë më produktive, demokracia në nivelin më të lartë dhe shkalla e keqpërdorimeve, e korrupsionit dhe krimit ekonomik thujase nuk ka ekzistuar fare .

Aty ku qeverisë gruaja ka moral, edukatë, solidaritët ,zhvillim dhe prosperitet.

Besoni grave postin e të parës së komunës qytetarë të nderuar ,sepse nuk do të zhgënjehen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat